Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:14 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike NGA JAKIN MARENA
08 Mars 2013 - 04:25
Zgjedhjet, aleatėt- Berishės:
Mblidh urgjent tryezėn e partive
Lesi:Berisha me Nanon, pse unė jo me PS
TIRANE - Aleatėt e Berishės po shfaqen gjithnjė e mė shumė tė shqetėsuar nė lidhje me koalicionin parazgjedhor pėr 23 qershorin dhe vendin qė do tė kenė nė pėrbėrje tė aleancės sė djathtė tė drejtuar nga kryeministri aktual Berisha.

Ndėrkohė kanė deklaruar se nuk kanė ndėrmend tė largohen nga aleanca e djathtė nė qeverisje, krerėt e PR, PLL, PBKD, PLD, PBKD dhe aleatė tė tjerė, nuk e kanė fshehur shqetėsimin dhe pakėnaqėsinė nė lidhje me mungesėn e tryezės sė partive politike tė djathta, tashmė kur kanė mbetur vetėm tre muaj qė zgjedhjet e ardhshme tė startojnė.

Mėsohet se krerėt e kėtyre partive i kanė kėrkuar Berishės nė mėnyrė urgjente qė tė mbledhė tryezėn e partive tė koalicionit pėr tė vendosur pėr bashkėpunimin pėr zgjedhjet parlamentare tė 23 qershorit tė kėtij viti.

Mėsohet sė njė kėrkesė e tillė ėshtė bėrė nė kushtet kur e majta po vijon me ecuri mė tė shpejtė nė lidhje me koalicionet ku aleatėt e PS tashmė janė duke i dhėnė dorėn e fundit materialit me kėrkesat sipas specifikave tė ēdo partie, qė do t’i dėrgohet Ramės nė mėnyrė qė tė vendosen dhe elementėt bazė pėr nėnshkrimin e marrėveshjeve dypalėshe bashkėpunuese me detyrimet e pėrfitimet pėr secilėn parti aleate nga koalicioni.

Pikėrisht mbi kėtė bazė krerėt e partive aleate i kanė kėrkuar Berishės thirrjen urgjent tė tryezės sė koalicionit pėr tė diskutuar dhe pėr tė vendosur pėr koalicionin e ardhshėm zgjedhor.

Njėherėsh burime brenda PD saktėsojnė se gjithė shqetėsimi i aleatėve tė Berishės konkludon nė njė qėndrim: atė tė pėrfshirjes sė krerėve tė partive tė vogla tė djathta nė listat prioritare tė PD si kandidatė pėr deputetė, nė mėnyrė qė tė kenė njė vend tė sigurtė nė Kuvend.

Me sa duket gjithė shqetėsimi ka ardhur pėr shkak tė premtimit tė Berishės ndaj kreut tė PDK Nard Ndoka pėr tė qėnė nė listėn prioritare tė PD nė qarkun e Shkodrės ose nė Tiranė. Njėherėsh republikanėt kanė nėnvizuar mė se njė herė se do dalin me listėn e tyre tė kandidatėve dhe se kanė mbėshtetje pėr dy apo mė shumė deputetė. Tė njejtin qėndrim kanė deklaruar dhe legalistėt, teksa kanė deklaruar daljen me listė mė vete brenda kaolicionit.

Ekrem Spahia
Kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia ėshtė shprehur si do tė dalė me njė listė mė vete kandidatėsh pėr deputetė mė 23 qershor, brenda koalicionit me PD.

Fatmir Mediu
Kryetar republikan Fatmir Mediu ka nėnvizuar nė vijimėsi se ka peshė elektorale pėr tė marrė mė shumė se sa dy deputetė mė 23 qershor, gjė qė e vertetoi nė zgjedhjet 2009.

Adriatik Alimadhi
Kryetar i Partisė sė Ballit Kombėtar, Adriatik Alimadhi ėshtė shprehur disa herė se duhet qė tė mblidhet tryeza e partive tė djathta. Ai kėrkon rregulla tė qarta nė koalicion.

Arjan Starova

Kryetari i Partisė Liberaldemokrate Arjan Starova, parti jashtė Kuvendit kjo, ėshtė nė kėrkim tė rrugės mė tė mundshme pėr tė garantuar marrjen e njė deputeti, ndaj pret tryezėn.

Shkrimi u botua sot nė gazetėn Shqiptarja.com (print) 08.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

21 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Tropojani Interesant ky Lesi! Hop ketu e hop atje dhe vazhdimisht mbi shale te kalit! Mire e ka perderisa gjene shesh te beje pershesh. A thua se do ta haje kete kokerr ulliri Rama? Kurre mos ardhte ne pushtet e majta, vetem keta lolo te politikes te mos i mbaje ne kurriz.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/07/2017, Viti VII - NR.172