Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:46 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Kulture NGA ROVENA RROZHANI
12 Prill 2013 - 03:30
Saimir Pirgu: Suksesi me
Plaēido Domingon nė Nju Jork
TIRANE - Saimir Pirgu ndodhet nė Tokėn e Premtuar. Nė mes tė lavdisė sė dyfishtė; nga njėra anė kritikat sipėrore dhe nga ana tjetėr duartrokitjet dhe premiera tė parashitura. Nga intervista e parė pėr Fundjava.com, ka ndryshuar dimensioni i suksesit dhe vendodhja gjeografike. Nuk ėshtė Verona por Metropolitan Opera e Nju Jorkut, aty ku rikthehet pėr tė kėnduar pėr tė dytėn herė nė karrierėn e tij.

Tashmė me “Traviatėn”, sė bashku me Placido Domingon dhe Diana Damrau. Suksesi? Disafish mė i madh. Mjafton tu hedhėsh njė sy kritikave tė specializuara ose tė lėcitėsh shkrimet ku tenori shqiptar magjeps jo vetėm me zėrin por edhe me historinė e jetės sė tij- rrugėtimin e njė djaloshi drejt njė ėndrre qė i ngjan kaq shumė njė filmi.

Por edhe pse i preferon filmat, kjo ėndrra e tij ėshtė kaq e vėrtetė. "Tenori Pirgu ėshtė njė talent i madh me njė zė djaloshar tė lehtė dhe qėndrim prej statuje” shkruan mes tė tjerash David Patrick Stearns nė “The Philadelphia Inquirer”. Tė tjerė kritikė vlerėsojnė Alfredon e tij, energjik dhe zėėmbėl, ndėrsa Marion Lignana Rosenberg shkruan nė” The Classical Revieė”:” Saimir Pirgu kthehet nė njė portretizim tė paharrueshėm si Alfredo. Ai lėviz me hirin e njė Alain Delon-i tė ri…”

Por pėr ata qė mendojnė se tenori ka prekur majat, ka njė kėshillė qė tė mos mbahen shumė fort pas kėsaj ideje. Sepse Saimir Pirgu sapo ka filluar karrierėn e tij. Arritja duhet mbajtur fort dhe shumė gjatė nė kohė. Dhe pėr kėtė duhet punė. Fat? “Jo”- thotė Saimiri nga ana tjetėr e Skype-it,- “Tani ėshtė vetėm punė”.

Kemi realizuar njė intervistė para hapjes sė sezonit tė Veronės kur ishte njė pjesė kulminante e karrierės por duket se sukseset nuk kanė tė sosur. Nė kėtė vit tė Verdit performoni nė Operan e Nju Jorkut ..

Jam i kėnaqur sepse ėshtė viti Verdian edhe jo vetėm Metropolitan i Nju Jorkut, por edhe shumė shtėpi tė tjera operistike kanė vendosur qė tė mė kenė protagonist tė kėtij viti Verdian. Kėshtu qė prapė kėtė vit do tė jem edhe nė arenėn e Veronės me operan “Rigoletto”, do tė jem nė Filarmoninė e Monakos dhe atė tė Vjenės me “Requiem” tė Verdit. Vetėm nė fund tė viti mė duket se kam operan "Clemenza di Tito” tė Mozartit nė Opera Bastille Paris. Ky vit ėshtė i mbushur me Verdin dhe evenimente tė kėtij lloji.

E prisnit kėtė sukses nė Nju Jork?
Mund tė them sinqerisht “po”, sepse u bėnė vite qė unė e kam pėrpunuar rolin. Kaq tė madh sigurisht qė nuk e prisja, Jo kaq tė fortė. Por mbase ka ndikuar edhe fakti i prezencės sė Domingos. Nuk dua ta mbivlerėsoj praninė e tij, por si duket duke qenė ai pėrballė qė ka luajtur me qindra herė ishte si njė lloj ndihme pėr mua.

Jemi dy zėra komplet tė ndryshėm, sepse ai ka qenė tėrė jetėn tenor dramatik ndėrsa unė jam tenor lirik, por prapė ka ndikuar. Madje edhe ngjashmėria, dikush ka konstatuar flokėt e zeza, qė kemi Domingo dhe unė, saqė mund tė ishte shumė mirė babai im. Dhe kjo ka ndihmuar pėr suksesin dhe reagimin e publikut.

Ndėrsa nga ana tjetėr edhe kritika ka qenė kėtė herė goxha paqėsore, e unifikuar, se ka gjithmonė zėra qė dalin kundra. Tė gjitha kritikat kanė qenė shumė shumė tė mira, duke filluar qė nga New York Times, agjencia Asssociated Press, e deri tek gazetat e tjera amerikane. Ka qenė pėr mua njė sukses i dyfishtė si nga ana e atyre qė vendosin pėr fatet tona, ashtu edhe nga ana e publikut dhe sigurisht qė kjo jep njė kėnaqėsi tė veēantė.

Thonė qė publiku mė i mirė ėshtė nė atdheun e operas, Itali
Publiku italian ėshtė pak mė i sertė, mė seleksionues, ndėrsa publiku amerikan ėshtė pak me zemėr mė tė madhe. Pastaj bėhet fjalė pėr 4 mijė vende ne Metropolitan dhe ėshtė ndėr mė tė mėdhenjtė, kėshtu qė ndihet mė tepėr prezenca e publikut.

Nuk ėshtė hera e parė nė krah tė Domingos...
Jo absolutisht, por herėt e tjera kanė qenė role tė ndryshme si ne operan “Cyrao De Bergerac” pėr tė cilėn publiku nuk e ka shumė idenė, ndėrsa rolin e Alfredos njerėzit e njohin pėrmendėsh, sepse “Traviata” ėshtė opera qė ekzekutohet mė tepėr nė botė. Ndėrsa fakti qė ai vetė e ka interpretuar rolin dikur mė qindra herė, e bėri tė pamundur qė njerėzit tė mos bėnin krahasimin mes nesh. Pėr mua ka qenė njė lloj sfide e bukur.

Ndonėse siē e thashė edhe mė parė qė jemi dy zėra krejtėsisht tė ndryshėm, unė mė tepėr tenor lirik, ndėrsa ai dramatik dhe e ka kėnduar Traviatėn, nė pjesėn e re tė karrierės sė tij. Dhe ka disa regjistrime tė shkėlqyera, sidomos ajo me tė madhin Klaiber. Mua mė ka ndihmuar fakti qė kam qenė me dy kolosė nė skenė, me Domingon dhe Diana Damrau, qė ėshtė soprano e famshme gjermane. Nė tė vėrtetė nuk ka qenė e lehtė, tė marrėsh duartroktitje tė publikut me dy star tė tillė nė skenė.

Thikė me dy presa loja mes dy yjeve….
Kjo ėshtė pjesė e zanatit tonė. Jemi si puna e atij lojtarit qė luan nė kampionatin botėror. Je i detyruar, tė pėrballesh. Cdokush prej tyre, Domnigo apo Damrau, nė jetėn e tyre, kanė provuar tė kėndojnė me dikė qė ka qenė mė i famshėm se ata, me njė karrierė mė tė madhe nė krah.

Kėshtu qė tani mė ka rėnė rasti mua qė tė debutoj me ta, nė moshėn time dhe nė momentet kur unė kam filluar dhe kjo ėshtė kėnaqėsi, por eshtė edhe njė fakt. Unė jam prezent nė Metropolitan Opera, dhe kėndoj Traviatėn me Placido Domingo dhe Diana Damrau. Kjo ėshtė thikė me dy presa, por nėse del mė sukses si nė kėtė rast, tė con automatikisht nė njė nivel tjetėr.

Je dikush tjetėr. Ti mund tė kėndosh shumė mirė Traviatėn gjithmonė, por fakti qė je tani nė mes tė prozhektorėve dhe tė gjithė po tė vėzhgojnė, kjo tė jep mė shumė besim, shumė mė tepėr. Nėse do tė kishte qenė njė shfaqje normale pa kėto dy yje, mund tė kishte kaluar edhe pa u vėnė re dhe pa u vlerėsuar.

Tė kėnduarit bashkė me kėto yje mund tė konsiderohet njė pėrvojė plus?
Nuk besoj se njė kėngėtar ndryshon mėnyrėn e tė kėnduarit. Sigurisht qė ndryshojnė emocionet. Ka patur emocione mė tė mėdha, sepse je koshient qė po kėndon me njė njeri qė ka bėrė historinė botėrore tė operas dhe kjo tė jep pėrgjegjėsi, ēdo notė e bėn me njė kontroll mė tė madh sesa do ta bėja me dikė tjetėr. Por kjo nuk ėshtė hera e parė sepse tani jam mėsuar tė kėndoj me njerėz qė kanė patur karrierė mė tė madhe, e kam nisur shumė i ri.

Si ishin provat dhe ritakimi me Domingon?
Ka kaluar mirė, nuk diskutohet qė ka patur edhe momente tė veēanta sepse tė dy edhe Plaēido Domingo edhe Diana Damrau e debutonin rolin. Kishte edhe pak momente tensioni, ndėrkohė qė unė e kisha kėnduar me qindra herė “Traviatėn”. Domingo e njihte mirė, por jo nė rolin e baritonit, e njeh si dirigjent, e njeh si tenor, por jo si bariton.

Nganjėherė ndodhte qė ngatėrroheshim dhe kėndonte rolin tim… Kishte dy tre momente qė buzėqeshnim dhe i thosha:”E kam unė pėr tė kėnduar tani”…. (Qesh)… dhe ai qeshte dhe mė thoshe: ”Ėshtė instiktive, ėshtė e pamundur qė tė mos kėndoj rolin tėnd” (qesh). Dua tė them njė gjė; ai me tė vėrtetė ėshtė baba, me tė vėrtetė tė jep pėrgjegjėsinė e njė babai.

Edhe shuplaka apo pėllėmba, qė ai i jep Alfredos nė njė moment nė opera ku ka njė tension mes babait edhe djalit, e jep kėtė. Dhe publiku e ka ndjerė kėtė ndonėse ėshtė njė produksion paksa modern, shumė konvencional, por ka pasur reagimin e publikut. Mund tė them qė edhe nėse ti nuk do qė tė luash, Plaēido Domingo tė imponon qė tė respektosh mėnyrėn e tij tė tė luajturit.

Tė gjitha shfaqjet kanė shkuar shumė mirė?
Kanė shkuar shkėlqyeshėm, por pėr fat tė keq pas premierės unė kam anulluar njė shfaqje pasi njė virus gripi mė shkatėrroi edhe vokalisht dhe mė bllokoi komplet. Por fati i mirė ishte qė midis shfaqjes sė parė dhe tė tretės kishte njė javė kohė, dhe munda tė rikthehem pa anulluar shfaqje tė tjera.

Mund tė them qė ka qenė shfaqja e parė qė kam anulluar nė jetėn time pas 12 vjetėsh karrierė. Keq mė vjen qė ndodhi nė Metropolitan, por edhe mirė mė vjen qė pikėrisht aty kam anulluar njė shfaqje. Mbahet mend mė kollaj qesh..... Por tė gjitha tė tjerat kanė shkuar mjaft mirė. Pas kėsaj nisem pėr Cikago.

Shfaqja e fundit mė 6 prill i vė kapakun Alfredos suaj nė Amerikė?
Pėr kėtė vit, sepse rikthehem vitin tjetėr me Alfredon, nė San Francisco.

Si ju duken skenat amerikane?
Janė teatro tė mėdha, nė krahasim me ato europiane dhe pesha e publikut ėshtė mė e madhe sepse zakonisht janė nga 3-4 mijė vende cdo natė. Nuk diskutohet qė arrihet mė tepėr famė se ka mė tepėr publik qė tė njeh e tė vlerėson, por edhe pėrgjegjesia ėshtė kaq e madhe sepse duhet tė jesh vėrtet mirė. Sepse ndodh qė nė jetėn e njė artisti jo tė gjitha shfaqjet janė shumė mirė, mes qindra shfaqjeve qė jep.

Aty hyn pastaj teknika e kėngėtarit… psh, nė shfaqjen e tretė menjėherė pas gripit unė nuk isha 100%, por edhe nga kritikat qė erdhėn atė ditė, askush nuk kishte kuptuar asgjė. Ėshė detyra jonė qė tė mundohemi qė nėpėrmjet teknikės tė mos u lėmė njerėzve tė kuptojmė qė jemi tė sėmurė apo kemi njė problem qė nuk shkon. Nuk ka mundėsi qė nė jetėn e njė artisti tė gjitha shfaqjet janė 100%. Por nė kėtė shfaqje, ka patur njė ngritje roli dhe tė gjithė nė kemi gjetur veten tonė. Ėshtė njė energji shumė e bukur nė skenė midis nesh.

Nė krahasim me produksionet e tjera si ju duket kjo vėnie nė skenė?
Nuk mund tė them qė e dashuroj kėtė vėnie, sepse nuk e kam krijuar unė. Spektakli ėshtė bėrė pėr herė tė parė nė vitin 2004 nė Salisburg dhe Metropolitan e ka riblerė kėtė produksion. Por ky spektakėl ka gjėra qė lėnė pėr tė dėshiruar; skena ėshtė pak e hapur dhe je gjithmonė vetėm , dhe ti je i detyruar qė tė lėvizėsh shumė, dhe mė besoni qė unė e kėndoj arien i zhveshur dhe mė duhet tė vishem gjatė aries qė unė kėndoj.

Ėshtė e bukur pėr tu parė nga ana vizive, por shumė i vėshtirė pėr tu kėnduar, sepse qė tė tre ne lėvizim tepėr dhe sigurisht qė tė lėvizėsh duke kėnduar nuk ėshtė maksimumi. Tani ia kemi marrė dorėn, por nė fillim ishte pak e vėshtirė.

E keni shėtitur Nju Jorkun kėtė herė gjatė kohės sė lirė?
Nuk ėshtė hera e parė kėtu, por kėtė kėtė herė jam mbyllur, duke qenė se pėrgjegjėsia ishte kaq e madhe. Sidomos ato tre ditėt qė kam qenė sėmurė jam mbyllur nė shtėpi dhe nuk kam dalė tepėr sepse me tė vėrtetė ka qenė grip i keq. Jam tepėr i gėzuar qė kam anulluar vetėm njė shfaqje, se mund tė kisha anulluar edhe tė gjitha, e do tė kishte qenė krizė pėr mua.

Keni qenė shumė i rrethuar nga fotografėt…
Ėshtė pjesė e zanatit dhe pas premierės, imagjino qė nė Nju Jork qė mund tė them se ėshtė kryeqendra e botės, lėvizin me qindra artistė dhe njerėz tė biznesit, dhe premiera ka qenė e shitur prej shumė kohėsh.

Mund t’ju them edhe njė lajm qė kishte vite nuk kishte sold out (parashitje ose shitje tė plotė) nė Metropolitan Opera dhe kjo nuk ėshtė meritė e Saimirit, por e Domingos, sigurisht. Edhe kurioziteti pėr dėgjuar Domingon bariton qė ka qenė tėrė jetėn tenor, ka ndikuar gjithashtu. Eshtė kėnaqėsi qė tė shohėsh shfaqjen tėnde nė Met (Metropolitan) sold out.

Jeni shprehur se Alfredon do ta kėndonit edhe 10 vite tė tjera.
Alfredo im nė kėtė periudhė vuan pak faktin qė ėshtė bėrė tepėr, ka nevojė edhe ai pėr tė ndenjur pak. Ngandonjėherė edhe rolet kur i interpreton shumė vuajnė rutinėn. Nuk diskutohet niveli sepse kur je nė kėto nivele je i detyruar tė japėsh maksimumin, por ka nevojė edhe pėr pak pushim roli.

Dhe kur kam thėnė qė kam dashur ta kėndoj pėr 10 vitet e ardhshme e pranoj. Nė fakt ėshtė vėrtet njė rol, jo aq i dashur pėr tenorėt nė pėrgjithėsi, sepse nuk kanė mundėsi qė tė dalin pėrpara sic mund tė jetė njė opera tjetėr, si psh “Rigoletto”, apo “Ballo in maschera”.

Tenori e vuan rolin e Alfredos sepse nuk jep sadisfaksione, aria nuk ėshtė shumė e famshme, nuk njihet shumė nga publiku, roli ėshtė shumė kompleks pasi duhet tė kėndosh, tė interpretosh; duetet janė shumė delikate, dhe kjo e vėshtirėson akoma mė tepėr rolin. Ndaj kur them qė ėshtė pėr 10 vjecarin ka gjithmonė mundėsi pėrmirėsimi pėr njė rol si Alfredo.

Do tė jeni nė Cikago, pas Nju Jorkut nėn drejtimin e Ricardo Mutit, me tė cilin nuk keni tė parin bashkėpunim.
Ky ėshtė i disati bashkėpunim me Riccardo Mutin dhe kėtė herė jemi me Chicago Symphony, qė ėshtė njė nga orkestrat mė tė mira tė botės. dhe ėshtė kėnaqėsi pėr mua qė pėrveē jetės operistike tė kem edhe jetėn koncertore. Ėshtė dhe njė kėnaqėsi tjetėr qė jam i drejtuar nga mjeshtri i madh Muti. Do tė kėndoj Bah, dhe nuk e di si do ta kėndoj dhe kėtė mund ta them pas shfaqjeve. Ėshtė njė repertor qė unė nuk e njoh kėshtu qė jam pak nė tension.

Dhe kur jeni nė tension si e kaloni kėtė situatė?
Dukė parė filma…(qesh) dhe duke mos e mbajtur mendjen aty.

Ėshtė viti Verdian dhe do tė doja tė dija si e ndjeni muzikėn dhe personazhet e tij. Si ju duket i projektuar nė kohėt tona?
Ai ėshtė njė gjeni kaq i madh sa qė ėshtė pak vėshtirė tė anashkalohet nga rrymat apo nga problemet e jetės sonė moderne. Ne mundohemi ta sjellin Giuseppe Verdin nė ditėn tona, t’i japim njė interpretim tė ri, por nganjėherė edhe gabojmė sepse gjėrat e bukura, mbase ėshtė mė mirė qė t’i lėsh ashtu sic janė.

Dhe janė disa opera sic “Traviata”, “Rigoletto” apo tė tjera qė me vite e vite janė realizuar nga regjisorė modernė, qė tentojnė ta sjellin nė ditėt tona, por nė tė vėrtetė, nė tė gjitha vitet qė unė kam kėnduar nė keto opera, shumė pak kanė qenė regjisorėt qė ia kanė arritur qėllimit. Mbeten gjithmonė opera qė publiku i adhuron mė tepėr nė versionin klasik. Ėshtė njė pyetje qė nuk di ta zgjeroj mė tepėr. Mund tju them qė Verdi ėshtė njė gjigand kaq i madh dhe mė tepėr nuk mund t’ju flas.

Jeni nė majėn e suksesit. Cili ėshtė synimi juaj tani?
Njerėzit thonė “Ke arritur, apo ke mbėrritur….” Unė them vetėm njė gjė, qė po ėndėrroj njė ėndėrr tė bukur dhe sapo kam filluar atė qė ėshtė jeta e njė artisti operistik. Unė jam vetėm nė vitet e para tė njė karriere ashtu siē do ta mendoja unė. Fakti qė nė krah kam patur Plaēido Domingon, ėshtė gjėja mė e bukur, dhe mėsimi mė i madh qė mund tė jetė pėr jetėn time. Imagjinoni qė ka 44 vjet qė kėndon nė Metropolitan Opera.

Nė moshėn 31 vjeēare, kishte kėnduar katėr herė nė Metropolitan , ndėrsa unė kam kėnduar dy herė. Kėshtu qė dėshira ime mė e madhe do tė ishte qė unė nė moshėn 70 vjeēare, tė isha akoma prezent nė Metropolitan Opera dhe duke kėnduar dhe eksploruar role tė reja dhe duke i dhėnė publikut artin tim. Kjo ėshtė pėr Saimirin njė arritje. Ėshtė njė lloj detyre qė tė vazhdoj dhe tė mbaj kėtė nivel qė kam arritur.

Shkrimi u botua sot nė Suplementin Fundjava nė gazetėn Shqiptarja.com (print) 12.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

20 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
djep Bravo Saimir
avatar
Anonim
Suela Pulahaj Eshte kollaj te flasesh keq per njerzit, edhe kur e verteta eshte kaq evidente. Si ka mundesi qe ne shqiptaret te urrejm kaq shume njeri tjetrin?!!!!! Edhe kur faktet jane evidente e ka folur nga New York Times e deri tek gazetat me kot per suksesin e kesaj shfaqe. Ky personi qe shkrun posht na qenka hidhur kaq shume se qenka ekspert i madh. Zilija eshte gje umane , por cmira po vazhdon te na shkatarroj ne Shqiptareve. Bravo SAIMIR je nga te vetmit qe nderon kete vend e veten tende. Bravo Suela
avatar
Anonim
artist ne shpirt Nuk eshte njesoj te flasesh keq apo te thuash te verteten,mos i ngaterro gjerat Suela. Te verteten e nivelit aritistik e di vete artisi ne fjale,
avatar
Anonim
Suela Pulahaj Po cilen te verteten , te tenden Artist ne shpirt, po mbase ti me te tenden ke te drejt !!! Ti shume mire mund te thuash se nuk te ka pelqyer , por sot as nuk genjen dote sic thua ti , sepse mjafton te hysh ne google e te shkruash kritaka saimir pirgu dalin qe te gjitha.Foto intervista cdo gje Pra edhe fjalet e tua pastaj tregojn vetem nje realitet tjeter , Pirgu eshte me Domingon ne Metropolitan ndersa ti degjo radion e ha inata i dashur. Megjithate respektoj mendimin tend.
avatar
Anonim
artist ne shpirt sa lehte eshte per ne shqiptaret ti fryjme artistet tone ,nuk dime nje here te tregojme anen tjeter te medaljes. Traviaten ne METe kam degjuar drej perdrejt ne radio te them te drejten e vetmja pike e dobet ishte tenori dhe sopranoja duke patur ne mendje traviata te paharrueshme ky ishte nje edicion qe te lente gogje per te deshiruar.eshtye qesharake qe nje artist te flasi me supelative per vehten sic ben ky djalosh qe akoma ka shume per te mesuar.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/07/2017, Viti VII - NR.172