Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:35 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
HOROSKOPI VJETOR
Shigjetari
Shigjetari
Periudha - 23/11 - 21/12
Një vit i lëvizshëm, që do të fshijë tutje çdo sfond gri, duke eleminuar rrezikun e staticitetit. Urani do të stimulojë inciativa gjithmonë të reja në të cilat do të hidhesh me kokë. Por pak kujdes këshillohet, sidomos nëse për t’i realizuar ato do të nevojiten shpenzime jo të vogla dhe bashkëpunimi i disa personave me të cilët duhet të jesh më diplomat se zakonisht. Mos harro se kënga joshëse e sirenave mashtruese mund të të çojë jashtë rruge, pra mos rreziko duke iu dedikuar mish e shpirt një projekti që mund të zhduket nga një moment në tjetrin. Përpiqu të qëndrosh në rrugën kryesore pa humbur kohë në rrugica qorre. Planetet do të të udhëheqin, duke vlerësuar sidomos përkushtimin.

Të lindurit nga 23 nëntor më 2 dhjetor
Një fllad i lehtë pranvere fshin tutje preokupimet dhe pasigurinë, por që mund të ringjallen në muajt e parë të vitit. Më pas rruga për t’u përqëndruar në projektet e tua është e lirë. Reflekse të gatshme dhe aftësi për të reaguar do të jenë shenjat e tua dalluese. Në duart e tua gjithçka konkretizohet sa hap e mbyll sytë dhe mund të të besohen detyra me prestigj. Para se të pranosh, vlerëso nëse në atë që të propozohet pasqyrohen aspiratat e tua dhe, në të njëjtën kohë, sa rikthim ekonomik do të ketë.

Të lindurit nga 3 deri më 11 dhjetor
Shpesh të kesh besim te fati nuk është e mjaftueshme. Këtë vit duhet të dish të presësh momentin e duhur për të përforcuar çfarë ke ndërtuar deri këtu. Duke nxituar, do të rrezikoje të hidhje në erë gjithçka dhe rekuperimi do të ishte i vështirë. Vlen gjithmonë ajo që dikush ka shkruar: kur koha është flori, duket normale të kursesh kohë, sidomos kohën tënde, por mes nxitimit dhe tempestivitetit ka goxha diferencë! Të ndalesh për të reflektuar nuk është kurrë shpërdorim: mendo sa herë do të tentohesh nga shpenzimet e kota dhe përpiqu të investosh në gjëra të rëndësishme.

Të lindurit nga 12 më 21 dhjetor
Këtë vit je dakort me pohimin që udhëtimi i vërtetë nuk qëndron në zbulimin e tokave të reja por tek vështrimi me sy të rinj. Realiteti do të vendoset përballë teje ashtu siç është, por do të jetë vështrimi yt që do ta perceptojë si ndryshe. Pasi të kesh mësuar artin, do të jesh gati të kënaqësh etjen tënde për risi, dhe do ta bësh me lumturi, pasi të vihesh në lojë është fiks ajo që dëshiron. Do të rekuperosh besimin te partneri, ndërsa çiftet më të stabilizuara mund të realizojnë, sidomos nga fundi i vitit, një ëndërr të kultivuar prej kohësh.

Nëse ke Ashendenten në...
DASHI Ambicioni është një shtysë e vlefshme për të përmirësuar objektivat e tu në profesion. Konkurenca me kolegët, nëse merret me sportivitet, është një tjetër stimul drejt suksesit.
DEMI Bën projekte të mëdha që në të ardhmen mund të kthehen në realitet. E rëndësishme do të jetë mbështetja e miqësive të besuara. Në gjysmën e dytë të vitit do të dish të ndihmosh një njeri të dashur.
BINJAKET Në gjysmën e parë të vitit marrëdhëniet në çift mund të të rrinë pak ngushtë dhe do të ndjesh nevojën për më shumë hapësirë. Pak liri për veten do të mjaftojë për t’i japë energji çiftit. 
GAFORRJA Më i mbyllur se zakonisht, në intimitetin tënd vlerëson vetminë. Paqja në familje është një arratisje e mirë nga impenjimet e ditës. Nga gjysma e vitit rikthehet dëshira për shoqërinë.
LUANI Një dëshirë e fortë për të udhëtuar do të të dërgojë larg në gjysmën e dytë të vitit. Por më parë duhet të zgjidhësh ndonjë problem në punë dhe të rregullosh marrëdhëniet me një koleg.
VIRGJERESHA Familja është gjithmonë në qendër të mendimeve dhe për të do të heqësh dorë me dëshirë nga ndonjë kënaqësi e vogël mondane. Miqësitë e vjetra ofrojnë ngrohtësi dhe sinqeritet.
PESHORJA Ndjehesh i lehtësuar dhe jeton të tashme pa shqetësime, ndaj dhe shijimi i ndonjë flirti kalimtar mund të ndodhë. Në punë pasiguri të momentit kërkojnë shumë fleksibilitet dhe durim.
AKREPI Kultivon një dashuri romantike, ndoshta një pasion antik që s’ke harruar kurrë. Pasioni yt do të jetë themeltar për të forcuar raportin. Një udhëtim i largët do të të kënaqë në gjysmën e dytë të vitit.
SHIGJETARI Pas një periudhe konfuzioni, do të kuptosh kur lidhjet e rëndësishme kanë vlerë për ekuilibrin dhe qetësinë tënde. Nga një njeri me autoritet do të mbërrijë një mbështetje e pashpresuar në punë.
BRICJAPI Në familje duket se ka ndryshime por ti, me sensin tënd praktik, do të arrish t’i “japësh drejtim” dhe të zgjidhësh situatën.
UJORI Do të përballosh me shpirtin hapur një ndryshim të rëndësishëm në punë falë vendosmërisë që do të të lejojë të luash sa më mirë të gjitha kartat që ke në dorë. Do të presësh me entuziazëm flirtime dhe shpërqëndrime të vogla.
PESHQIT Zemra ka arsyet e saj që shpesh nuk shpjegohen dot. Ti e di dhe do të vazhdon t’u besosh sensacioneve që arrijnë të ndriçojnë zgjedhjet sentimentale. Nuk do të pendohesh!

Shigjetari dhe... dashuria
Dashuritë në vazhdim
Jupiteri nuk është i favorshëm deri në qershor dhe Neptuni formon një orbitë jo harmonike. Rezultati mund të jetë një pakënaqësi me variante të ndryshme, sipas fortësisë së marrëdhënies që ke. Nëse bëhet fjalë për një raport të konsoliduar e të lumtur, mund të regjistrohen luhatje në mirëkuptim dhe një posesivitet më i madh nga ana e partnerit. Edhe ndonjë pasiguri mund të koinçidojë me një periudhë largimi të njeriut të zemrës por, përfundim të analizës, asgjë nuk mund të rrezikojë seriozisht marrëdhënien. Nëse problemet ekzistojnë prej kohësh dhe marrëdhënia nuk është më ajo aventura entuziazmuese që dëshiron, por një burim i vazhdueshëm humori të keq, një vazhdim zhgënjimesh të mëdha e të vogla, atëherë nuk përjashtohet që përballë një takimi të ri të vendosësh t’i vendosësh kapakun lidhjes tënde.
3 zemra prill, shtator, tetor
2 zemra mars, gusht
1 zemër shkurt, maj

Dashuritë e reja
Urani, dhe ky është aspekti më pozitiv i 2013, garanton risi ekzaltuese. Ndoshta një dashuri me shikim të parë ose transformimi pozitiv i një marrëdhënieje që deri tani nuk ka ecur mirë. Por nuk përjashtohet që Urani të theksojë dëshirën e lindur për liri dhe mos të të japë shtysën e duhur për t’u shkëputur nga influencimet mendore, shoqërore ose kulturore, në mënyrë të tillë që të shfaqësh me krenari titullin dallues prej single. Të gjitha këto hipoteza, duke parë paqëndrueshmërinë e planetit në fjalë, janë vetëm hamendësime. I vetmi përjashtim mund të shfaqet për lindur nga 27 nëntori më 1 dhjetor. Duke u marrë me Neptunin, gjykimi yt dhe zgjedhjet e tua mund të influencohen nga një lloj shqetësimi emotiv ose nga ankthi i pajustifikuar. Veçanërisht nga shkurti në mars, periudhë në të cilën rreziku i konfuzionit mendor duket goxha i lartë.
3 zemra janar, prill, shtator
2 zemra mars, qershor
1 zemër shkurt, nëntor

Më të rinjtë
Të udhëtosh, fizikisht apo në nivel mendor e shpirtëror, të nisesh në kërkim të diçkaje për të zbuluar horizonte të reja, të njohësh njerëz të rinj, për ty është një prioritet absolut. Ndoshta këtë vit pengesa të ndryshme nuk do të lejojnë të kryesh Udhëtimin me gërmë të madhe, por falë dashurie solemne, do të zbulosh që për të provuar lumturinë nuk duhet gjithnjë të shkosh shumë larg.
3 zemra janar, prill, shtator
2 zemra gusht, tetor
1 zemër shkurt, maj

Shigjetari dhe... puna
Nëse e ke
Pak e lodhshme pjesa e parë e vitit, shumë e lehtë e dyta. Opozita e Jupiterit deri në qershor parashikon pengesa të ndryshme si në realizimin e projekteve ashtu edhe në rutinën e punës. Mund të jesh pak i nxituar në veprime, pak i paduruar me kë punon përkrah teje dhe jo totalisht i kënaqur për si po shkojnë gjërat. Aq sa mund të pushtohesh nga dëshira për të ndryshuar gjithçka dhe të rifillosh nga fillimi diku tjetër. Ideja nuk duhet hedhur poshtë, por duhet shtyrë deri në shtator, kur do t’i kesh idetë më të qarta dhe ndoshta më shumë shanse që fati të të ndihmojë.

Nëse po e kërkon
Eshtë Urani ai tek i cili duhet të shikosh për të gjetur një punë. Eshtë planeti i fatit të paparashikueshëm, i rastit të favorshëm, i tempestivitetit me të cilin do të dish të kapësh fluturimthi mundësitë që të ofrohen. Por Urani është edhe gjenialiteti, ideja fantastike dhe origjinale që mund të të ndihmojë të ndryshosh faqe, sidomos nëse, siç ka gjasa, ke shumë dëshirë për autonomi. Sigurisht duhet të rrezikosh, por me një planifikim të mirë, sidomos përsa i përket investimit ekonomik, do të jesh në gjendje të vlerësosh nëse operacioni hyn në mundësitë e tua apo është më mirë të presësh kohë më të mira. Mos shko pas ofertave dhe premtimeve që mund të shfaqen totalisht false.

Në bankat e shkollës
Pas pauzës së Krishtlindjeve nuk do të kesh fare dëshirë t’u rikthehesh librave. Do të gjesh çdo justifikim të mundshëm për të evituar provimet, duke kaluar nga dhimbja e kokës tek ajo e barkut, te një impenjim urgjent që nuk mund të shtysh. Më pas, meqënëse profesorët nuk do të shfaqen aspak mëshirues, i shtyrë nga krenaria do t’i rikthehesh punës, duke dhënë prova të efikasitetit dhe shpejtësisë në nxënie.

Në arkën e kursimit
Yjet janë në orbitë jo të këndshme dhe parashikojnë një periudhë jo shumë të artë për financat. Përveç shpenzimeve të bollshme që ndoshta po përballon, deri në verë aftësia jote për të administruar paratë mund të ulet ndërsa biznesi mund të rezultojë më pak fitimprurës nga sa mendoje. Eshtë e vërtetë që Urani shfaq mundësinë e ndonjë fitoreje të vogël në llotari, por deri atëherë është mirë të lëvizësh duke bërë kujdes.

Duke e rimenduar
Më pëlqen
Të rinovohem
Shfaqet me efekte akoma edhe më të qarta nevoja jote për autonomi. Urani përforcon shtysën për të ndjekur çdo rast në të cilin shikon mundësinë për t’u përmirësuar. Staticiteti është dhe do të vazhdojë të jetë komplet i huaj, absolutisht armiku yt numër një.

Të komunikoj
Një nevojë nga e cila s’mund të heqësh dorë është ajo e marrëdhënieve me të tjerët, ndonëse shpesh më shumë se dialog bëhet fjalë për monolog. Nga tregimet e aventurave të tua pafund tek mësimet për jetën që jep sa herë ngjitesh në katedër, bashkëbiseduesit e tu pak rëndësi kanë, nuk duhet të bëjnë gjë tjetër veçse të dëgjojnë, sepse... e di ti!

Nuk më pëlqen më
Udhëtimi i organizuar
Do të dëshirosh eksperiencat direkte dhe të paktën një herë në jetën tënde do të duash të heqësh dorë nga komforti i pushimeve të organizuara për të zbuluar vende dhe njerëz mahnitës. Mbetet për t’u parë nëse do të dish të përshtatesh me sistemimet e rastit, ta marrësh me filozofi ndonjë vonesë të paevitueshme apo të papritur, ose nëse shpirti i aventurës do të fiket sapo të shfaqet problemi i parë.

Besimi
Eshtë i njohur naiviteti yt, mungesa absolute e strategjive: je ashtu siç dukesh, me një pastërti ndonjëherë çarmatosëse. Por tani që Jupiteri me lupën e tij nxjerr në pah pikat e dobta të njerëzve dhe situatave, duke zbehur pak besimin tënd te jea dhe njerëzit, nuk mbetet veçse të shpresojmë që të bëhesh më i shkathët, më pak i gjindshëm dhe më i mbyllur në lidhje me projektet e tua.

Bebet e 2013
Të veçantë, këto Shigjetarët e vegjël, të cilëve Urani u jep një origjinalitet dhe një “prapësi” që i shtyn drejt shtigjeve të panjohura e që t’i shmangen kushtëzimeve familjare dhe shoqërore. Domethënës potenciali i tyre krijues, por do të duhet të vigjilosh që ata t’i kanalizojnë ashtu siç duhet e të mos rrezikojnë t’i çojnë dëm.

Yjet&Shëndeti
Trupi
Mos harro se për ty shëndeti bën rimë me lëvizjen, kështu që mos u dembelos. Bëj aktivitet fizik në ajër të pastër, ndrysho aq sa mundesh në stilin tënd të jetës, ofro një imazh të ri duke rinovuar pamjen. Sfido materializmin që kërcënon të fikë entuziazmin tënd, duke zgjeruar horizontet dhe kthyer sytë nga objektivat shpirtërore.

Mendja
Shpirti aventuresk dhe udhëtar mund të ndjehet i burgosur në situata pak stanjante dhe do të jesh edhe pa fuqinë e nevojshme për të gjetur rrugëdaljen. Por prap, je ti, i pari që thua se ka gjithmonë një zgjidhje: mjafton ta kërkosh. Ndoshta këtë herë do të jetë më pak e qartë, më e fshehur ndaj dhe kërkimi do të ketë nevojë për një reflektim të kujdesshëm, përmes rrugëve të ndryshme nga ato që përshkruan zakonisht.
1)         Mendon se një person mund të cilësohet tërheqës kur
a)         Është shumë sexy.
b)         Arrin të tërheqë menjëherë vëmendjen.
c)         Është i bukur si brenda dhe jashtë.
2)         Si mendon se mund të jetë një histori dashurie
a)         Plot pasion.
b)         Pak e torturuar por me fund të bukur.
c)         E gjatë dhe e qetë.
3)         Mënyra më e mirë për të festuar përvjetorin tuaj
a)         Një eksperiencë e fortë e paprovuar më parë.
b)         Një udhëtim.
c)         Një darkë romantike.
4)         Të marrësh një “jo faleminderit” mund të jetë
a)         E pamendueshme.
b)         Natyrale.
c)         Konstruktive.
Në zbulim të shpirtit binjak
Mazhoranca a)
Për ty dashuria duhet të jetë një libër i hapur, një melodi e kapshme, një ditë me diell, e ngrohtë dhe plotë shkëlqim. Një qëndrim bashkë pa komplikime, kurthe, hakmarrje, turivarje dhe grindje xhelozie.

Mazhoranca b)
Në vend të një dashurie me pasion, kaq e vështirë për t’u jetuar çdo ditë, preferon një ndjenjë më të ekuilibruar. Do një partner me të cilin të jetë e mundur të përballesh qetësisht, duke shkëmbyer ide, opinione dhe shpresa.

Mazhoranca c)
Rend, rregulla dhe siguri. Në dashuri shfaqet ana jote tradicionaliste sepse, në fund, ndonëse nuk i do lidhjet shumë të ngushta, kontradiktor siç je, nuk mund të heqësh dorë nga ato siguri që një lidhje e zyrtarizuar të ofron.


Elementi: Toka
Dita: E shtunë
Ngjyra: E zezë
Guri: Oniks
Lulja: Zymbyl
Metali: Plumb
Numri: 10
Personazhi: Rrota e Fatit

HOROSKOPI VJETOR HOROSKOPI DITOR