Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:20 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Kulture Nga DHURATA HAMZAI
15 Janar 2013 - 11:14
Aksidentohet aktorja
e njohur Drita Pelingu
Aktorja e njohur Drita Pelingu po përgatitej për të ringjitur në skenë për të fundit herë shfaqjen "Përjetësisht Dashuria". Shfaqja do të çelte sezonin e 2013-ës pas premierës së suksesshme që u dha në fillim të qershorit 2012 në Teatrin Kombëtar.

Por për fat të keq, aktorja Drita Pelingu nuk ka mundur dot këtë sezon të ringjitet në skenë për shfaqjen e programuar për këtë fundjavë nga Teatri Kombëtar. Të dielën, në orët e vona, aktorja është aksidentuar në mjediset e shtëpisë së saj, ku jeton tashmë e vetmuar.

Drita Pelingu është ndier e pafuqishme dhe është rrëzuar nga krevati. Kohët e fundit aktorja Drita Pelingu përveç debulesës së përgjithshme fizike që kishte për shkak të problemeve shëndetësore dhe moshës, vuante nga njëra këmbë për shkak të reumatizmës dhe komplikacionit të varriçeve dhe si pasojë gjatë gjithë kohës ecte me shumë mundim.

Ndërsa gjatë provave të shfaqjes "Përjetësisht Dashuria", aktorja e njohur Drita Pelingu e zotëronte këmbën aq mirë, duke mposhtur dhimbjen, për të mos rënë aspak në sy të publikut. Mësojmë se Drita Pelingu ka pësuar tronditje dhe lëndime të mëdha fizike në trup pas rrëzimit të papritur në shtëpinë e saj.

Aktorja është shtruar me urgjencë në spitalin Nënë Tereza, duke iu dhënë menjëherë ndihma mjekësore, ndërsa këmba e saj që ishte më parë e sëmurë ka pasur ndrydhje dhe dëmtime më të rënda. Zëdhënësja e shtypit në Teatrin Kombëtar konfirmoi për Shqiptaraja.com se "aktorja Drita Pelingu është ende në spital nën terapinë e mjekëve" dhe rehabilitimi i gjendjes së saj shëndetësore kërkon një kohë të gjatë duke qëndruar nën terapi intensive.


Shrkimin e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, 15 janar 2013

(ad.ti/shqiptarja.com)

19 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Dea Sherim te shpejt ikones se teatrit shqiptar! Eshte e adhurueshme!
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171