Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:23 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Kulture
15 Janar 2013 - 11:24
Rita Ora, rrëfen për New
York Times jetën private
Këngëtarja Rita Ora mund të jetë e një race të veçantë dhe të rrallë, e cila u rrit si anglishtfolëse. Ajo është vetëm 22 vjeçe, dhe zonja Ora është e përkëdhelura më e shtrenjtë e Jay-Z, i cili ka triumfuar me dizajnerin dhe stilin e tij dhe e ka bërë atë të lumtur: një përzierje e stilit hip-hop me atë të Gwen Stefani.", shkruan autori i shkrimit të The New York Times, Bee-Shyuan Chang.

Gazeta shkruan se këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, Rita Ora për herë të parë flet në lidhje me jetën private, akuzat e Rob Kardashian, si dhe për thashethemet e përhapura për një lidhje të mundshme me stilistin Jay -Z, të cilën Rita e përgënjeshtron. Rita Ora ka zënë një hapësirë të madhe në faqet e gazetës "The New York Times".

Me një seri fotosh ekskluzive, ajo ka zënë një vend të rëndësishëm në suplementin "Style" të kësaj gazete, ku është botuar edhe një intervistë me Rita Orën. "Muza e Modës po lulëzon në të dalë të dimrit dhe atelietë kanë filluar të mprehin makinat qepëse për të përgatitur koleksionet e vjeshtës 2013.

Rita Ora rrëfen në këtë intervistë, jo vetëm për albumin e saj të parë (që pritet të dalë në Shtetet e Bashkuara, e që në Britani është renditur në krye të klasifikimeve muzikore) dhe projektet e saj për të ardhmen, por edhe për modën dhe stilin e saj të veçantë. "Rita Ora mban në disa prej shfaqjeve të saj publike veshjet e stilistit Peter Dundas të firmës Pucci. Stili i saj i veshjes është krahasuar me atë të Gwen Steffani në fillim të viteve 1990".

Shkrimin e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, 15 janar 2013

(ad.ti/shqiptarja.com)

11 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171