Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:08 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Kosova
06 Korrik 2013 - 15:54
Lama largohet nga Vetëvendosje
shkak shamitë e myslimanëve
PRISHTINË - Deputetja e Vetëvendosjes, Alma Lama, ka konfirmuar lajmin për largimin e saj nga partia e Albin Kurtit. Lama pat shfaqur haptazi mospajtime rreth koncepteve të “Vetëvendosjes”. Ajo ka kritikuar ashpër partinë e saj, duke thënë se ka devijuar rrugën dhe programin e saj sidomos me daljen haptazi pro shamive dhe mësimit mbi fe nëpër shkolla.

“Kurti, i cili promovon idenë e bashkimit kombëtar hezitoi të thoshte një fjalë të vetme kundër atyre që përmes meje, si një shqiptare e lindur në Krujë, atakuan një pjesë të kombit tonë, e që është ajo që jeton në Shqipëri. Në Kosovë u përçmua edhe figura e Skenderbeut; pak kohë më parë është fyer edhe humanistja e botës, Nënë Tereza, nesër kushedi kush do të atakohet, sepse qëllimi është të na rrënohet identiteti kombëtar”, ka thënë Lama në një intervistë për “Zërin”, duke i bërë të ditur dallimet konceptuale me kreun e VV-së, Albin Kurti.

Ajo pat thënë se nuk e ka ndërmend të ndryshojë konceptet e saj, thjesht për të siguruar një bashkëjetesë politike. Flirtimi i Vetëvendosjes me rrymat radikale fetare, mos dalja në mbrojtje të saj e liderit të VV-së, Albin Kurti dhe mënyrat jodemokratike, veçanërisht dhuna, të praktikuara nga kjo parti, duket se e kanë nxitur Lamën të marrë vendimin e largimit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
shqiptar 100% na dolen dhe islamik VV?!
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/07/2017, Viti VII - NR.170