Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 10:53 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet Nga Esiona Konomi
19 Nentor 2016 - 07:07 | përditesuar në 09:00
Zhbllokohet hipotekimi pėr
banesat me ndėrtues debitorė
Manjani: Pėr borxhet s'do paguajė mė qytetari
Odisetė e shqiptarėve qė blejnė apo prenotojnė shtėpi dhe mė pas hyjnė nė rrugė pa krye konfliktesh pėr shkak tė borxheve tė ndėrtuesve ndaj bankave apo personave tė tjerė, pritet tė marrin fund. Ministria e Drejtėsisė ka nxjerrė njė udhėzim qė shpėton njė herė e mirė blerėsin e shtėpisė nga detyrimet e ndėrtuesit, duke lejuar mė nė fund hipotekimin e banesave, pavarėsisht detyrimeve tė shitėsit.

Ministri i Drejtėsisė, Ylli Manjani, bėri dje publik daljen e njė udhėzimi, qė i referohet shqetėsimit tė pėrcjellė nga ana e mjaft qytetarėve tė cilėt ndonėse kanė porositur banesa, pra nė fakt i kanė blerė ato, por ende nuk i kanė regjistruar nė ZRPP, ndihen “tė kėrcėnuar” nga shėrbimi pėrmbarimor pėr shkak se ndėrtuesit e objekteve mund tė zhyten nė borxhe, falimentojnė, nuk paguajnė kredinė ose kanė probleme me tatimet.

Ēėshtja, e cila sikurse informoi Manjani ėshtė diskutuar edhe gjatė mbledhjes sė fundit tė Qeverisė, ėshtė konstatuar edhe nė mjaft raste tė sjella nė Ministrinė e Drejtėsisė. “Pallatet e ndėrtuara me leje ndėrtimi por qė gjatė procesit tė ndėrtimit apartamentet janė kaluar tek qytetarėt me kontratė sipėrmarrjeje, me kontratė porosie ose me kontratė premtim – shitje, por qė ende nuk janė regjistruar nė Zyrėn e Regjistrimit tė Pasurisė, sipas kėtij udhėzimi do tė thotė qė konsiderohen tė mbrojtura, qė do tė thotė shėrbimi pėrmbarimor, privat ose publik, kushdo qoftė, nuk mund tė sekuestrojė apartamentin e askujt qė e ka ende me kontratė sipėrmarrje, me kontratė porosie ose me kontratė premtim – shitje. Ka vetėm njė kusht, qė personi, pra familjari, qytetari duhet tė tregoj qė ka shlyer kėstet e pagesave, qoftė dhe njė kėst tė vetėm”,-u shpreh Manjani.
Ndėrtuesi

Ministri theksoi se ėshtė e rėndėsishme qė qytetarėt tė kenė njė kontratė, tė banojė nė shtėpi dhe tė vijojė rregullisht procedura e regjistrimit. Sipas tij, nė kushte tė tilla, shėrbimi pėrmbarimor nuk mund ta sekuestrojė kėtė banesė. “Ky ėshtė udhėzimi im i nxjerrė sot i cili do t’i bėhet me dije tė gjithė pėrmbaruesve tė Republikės sė Shqipėrisė, por doja ta thoja publikisht, pėr ta shpjeguar, se kjo ėshtė njė mbrojtje qė ne u japim kėtyre qytetarėve, tė cilėt kanė harxhuar paratė e tyre pėr tė blerė njė banesė dhe ne duhet t’ua sigurojmė kėtė banesė. Ky ėshtė qėllimi i kėtij udhėzimi.

Pėrsa i takon pjesės tjetėr, ku ndėrtuesit nuk kanė paguar kredinė ose janė debitor tek tatimet apo diku tjetėr, i ftoj tė mendojnė dhe tė reflektojnė qė paratė qė kanė borxh, t’i paguajnė qindarkė mė qindarkė. Asnjė mbrojtje pėr ndėrtuesit! Kur kanė shkuar tek dera e bankės pėr tė marrė kredi e kanė llogaritur qė do ta shlyejnė. Udhėzimi im mbron djersėn e ballit qė nxjerrin qytetarėt shqiptar pėr tė blerė banesat e tyre, kėto banesa janė tė mbrojtura, por kurrsesi nuk ėshtė qėllim qė tė mbrojmė ata qė nuk paguajnė detyrimet. Pra shėrbimi pėrmbarimor, ka fuqi tė plotė ligjore, tė “gjurmoj” ku ka pasuri tė luajtshme apo tė paluajtshme, cilindo ndėrtues qė ka borxhe pėr tė shlyer por jo nė kurriz tė atyre qytetarėve, tė cilėt kanė paguar shtėpitė e tyre por qė pėr arsye procedurale, burokratike apo po tė doni ju dhe korruptive, ende nuk janė regjistruar nė Zyrėn e Regjistrimit tė Pasurisė. Kjo ėshtė e mbrojtur, tashmė edhe me udhėzim”,-tha Manjani.

Gjithashtu, ministri ka pėrcjellė edhe njė apel tė rėndėsishėm pėr tė gjithė qytetarėt qė duan tė blejnė njė pasuri tė paluajtshme. “Cilido qė do tė blejė njė pasuri tė paluajtshme, duhet ta bėj kėtė gjė nė zyrėn e noterit, askund tjetėr pėrveēse nė zyrėn e noterit. Pse e them kėtė? Sepse tashmė me ligj, noteri pėrpara se tė bėj njė shitje tė pasurisė sė paluajtshme, do tė duhet tė verifikoj paraprakisht nė Zyrėn e Regjistrimit tė Pasurisė, lejen e ndėrtimit, sepse lejet e ndėrtimit tashmė regjistrohen nė ZRPP, pa filluar pallati ende. Bashkia jep lejen e ndėrtimit dhe ja ēon automatikisht ZRPP-sė ose hipotekės dhe ajo e njofton noterin. Vetėm pas kėtij ēasti noteri jep garanci qė banesa mund tė shitet, mund  tė jepet me sipėrmarrje apo me premtim – shitje, apo me ēfarėdo forme ligjore. Ky ėshtė mėsimi i nxjerrė! E pėrsėris, ēdo qytetar i Republikės sė Shqipėrisė qė do tė blejė njė pasuri tė paluajtshme, duhet ta bėj kėtė vetėm nė zyrėn e noterit, tė ketė me vete dokumentin e identitetit, tė cilin tė gjithė ata qė e kanė nxjerrė para vitin 2014, duhet tė gjejnė pak kohė tė shkojnė tė aktivizojnė nėnshkrimin elektronik, aty ku e kanė marrė kėtė dokument, sepse kjo do ta rrisė sigurinė ligjore nė 1000%. Nė qoftė se dokumenti noterial i blerjes bėhet qė nė fillim tek zyra e noterit, transaksioni ėshtė 100 % i sigurt, nė qoftė se blerja bėhet jashtė zyrės sė noterit, shteti nuk ka mė asnjė pėrgjegjėsi dhe nuk garanton mė askėnd”,- pėrfundoi Manjani.
 
Udhėzimi i plotė i Ministrisė sė Drejtėsisė 
Udhėzoj:
Tė gjithė pėrmbaruesit gjyqėsorė privatė dhe publikė nė Republikėn e Shqipėrisė pėr zbatimin e kėtij udhėzimi si vijon:
Kur nė pėrfundim tė procedurave pėrmbarimore, karabinaja kalon nė pronėsi tė njė kreditori dhe nė regjistrin e veēantė nuk ėshtė regjistruar asnjė akt tjetėr noterial, ose kontratė sipėrmarrjeje/porosie/premtim shitjeje, sipas nenit 46, tė ligjit nr.33/2012, “Pėr regjistrimin e pasurive tė paluajtshme”, i ndryshuar, regjistruesi lėshon dokumente tė pėrkohshme nė favor tė kryerjes sė transaksioneve nga ana e kreditorit, i cili ka tė drejtė tė disponojė dhe tė tjetėrsojė me tė tretėt kėtė pasuri, vetėm pėr ato njėsi ndėrtimore qė janė tė lira dhe nuk kanė akte noteriale tė regjistruara mė parė mbi to.

Nė rastet kur nė regjistrin e veēantė ku ėshtė i regjistruar objekti si karabina, janė tė regjistruara kontrata sipėrmarrjeje/porosie/ premtim shitjeje, apo ēdo akt tjetėr noterial pėr njėsitė ndėrtimore tė individualizuara, pjesė e strukturuarės sė karabinasė, pėrmbaruesi nuk mund tė vendosė sekuestro mbi kėto njėsi ndėrtimore tė individualizuara, objekt i kėtyre kontratave.

Nė rastet kur disponohet njė kontratė sipėrmarrjeje/porosie/premtim shitjeje, apo ēdo akt tjetėr noterial, i paregjistruar nė regjistrin e veēantė nė Zyrat e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, por vėrtetohet se porositėsi/ blerėsi ka kryer pagesa nė zbatim tė kontratės sė sipėrmarrjes/ porosisė/ premtim shitjes, apo ēdo akti tjetėr noterial, pėrmbaruesi gjyqėsor nuk mund tė vendosė sekuestro mbi kėto njėsi ndėrtimore, objekt i kėtyre kontratave dhe nėse e ka vendosur, duhet tė marrė masa tė menjėhershme pėr pėrjashtimin apo heqjen e sekuestros nga kėto njėsi.

Drejtoria e Pėrgjithshme e Pėrmbarimit dhe Dhoma Kombėtare e Pėrmbaruesve Gjyqėsore Privatė, tė orientojė pėrmbaruesit gjyqėsorė tė marrin masat e nevojshme pėr zbatimin e kėtij udhėzimi.Ky udhėzim hyn nė fuqi pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 
 

10 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223