-
Merr fund saga 'Shullazi', koka i bandës dënohet me 14 vite burg, 55 vite për të gjithë grupin kriminal
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar Emiljano Shullazin me 14 vite burg për akuzat e gjobëvënies dhe krijim grupi të strukturuar kriminal. Në total, për 5 anëtarët e bandës kriminale, gjyqtari Fran Prendi ka dhënë 55 vite burg, nga 64 që kërkoi Prokuroria. Pala mbrojtëse akuzoi gjykatën se mori vendime nën presion, ndërsa paralajmëroi ankimim në Apel.
13 Nëntor 2018, 16:33