Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:51 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Kosova
09 Tetor 2017 - 19:27
​Kosovë,Thaçi: Po shohim me
mosbesim Gjykatën Speciale
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se shqiptarët e Kosovës kanë filluar ta shohin me mosbesim Gjykatën Speciale. Sipas tij, Kosova është treguar më luajale, por është ndëshkuar më së shumti. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur zhgënjimin e tij siç thotë, me bashkësinë ndërkombëtare rreth Gjykatës Speciale duke shprehur kështu skepticizmin e tij, nëse kjo gjykatë mund të vendosë drejtësi për krime lufte në Kosovë.

Sipas Presidentit Thaçi, tashmë është e qartë se "Gjykata Speciale do të merret vetëm me njërën anë dhe ajo nuk do të merret me krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë.” Këto komente Presidenti i Kosovës i bëri në një tryezë diskutimi të disa organizatave të shoqërisë civile me temën "Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës, rreziqet dhe mundësitë”.

"Duhet të themi atë që dimë dhe që është e saktë. Gjykata Speciale nuk do të merret me dhunimet që i kanë bërë serbët në Kosovë, nuk do të merret me 12 mijë vrasjet në Kosovë. Pra, kjo gjykatë s'merret fare me krimet në Kosovë që i ka bërë Serbia”, tha Presidenti Thaçi, duke shtuar se "Lufta e UÇK-së, ka qenë e drejtë”.

"Gjykata Speciale do të jetë vetëm një pikë drejtësi në detin e padrejtësive që kanë ndodhur në Kosovë. Shqiptarëve po u rritet pakënaqësia, ndërsa serbëve dhe Serbisë po u rritet entuziazmi”. Megjithatë, ne duhet të punojmë që çdo krim të ndëshkohet. Unë dua të besoj, se pavarësisht sfidave dhe pengesave që kemi, dialogu me Serbinë është i pa alternativë”, tha Presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit, megjithatë, vlerësoi edhe anët pozitive të instalimit të Gjykatës Speciale. "Gjykata Speciale nuk është disavantazh, por është avantazh për Kosovën. Shpesh thuhet se për Kosovën qëndron një re e zezë që duhet ta largojmë. Por, të jem i qartë, atë re të zezë e ka krijuar Serbia. T'i japim mbështetje të gjithë drejtësisë, të punojmë që kjo çështje të ndihmojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, por edhe të ndikoj që sa më shpejt të ndodhë ngadhënjimi i procesit të Komisionit që kemi iniciuar për të Vërtetën dhe Pajtimin Ndëretnik në Republikën e Kosovës”, tha Presidenti Thaçi.

Miratimin e themelimit të Gjykatës Speciale për krime lufte megjithë kundërshtimin e opozitës që në atë kohë ishte, (AAK, Vetëvendosja dhe Nisma) e votoi parlamenti i Kosovës në gusht të vitit 2015. Kjo Gjykatë, do të gjykojë pretendimet e supozuara në raportin e Këshillit të Evropës lidhur me dyshimet për krime lufte të kryera nga disa ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj civilëve serbë gjatë luftës së fundit në periudhën 1998-2000. Në këtë linjë Presidenti Thaçi tha se "institucionet e Kosovës e kanë votuar Ligjin për themelimin e kësaj gjykate, ngase atë kohë, kishte presione ndërkombëtare”.

"Pranova që ta udhëheq një proces të padrejtë historik ndaj Kosovës”. Unë kam mbetur i zhgënjyer me bashkësinë ndërkombëtare në periudhën pas miratimit. Kosova i kreu obligimet e veta, por zotimet nuk i çoi në vend faktori ndërkombëtar”, tha Presidenti Thaçi duke mos specifikuar se cilat ishin zotimet e bashkësisë ndërkombëtare, pas miratimit të ligjit për Gjykatën Speciale.

Sidoqoftë, tashmë çdo procedurë ligjore dhe administrative ka përfunduar dhe Gjykata Speciale ligjërisht është e gatshme të nisë punën. Selia e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë do të jetë në Hagë, për faktin që siç ishte thënë,”dëshmitarët mund të ndihen të kërcënuar nëse proceset gjyqësore do të zhvilloheshin në Kosovë”.

Me një janar të këtij viti, hyri në fuqi ratifikimi i parlamentit të Holandës, që e lejon funksionimin në territorin e saj, fillimin e punës së Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë. Nga hetimet e para të hetuesit të parë amerikan Clint Williamson, bëhej e ditur nga vet Williamson se "Kjo gjykatë do të merret me të paktën 10 raste të dyshuara për krime lufte”. Tash për tash akoma nuk njoftohet se kur do të ngrihen akuzat e para, por mediet në Prishtinë shkruajnë se kjo mund të ndodhë brenda këtij viti./dw

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

1 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Mala As tash as dikur e askurre, nuk kishte besim ne Gjykaten Speciale kunder shqiptareve-ēlirimtareve, Ushtrise Clirimtare te shqiptareve dhe Kosoves. Ku eshte ndeshkimi i krimeve serbe, qe vrane e shkaterruan Kr oacine,BH dhe Kosoven.Pse krimi sheprblehet e ndeshkohen viktimat.Serbia pa numruar gjitha krimet qe jane te panumerta,qe kryen Qeveria,Ushtria,policia dhe paramilitaret serb te komanduar te drejtuar nga qeeritaret, lutet e perlutet te vije ne BE.Kurse Kosova qe psoi 12mije te vrar,168o etj
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Ish ushtarakët, çfarë do ndodhë me llogaritjen e pensioneve
Mirgeni, rockeri që beson tek  ​shijet muzikore të shqiptarëve
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 19/10/2017, Viti VII - NR.246