Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:14 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet Nga ARMAND XHELILI
30 Korrik 2013 - 10:14
Arrestohet autori i masakrės, tre
pushuesit - viktima tė rastėsishme
VLORE - Arrestohet nga policia e Vlorės autori i vrasjes sė trefishtė qė tronditi dje plazhin e Vlorės. Ai ėshtė njė 18-vjeēar, i quajtur Leo Luan Osmėni, banues nė Vlorė dhe person me precedentė penalė. Ndėrkohė, policia po punon edhe pėr identifikimin e bashkėpunėtorėve tė tjerė. Arrestimi i autorit ėshtė kryer mbi bazėn e provave tė pakundėrshtueshme. Kėtė fakt e bėri tė ditur, Drejtori i Policisė sė Vlorės, Artan Cuku, i cili sqaroi se tri viktimat nuk kanė pasur asnjė njohje apo lidhje me autorin dhe se janė viktima tė rastit.
 
Leo Osmėni, pasditen e djeshme, ka hapur zjarr mbi pushuesit e njė resorti nė zonėn e Kalasė nė Vlorė duke lėnė tė vdekur nė vend, tre persona. Mė pas, ai u largua me automjetin e tij dhe policia u vu nė kėrkim tė tij, duke vendosur edhe njė shpėrblim pėr informatorin. Tre viktimat e Osmėnit qenė: Diana Ademi nga Vlora, 52 vjeēe; Sokol Isufaj nga Fieri, 34 vjeē dhe Serdi Bajlozi nga Prrenjasi, 17 vjeē.

Burime tė tjera tė policore tė Vlorės thanė pėr 'A1 Report" se shkak i grindjes sė Osmėnit me tė rinjtė  fierakė mendohet se ka qenė ngacmimi i motrės sė autorit tė vrasjeve, Leo Osmėnit, i cili ai ka shkuar nė atė plazh pikėrisht pėr tė marrė hak ndaj tyre.

Policia e Vlorės e ka marrė njoftimin mė datė 28.07.2013, rreth orės 16:00, ku iu tha nė plazhin e quajtur “Kalaja” ėshtė qėlluar me armė zjarri. Menjėherė nė vend kanė shkuar tė gjitha shėrbimet e Drejtorisė sė Policisė Qarku Vlorė, tė cilat kanė kryer veprimet procedurale nga tė cilėt ėshtė konstatuar se njė person i armatosur ka shtėnė disa herė me armė zjarri e pėr pasojė kanė mbetur tė vrarė shtetasit e mėsipėrm.

Nė lidhje me kėtė ngjarje nėn drejtimin e Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Vlorė u ngrit njė grup i posaēėm hetimor me specialistėt mė tė mirė tė Drejtorisė sė Policisė Vlorė dhe Departamentit Kundėr Krimeve tė Rėnda nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit si dhe janė kryer veprime operacionale nė terren me mbėshtetjen e Forcave Speciale FNSH Fier, dhe Repartit RENEA Tiranė.  
 
Nga veprimet paraprake hetimore, ngjarja ka ndodhur pas njė konflikti tė ēastit pėr motive tė dobėta midis autorit tė dyshuar shtetasit Leo Osmani dhe disa shtetasve nga qyteti i Fierit.
 
Sipas Cukut, ka rezultuar se 2 prej viktimave, shtetasit S. B., vjec 17 dhe Sokol Isufaj janė goditur nga plumba rikoshetė  si dhe asnjė prej 3 viktimave nuk ishin nė konflikt me autorin dhe as kishin njohje me personat e tjerė tė pėrfshirė  nė konflikt dhe se nuk kanė qenė objekt i sulmit kriminal.

28 KORRIK - ORA 16:05  VRASJA E TREFISHTE QE TRONDITI VLOREN

Tre persona kanė humbur jetėn pas njė terrori nė njė plazh mjaft tė populluar nė Vlorė.  Masakra ndodhi pasditen e 28 korrikut, rreth orės 16:00, kur njė i ri hapi zjarr me njė armė tip kallashnikov drejt ēadrave tė plazhit, nė zonėn e njohur si “Kalaja” pranė "Ujit tė ftohtė".

Policia ka identifikuar si tė dyshuar kryesor pėr vrasjen e trefishtė tė ndodhur dje nė Vlorė, shtetasin Leo Osmani, 25 vjeē. Leo Osmani dyshohet se ka pasur grindje me viktimėn Sokol Isufaj, pėr motive tė dobėta.
 
Ndėrkaq dyshohet se vrasjet janė kryer nga njė mik i Leo Osmanit. Tashmė dy tė dyshuarit kryesorė janė shpallur nė kėrkim. Ndėrsa arma e krimit ėshtė gjendur njė kilometėr larg nga vendi i ngjarjes.

Gjatė tė shtėnave tė ditės sė djeshme, plumbat u kanė marrė jetėn tre personave, Sokol Isufajt, 34 vjeē nga Roskoveci i Fierit, i cili dyshohet se ishte edhe objektivi i atentatit; Diana Ademit, 53 vjeē, e cila ishte kthyer nga Gjermania pėr pushime; dhe 17-vjeēarit nga Pėrrenjasi, Serdi Bajlozi, i cili ndodhej nė Vlorė pėr pushime te halla bashkė me motrėn e tij.

Asnjėri prej tre viktimave nuk ka qenė nė shoqėrinė e njėri-tjetrit, por janė gjendur rastėsisht pranė. Viktimat janė dėrguar nė morgun e qytetit, pasi nuk kanė arritur t'u mbijetojnė plagėve.  Krismat e plumbave kanė shkaktuar panik nė tė gjithė zonėn e plazhit, ku pushuesit ishin tė shumtė nė kohėn e ngjarjes.
 
Viktimat janė goditur me kallashnikov nga njė person, qė ka qėlluar nga maja e shkallėve tė gurta tė plazhit e mė pas ėshtė larguar me shpejtėsi me njė makinė tip "Fuoristradė".

Sipas rrėfimeve tė dėshmitarėve, mesohet se makina me tė cilėn ka mbėrritur nė vendin e ngjarjes autori i armatosur, ėshtė njė fuoristradė e zezė, pa targa. Policia ende nuk ka arritur tė krijojė identikitin e autorit tė ngjarjes, por dėshmitarėt kanė dhėnė detajet e para nė lidhje me tė, si veshja, mosha e pėrafėrt, dhe paraqitja.
 
Autori pėrshkruhet nga dėshmitarėt si njė i ri 25-vjeēar me flokė tė shkurtra dhe pantallona tė shkurtra. Rruga pėr nė Ujin e Ftohtė u bllokua nga policia, e cila po heton ngjarjen dhe shoqėroi dėshmitarėt nė komisariat.

ORA 10:12 POLICIA E VLORĖS SHOQĖRON NĖ KOMISARIAT 100 PERSONA, 2 TĖ DYSHUAR KRYESORĖ

Mbi 100 tė shoqėruar nė komisariatin e Vlorės, mes tyre dy tė dyshuar si autorė tė ngjarjes. Kėta dy persona janė shoqėruar nė ambientet e policisė sė Vlorės, nga focat e Reneas.
 
Ditėn e sotme, policia e Vlorės ka marrė nė pyetje edhe 2 tė afėrm tė njėrit prej viktimave, Sokol Isufajt, tė cilėt mė pas janė lėnė tė lirė. Nė mesditė pritet njė konferencė nga drejtori i policisė Vlorė lidhur me ngjarjes.

ORA 09:05 MASAKRA NĖ VLORĖ, FLASIN FAMILJARĖT E SOKOL ISUFAJT NGA ROSKOVECI I FIERIT

Paraditen e sotme, familja e Sokol Isufajt nė Roskovec tė Fierit ka hapur dyert pėr mortin.
 
Familjarėt e Sokol Isufajt hedhin poshtė dyshimet e ngritura nė disa media se ngjarja ka lidhje me vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi.
 
“Ngjarja nuk ka lidhje me vrasjen e Fatmir Xhindit. Dy vėllezėrit e Xhindit na kanė ardhur pėr ngushėllim”, u shprehėn familjarėt e Sokol Isufajt.

Ata kanė shtuar se “me familjen Xhindi ne kemi krushqi dhe ata na kanė ardhur sot pėr ngushllim, ndėrsa pista e hakmarrjes nuk ėshtė aspak e vėrtetė”. “Sokoli punonte si elekriēist nė njė stacion pompimi nė hidrovore nė mes tė pyllit prej disa vjetesh dhe gjatė kėsaj kohe ka patur shumė raste qė ka punuar turni i tretė dhe vinte vetėm nė atė rrugė ku ai kalonte ēdo ditė, dhe fare mirė mund tė vritej, por kjo ėshtė absurde”, thonė familjarėt.
 
Sokoli ėshtė i martuar dhe ka dy fėmijė. Ai ka qėndruar 7 vjet nė emigracion, dhe prej vitesh banonte nė lagjen “Apollonia”. Ndėrsa, komshinjė e viktimės janė shprehur se “familja e Sokolit dhe ai vetė kanė qenė shembull nė pallat”.

KUSH ESHTE SOKOL ISUFAJ E VIKTIMAT E TJERA

Sokol Isufaj, 34 vjeē, ėshtė babai i dy fėmijėve. Ai mėsohet se ka lėnė vendlindjen shumė herėt dhe ėshtė vendosur nė lagjen "Apollonia" nė qytetin e Fierit.

sokol isufaj
(Foto: Viktima Sokol Isufaj)

Serdi Bajlozi, 17-vjeēari nga Prrenjasi, ishte duke kaluar pushimet nė Vlorė tek halla e tij sė bashku me motrėn mė tė madhe, kur ėshtė prekur nga plumbat.

ORA 20:45 DESHMITE NE POLICI

Dėshmitarėt nė polici kanė treguar se viktima Sokol Isufaj ka debatuar disa minuta para vrasjes me autorin e ngjarjes nė njė lokal dhe mė pas ėshtė kthyer nė plazh. Por autori e ka ndjekur nga pas dhe qė sipėr shkallėve, ka nxjerrė armėn duke shtėnė mbi tė dhe pushuesit e tjerė qė u bėnė viktima.

ORA 19:22 POLICIA VENDOS SHPERBLIM PER INFORMATORIN, VRASJA PAS NJE GRINDJEJE OSE PER HAKMARRJE

Policia ka identifikuar tre viktimat, por jo autorin e krimit, pėr tė cilin ka kėrkuar informacion kundrejt shpėrblimit.

Ora 16:50 TE SHTENA ME ARME NE PLAZH, TRE VIKTIMA DHE NJE I PLAGOSUR

Sipas korrespodentit Armand Xhelili nga Vlora, "nė zonėn e Ujit tė Ftohtė ka pasur tė shtėna me armė. Bėhet fjalė pėr person qė ka dalė nga njė makinė nė zonėn e plazhit dhe prej saj ka qėlluar me armė zjarri mbi pushuesit, duke vrarė tre vetė, ndėrmjet tyre njė grua." 
serdi bajlozi me logo
(Nė foto: Njė nga viktimat e sotme, 17-vjeēari nga Prrenjasi Serdi Bajlozi)

diana ademi
Trupi i Diana Ademit nė vendngjarje.

diana ademi11
Trupi i Diana Ademit nė vendngjarje.

diana ademi12
Trupi i Diana Ademit nė vendngjarje.
pallati ne fier
Pamje nga banesa e Sokol Isufajt nė Fier
pallati ne fier1
Pamje nga banesa e Sokol Isufajt nė Fier.

shtepia e 17-vjeēarit, perrenjas
Pamje nga shtėpia e 17-vjeēarit tė vrarė, Serdi Bajlozi, nė Pėrrenjas.

shtepia e 17-vjeēarit, perrenjas
Pamje nga dritaret dhe ballkoni i shtėpisė sė 17-vjeēarit, Serdi Bajlozi, nė Pėrrenjas.

Lajm nė pėrditėsim qė nga dje, ora 16:50...

Redaksia online
(e.s/ar.sh/mag/shqiptarja.com)

20 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
armir TE DIGJET I GJALLE!!!!KESHTU MESOJNE TE PERDORIN PISTOLETA SI NE FAR WEST
avatar
Anonim
g boys o enver ku je!!!
avatar
Anonim
dorian cdo vlla do e bente ate gje per motren te jemi realist. faji ka qen i vajzes qe direkt kerkoi ndim.. gjithsesi nuk kan me rendesi fjalet e shumta pasi aty humben jeten persona te pafajshem dhe kjo gje nuk ka falje . shpirti ju preft ne paqe qe te treve
avatar
Anonim
Tirana Keta jane pronare te pranojne ne lokal te marin leket shohin vrasesin dhe nuk tregojne. O Enver neser do vij qe ne mengjes ta puth foton e varrit, se me vdekjen tende i gjith populli ka mbetur ne mes kater rrugve
avatar
Anonim
I etur . te jap te drejt o tirana !
avatar
Anonim
Vasil Pronaret duhet te ishin arrestuar me kohe ne ate lokol behen mira poshtersira.
avatar
Anonim
trn faj kane edhe fieraket qe kane ngacmuar grate dhe motrat e te tjereve.
avatar
Anonim
Ermira Trin mos flit palidhje bre shqiptar se nuk veitet njeri pse te ngacmoj motren, ne jemi race e flliqur akoma mirremi duke ngacmu gra e vajza.po ai nuk vrau ato qe ngacmuan por vrau pushues te pafajshem, nuk arsyetohet.
avatar
Anonim
ciu ciu ja dhe nje profesor doktor... ta mbylle motren ne shpi pra ose ta coje te behet murgeshe po s'do qe ta shohe njeri, ose ta mbuloje me perce... u pika si s'u qyteteruat nje here
avatar
Anonim
Tirana O Enver na mbyten krimi i rruges
avatar
Anonim
colle val delsa Sokolin e kam pas njof né emigrim dhe djale me tč mire skishte .punetor dhe shifte hallin e vete .keto mediat ja fusin kote fare per sokolin .shpirti né paqe dhe ngushellime tč sinqerta families dhe ju gazetare para se tč shkruani idotizma informohuni mire .edhe njeher respekt per sokolin
avatar
Anonim
shkodra 86 Bravo Mand Xhelilit!!!
avatar
Anonim
Daniel po cfare thua mor shkodran ai plehra vrau njerez te pafajshem.............
avatar
Anonim
shkodran ngushellime familjareve te pafajshem ky i shkreti kot ska gjujt me arme halli e ka ba
avatar
Anonim
Ermira O shkodran njerzit si puna jote qe mendojn po i bejn keto puna jo njerzore, si ore mire e paska be, hmmmmm flaka tju bije te gjithve ju qe mendoni ne ket menyre, shkekulli 21 doni ne europ te shkoni akoma merreni me puna banale ma ngacmoj motren ma ngacmoj gruan rrituni bre, behu njerez ore.
avatar
Anonim
kot fare cfare halli e ka zene mor idiot. nuk thote qe ia perdhunuan motren (edhe ne ate rast do te duhej te vepronte drejtesia) por qe e kane 'ngacmuar' -- i kane bere ndonje kompliment dmth se meshkujt idiote shqiptare i quajne ngacmim dhe komplimentin -- qe eshte dicka shume normale per ate moshe. kafshe.
avatar
Anonim
Mojsiu Presidenti zori Nishani duhet te mbledhi kshillin e sigurise njerzit e ndershem jane te terrorizur nga frika e krimit rrugaēeria po e mbyte vendin.Populli po kerkon sistemin e Enver Hoxhen denimin me vdekje,dite per dite dhe me shume.
avatar
Anonim
mis mbi 80% e meshkujve shqiptare jane psikopater.
avatar
Anonim
eni keni plotesisht te drejte
avatar
Anonim
Vera O Zote vepro te njerzit e politikes jepu fatkeqesi pa kufi ketyre horrave ketyre hajdutave
Rezultate tė tjera: 1   2   3   4   Para
Intervista
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Lufta ndaj korrupsionit, Cantone: Ndėrhyni nė administratė/ VD
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 21/01/2018, VITI VIII- NR.15