Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 03:14 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Kulture
11 Tetor 2017 - 20:59 | përditesuar në 09:30
Aktorin e madh e lënë pa role
‘Euridita’ rikthen Niko Kanxherin
Aktorit 70-vjeçar, Niko Kanxheri, edhe pse është i vlerësuar si emër i madh në kimema e teatër, institucionet nuk i kanë ofruar role prej vitesh.

Kanxheri është rikthyer në Teatrin Metropol për të luajtur për herë të parë një dramë moderne.  Ai është ngjitur në skenë me rolin e Babait në shfaqjen “Euridita”.  

“Është hapur një opinion që unë e kam baktisur këtë punë. Kjo nuk është vërtetë. Unë të paktën si aktor kam një maçok brenda që nuk më lë rehat, më gërryen vazhdimisht. Sigurisht që një aktor bënë një përzgjedhje, ta marrë këtë pjesë apo të mos e marr këtë rol. Por unë nuk kam pasur oferta. S’më kanë ardhur ofertat për në teatër. Dhe erdhi një ditë që më ra telefoni për këtë rol dhe ja unë kuturisa dhe e pranova”, tha aktori i njohur

Niko Kanxheri interpreton me një fizionomi tërheqëse një personazh që jeton në nëntokë, ku zhvillohen ngjarjet dhe ritakohet me Euriditën. Skena e vdekjes rikthehet në skenën e kujtimeve të dashurive të humbura.

Drejtoresha e Teatrit Metropol, Jonida Beqo, me këtë shfaqje të autores Sarah Ruhl, të konceptuar sipas ngjyrave të realizmit magjik, përveç regjisë ka preferuar të luajë edhe një nga rolet kryesore, Zonjën Vdekje.

 “Jam përpjekur t’u rri larg konvencioneve tipike të vdekjes me të zeza e me kobe, sepse vdekja është sterile dhe klinike dhe thelbi i dramës është trekëndëshi Euridita, Orfeu dhe babai i Euriditës”, tha Beqo

Në këtë dramë kanë interpretuar edhe aktorët Armela Demaj, Amri Hasanlliu, Ermir Jonka, Edvin Mustafa, Klea Konomi, Klesta Shero e 6 balerinë të rinj.

Skenografia e Klajd Ymerit ka qenë një element i rëndësishëm i suksesit të shfaqjes

Orfeu, Amri Hasanlliu, është muzikant dhe ka kënduar e intepretuar live në në katër instrumenta të ndryshëm.

Prania e një lumi, ujit dhe gurëve krijojnë një atmosfere unike me personazhet në këtë shfaqje. Pas shfaqjes për mediat, “Euridita” do të jepet më 12 tetor tek Piramida.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

4 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Shqipėria si Finlanda, modeli i ri i arsimit nga zv.ministrja Shahini
Tre oficerėt, Vasili: Operacioni pėr arrestimin u dekonspirua nga policia
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 25/11/2017, VITI VII- NR.279