Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 15:57 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Kosova
04 Shtator 2012 - 20:50
27 organizata kundër privatizimit
Në organizim të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), me pjesëmarrje të 27 organizatave si sindikata, organizata joqeveritare, klube studentore dhe subjektet politike, vendosën që të fillojë nënshkrimi i peticionit kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike PTK, KEK, dhe TREPÇA 

Në tekstin e peticionit shkruan:
Këto janë ndërmarrje kryesore të Kosovës luajnë një rol strategjik në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa deri më sot procesi i privatizimit na ka treguar se jo vetëm ka nxjerr në rrugë me dhjetra mijëra punëtorë por edhe e ka shkatërruar prodhimin e këtyre ndërmarrjeve, duke rezultuar në ulje të zhvillimit ekonomik të vendit. Këto ndërmarrje janë ndërtuar nga qytetarët e Kosovës dhe i përkasin qytetarëve të Kosovës, dhe ato nuk mund të nxirren në shitje pa u marrë parasysh edhe vullneti ynë mbi të ardhmen e tyre. Për më shumë, procesi i privatizimit ka qenë i shoqëruar me skandale korrupsioni dhe me manipulime tenderash që i kanë nxjerr ato në shtije me çmime tepër të ulta. Ndërkohë, këto ndërmarrje janë duke ofruar shërbime të cilat nuk mund të kenë konkurrencë në tregun e lirë nga kompani të tjera. Këto ndërmarrje janë monopole natyrore dhe nuk mund t’i kalohen interesave private të kompanive që po përpiqen t’i blejnë. PTK, KEK dhe TREPÇE janë ndërmarrje fiitimprurëse dhe duhet të vazhdojnë të qëndrojnë nën pronësinë dhe menaxhimin e shtetit të Kosovës, i cili mbështetet në to për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Duke u nisur nga realiteti ekonomik në Kosovë, ne i drejtohemi Qeverisë dhe Parlamentit të Republikës së Kosovës që të ndal procesin e privatizimit të Koorporatës Elektroenergjitike të Kosovës (KEK), Post-Telekomunikacionin e Kosovës (PTK), dhe ndërmarrjen e minierave të “Trepçes”, duke i lënë këto ndërmarrje në pronësi të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

Ata gjithashtu kanë përpiluar një deklaratë të përbashkët ku thuhet se organizatat pjesëmarrëse në këtë nismë, të brengosura me rrjedhën që po marrin proceset ekonomike në Kosovë, me gjendjen gjithnjë e më të rëndë ekonomike e sociale, shprehim vullnetin dhe kurajon qytetare për t’u angazhuar konkretisht, përmes formave të ndryshme të organizimit kundër këtyre proceseve.

BSPK në deklaratë shton se mbi 70 mijë punëtorë që kanë kontribuar me dekada të tëra në ndërmarrjet prodhuese të Kosovës, si pasojë e këtij procesi të privatizimit sot enden rrugëve dhe e ka deindustrializuar Kosovën

“Privatizimi i deritanishëm e ka ndaluar prodhimin dhe ka prodhuar papunësi” thuhet më tej në komunikatë duke e quajtur privatizimin e nisur nga Qeveria e Kosovës me pasoja shkatërruese për ekonominë.

Në fund thuhet se nën drejtimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përpos kërkesës për ndalimin e menjëhershëm të procesit të privatizimit të PTK – së dhe Distribucionit të KEK – ut dhe likuidimit të Trepçës, u bëjnë thirrje qytetarëve, punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve, të solidarizohen në mbrojtje të pasurisë së përbashkët që po vidhet, në mbrojtje të vendit të tyre të punës, në mbrojtje të perspektivës së vetme zhvillimore që mund të ketë sot Kosova.

/rg/shqiptarja.com/

16 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
bashkimi do jete vjeshte e ngrohte si vera kete vit. rrofte revolucioni
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173