Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:51 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Kosova
11 Tetor 2017 - 10:49
BE-ja ndihmon Kosovën për
fuqizimin e Shërbimit Korrektues
Është lançuar projekti i Bashkimit Evropian “Further Strengthening the Correctional and Probation Services in Kosovo”, (Fuqizimi i mëtutjeshëm i Shërbimit Korrektues). Ky projekt është lançuar sot nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe shefi i diplomacisë së Finlandës, Timo Soini.

Ministri Tahiri, ka thënë se ndjehet jashtëzakonisht mirë që ka filluar punën e tij me një projekt kaq të rëndësishëm, përderisa ka falënderuar BE-në për mbështetjen në projektin e binjakëzimit. “Fuqizimi i sundimit të ligjit është objektivë themelore e sundimit të ligjit dhe si ministër do të sigurohem që do të kemi qeverisje ligjore. Në kompetencat ekzekutive është edhe menaxhimi korrektues”, tha ai.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se ky projekt prej 2 milionë euro do të ngris sigurinë. Sipas saj, ky projekt do të shërbejë për të tejkaluar problemet që vendi ka. Ajo ka përmendur një investim prej 3 milionë eurove për Qendrën Korrektuese për të Mitur për të cilën ka thënë se do të sigurojë risocializimin e tyre në shoqëri.

“Projekti financohet nga BE dhe miratohet nga Finlanda dhe Kosova. Ky projekt parqet përkushtimin e përbashkët dhe do të ngitet ndërgjegjësimi. Dua ta përmendi ndërtimin e burgut të sigurisë së lart që ka kushtuar rreth 3 milionë euro. Burgjet përballen me radikalizëm, mbi popullim e me dhunë. Integrimet sociale të shkelësve të ligjeve janë të domosdoshme. Një tjetër aspekt është numri i të burgosurve të radikalizuar janë të ballafaquar me rrezikun që ky rrezik duhet të evitohet kur ata të largohen nga burgu”, ka thënë Apostolova.

Shefi i diplomacisë së Finlandës, Timo Soini, ka vlerësuar projektin ndërsa ka thënë se do të vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën në rrugën e sundimit të ligjit. Ai ka thënë se Kosova dhe Finlanda kanë marrëdhënie të mira ku ka përmendur takimin me presidentin Thaçi gjatë ndeshjes së futbollit vitin e kaluar mes përfaqësueses së Kosovës dhe shtetit të tij./telegrafi

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

0 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Ish ushtarakët, çfarë do ndodhë me llogaritjen e pensioneve
Mirgeni, rockeri që beson tek  ​shijet muzikore të shqiptarëve
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 19/10/2017, Viti VII - NR.246