Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 15:43 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Kosova
08 Mars 2013 - 12:21
Jacobson: Asociacioni në përputhje
të plotë me Kushtetutën
KOSOVE - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka shprehur sërish mbështetjen e plotë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për dialogun që po zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Zonja ambasadore i ka dhënë këto komente në një bisedë të shkurtër me Radion Evropa e Lirë.


Lidhur me negociatat që po zhvillohen, bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, a po shihni një kompromis të mundshëm ndërmjet dy palëve?
Jam shumë e lumtur që të kem rastin, që sërish të shpreh mbështetjen e plotë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për dialogun e sponsoruar nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke iu falënderuar lidershipit të kryeministrit Thaçi, punës së madhe të të dyja palëve, dhe përpjekjeve të mëdha nga BE-ja dhe Baronesha Ashton personalisht, ky dialog ka të gjitha gjasat që të ketë sukses.

Normalizimi i raporteve me Serbinë, do të nënkuptojë përmirësimin e kushteve të jetës së të gjithëve qytetarëve, përfshirë ata në veri, dhe do të shtojë mundësitë për një zhvillim të vazhdueshëm ekonomik.

Siç është bërë e ditur në qëllimet dhe kërkesat e konkluzioneve të Këshillit të Evropës, normalizimi i raporteve, po ashtu, është kërkuar nga të dyja shtetet, në mënyrë që të ecin drejt integrimeve evropiane.

Ka ende shumë gjëra në agjendë. Kemi dëgjuar shumë diskutime ditëve të fundit, për këtë idenë e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që do të ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Dhe, shpresoj se do të shohim lëvizje para për këtë gjë, dhe temat tjera kyçe, siç është zhbërja e strukturave paralele të sigurisë, gjatë ditëve të ardhshme.

E di se kjo është një detyrë e vështirë, dhe ne vërtet e vlerësojmë vullnetin e mirë të shprehur nga të gjitha palët për të çuar përpara këtë gjë.


A ka gjasa që ky asociacion të ketë pushtet ekzekutiv?
Nuk dua të hyj në detaje. Ne kemi dëgjuar mjaft qartë atë që ka thënë Qeveria e Kosovës dhe kryeministri.

Nuk do të ketë pushtet ekzekutiv ose zgjedhje të drejtpërdrejta. Ne e kuptojmë dhe respektojmë këtë. Por, kjo është vërtet diçka që po negociohet në Bruksel, nën drejtimin e BE-së, me pjesëmarrjen e dy kryeministrave.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë
(ad.ti/shqiptarja.com)

15 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173