Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 14:47 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike Nga PREÇ ZOGAJ
24 Shkurt 2013 - 04:40
Zogaj: Deti, një mundësi e re
për një erë të re në ekonomi
TIRANE - Do të flas për detin, për këtë pasuri të rrallë të kombit, që shfrytëzohet shumë pak, lundrohet pak, peshkohet pak, shijohet pak, si të mos e dimë se çfarë miniere dhe bekimi është për ne.

Shqipëria në det është pak më e vogël se Shqipëria në tokë. Kemi 427 kilometra bregdet. Kemi ultësirën më të madhe bregdetare të mbarë Adriatikut Lindor; baseni nga Gjiri i Vlorës në derdhjen e Bunës përfaqëson një port natyror gjigand dhe unik; ky det dhe pozicioni gjeografik i kanë dhënë Shqipërisë atributet e Gjibraltarit të Adriatikut.

Në këtë konfigurim gjejmë një prej arsyeve themelore pse na kanë coptuar kur mund të na coptonin- histori tragjike, fatmirësisht e mbyllur tashmë, që na fton të kthejmë sytë me një përkushtim të shumfishtë nga ky tandem i fjetur- pozicioni gjeografik dhe deti- që ngërthen diçka nga e vërteta thelbësore e sekretit tonë dhe fatit tonë si komb.

Telegrafisht, po rendis disa të dhëna sa trishtuese, aq edhe alarmante për gjendjen aktuale në lidhje me shfrytëzimin e detit:
Nuk tranzitojmë pothuajse asnjë ton mall,kur edhe Sllovenia me 47 km bregdet kodrinor, që ka konkurente Tristen, përpunon dhe tranziton rreth 17 milionë ton mall nga porti i saj i Koperit.

Nuk kemi asnjë port turistik,( rreth njëmijë e dyqind ka Kroacia); nuk kemi flotë peshkimi, me një dallendyshe nuk vjen pranvera; nuk kemi më as porte pëshkimi pasi ato të vjetrit janë shndërruar në varreza anijesh të braktisura;
Konsumojmë si popull me pak peshk se sa vendet që nuk kanë fare dalje në det, vetëm dy-tre kg për frymë në vit;

Kemi një rrjet fabrikash moderne të përpunimit të peshkut blu, të sardeles dhe açugës, në Durrës, Lezhë, Shkodër, Elbasan, por ato e blejnë gjithë peshkun, deri ne kilogramin e fundit në Kroaci dhe në vendet e tjera të botës- rreth tetëdhjetë anije peshkimi kroate punojnë vetëm për fabrikën Eurofish në Lezhë- ndërkohë që Shqipëria ka “arën” e vet të pakrahasueshme të peshkut blu dhe ka patur një traditë të vetën në zënien e këtij peshku, sikurse ka patur një traditë në zënin e peshkut për konsum të përditshëm.

Një fjali e shpjegon këtë gjendje: mungesa e një politike efiçente dhe vizionare për detin.
Ringjallja, nxjerrja e detit nga letargjia, ndryshimi, shdërrimi i detit në një burim të madh punësimi, zhvillimi dhe mireqënie për Shqipërinë dhe shqiptarët duhet të nisë pikërisht nga vendosja e detit në top listën e prioriteteve të qeverisë, nga marrja në zotërim e hapësirës detare për t’ja kthyer publikut, nga ndërtimi i politikave të reja afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata, me studime dhe projekte konkrete, me masa dhe inçentivë të lidhura organikisht brenda një vizioni tërësor për portet, peshkimin, turizmin, si dhe për themelimin e tranzitit euroballkanik nepërmjet territorit tonë.

Themelimi i tranzitit kërkon patjetër rrugë, siç është Rruga e Kombit apo siç do të ishte Koridor i Tetë. Por tranziti nuk mund të kuptohet pa porte të mëdha, aty ku mëma natyra i ka shënjuar me dorë bujarisht, në Vlorë (jo në pyllin e Sodës)në Shëngjin, në Seman dhe në Kallm të Durrësit. Studimi ynë i porteve tregëtare në gjithë vijën bregdetare parashikon ndërtimin me konçension të Europortit të Shëngjinit në një bregdet shkëmbor të thellë, për anije deri 500 mijë tonëshe.

Ky port i madh nuk është më vetëm një ëndërr, por është një studim i plotë dhe një projekt i vlërësuar në forumet e specializuara ndërkombëtare dhe i mirëpritur nga shumë liderë poltikë në Bruksel, në Tiranë dhe në Kosovë.

Ky port port me kapacitete shumë të larta pëprunimi do të shërbejë për tranzitin e mallrave të Balkanit Jug Lindor me vëndet e Mesdheut dhe Atllantikut. Me ndërtimin e Euro Portit të Shëngjinit edhe rruga e Kombit do të shtojë qarkullimin sepse mallrat e Serbisë, Maqedonisë e tjerë do të tranzitojnë nëpërmjet Kosovës.

Në sovranitet dhe përgjegjësi të plotë të vendimarrjes, Shqipëria, qeveria e saj e re, do të vendosë ndërtimin me konçension të këtij porti të madh, i cili do të jetë vepra që që do ta përfshijë Shqipërinë me titull të plotë në hartën e interesave ekonomike rajonale dhe më gjerë.
Bregdeti shqiptar ofron kushte të favoshme për ndërtimet e porteve turistike dhe porteve të Peshkimit sepse zotëron gjire, delta lumore , laguna, ultësira bregdetare dhe praninë e lëndës ndërtimore. Ajo që dëshëroj të nënvizoj unë në këtë tribunë është domsdoshmëria për të filluar ndërtimin me konçension të porteve të para turistike në vend brënda gjashtëmujorit të parë të qeverisjes së re.

Politika për detin, si prioritet i qeverisë së re do të kërkonte rrokjen e gjithë elementëve që nevojitën për t’i dhënë jetë industrisë së detit si produkt i bashkëveprimit Qeveri-Privat-Bankë. Lirimi i menjehershëm i porteve ekzistuese të shndërruara në varreza anijesh, administrimi efikas i hapësirës detare, ndërtimi me konçension i porteve të reja të pëshkimit në bazë të studimeve të bëra, krijimi dora-dorës i flotës së peshkimit nëpërmjet politikave nxitëse të kreditimit, mbështetja e nismave ekzistuese dhe zgjerimi cilësor i arsimit profesional për industrinë e peshkimit me gjithë aksesorët e saj- të gjitha këto janë çeshtjet kyçe të paketës së re të qeverisë për të ngritur në këmbë industrinë e detit.

Sipas Forumit tonë, mbështetur në resurset e studiuara të vendit dhe në përvojën e vendeve fqinje, siç është fjala vjen Kroacia, është e mundur që në harkun e katër viteve Shqipëria të ketë katër-pesë porte të reja peshkimi, të ketë një flotë aktive me anije të reja të privatëve shqiptarë apo të marra me hauzim nga vendet fqinje, të dyfishojë konsumin e peshkut për frymë, të plotësojë më shumë se gjashtëdhjëdhjetë përqind të nevojave për lendë të parë të fabrikave të përpunimit të peshkut blu, të rivendosë në shtratin e traditës së mirë profesionin e peshkatarit, riparuesit dhe ndërtuesit të anijeve.

Në kompleks, politika e re për portet tregetare, portet turistike dhe ato të peshkimit, përfshirë aksesorët përkatës, do të mundësonte krijimin e me shumë se njezet mijë vendeve të reja të punës në harkun e katër viteve, duke hapur rrugën e dy-trefishimit të këtyre investimeve në vitet në vijim.

Më tej, vendosja e industrisë së detit si përparësi, do të kërkonte në rrafshin e vendimarrjes afatshkurtër edhe një serë masash të tjera për të krijuar lehtësira për operatorët e sektorit, për luftuar konkurencën e padnershme dhe kontabandën. Biznesi privat që ka mbijetuar dhe përpiqet të mbajë gjallë ato elementë të pakët të industrisë së detit ka ide shumë të qarta për perspektivën e shkëlqyer të kësaj industrije, ngirtja në këmbë e së cilës shënon në bindjen tonë fillimin e një ere të re për ekonominë shqiptare.

Pjesë nga fjala e mbajtur dje në Konventën e Partisë Socialiste


Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com

Redaksia Online
(b.m/shqiptraja.com)

14 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173