Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:17 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Kulture NGA MARK BRUNGA
06 Gusht 2017 - 09:03 | përditesuar në 09:35
Amadeo Nazzari, si “zbarkoi”  nė
Durrės me filmin 'Kėpuca e Madhe'
"Kėpuca e madhe " ėshtė njė film nga Dino Falconi,  i vitit 1940, i cili ėshtė cfaqur edhe nė qytetin e Durrėsit nė tė njėjtin vit. Ėshtė xhiruar  nė  stabilimentin SAFA-Palatino nė Romė. Ky film i Dino Falconit ishte i frymėzuar nga njė film hungarez  "Bors Istvan" i prezantuar   nė festivalin e filmit tė Venecias nė vitin 1939  i bazuar mbi komedinė e Shandor Huniadit (nga Francesko Savia, “Po Dashuri nuk ka”.

Skenari: Njė fermer me prejardhej nga fshati prej prindėrve natyralė ka trashėguar njė tokė nė terren tė egėr dhe tė braktisur. Me njė punė tė rėndė, pa marrė parasyshė trashėgiminė qė i takonte vėllait tė vdekur, e transformoi shkretėtirėn nė njė fshat tė pasur dhe tė bukur. Martohet me vajzėn e armikut tė tij.

Kontributet teknike:
Camillo Del Signore: Skenograf

Carlo Malatesta: Asistent Regjisor

Emanuel Eeiss dhe Mario Amari: Fonia

Maestro Alberto Paoletti: Dirigjent i orkestres

Dott. Gino Rovesti: Konsulent agrar

Filmi dhe pak histori nė komentet e shtypit tė asaj periudhe
Italianėt kanė njė fjale tė urtė qė thotė se fshataret i kanė kėpucėt e mėdha, por mėnjdjen e hollė. Thelbi i kėsaj urtėsie popullore ka qėnė edhe epiqendra e aksionit artistik tė  filmit Italian “ Scarpe Grosse” tė realizuar nė vitet 1940 tė shekullit tė kaluar dhe qė ėshtė ndjekur me shumė kėrshėri nga banoret e qytetit tė Durrėsit nė atė periudhė.

Rolin kryesor nė kėtė film e ka luajtur Amadeo Nazzari, i njohur edhe per akrimin mjeshtėror tė tijė nė flmin “Le Notti di Cabiria” (Netet e Kabiries) me regjisorin e shquar Frederiko Felini. Qė nė vitin 1957 ka fituar cmimin “Oscar” si film i huaj mė i mirė.  Qė aktori i shquar i kinematografisė italiane Nazzari  ka qėnė nė Durrės qė nė vitin 1940, pėrmes filmit  “ Scarpe Grosse”,  kėtė na e tregon edhe njė foto e rrallė qė paraqet njė grup ushtarėsh italianė qė kanė ndaluar pėrpara stendės ku reklamohej filmi, i cili nė atė kohė ēfaqej nė Durrės nė kinema “Gloria”.

Nė fillim tė viteve 40 nė qytetin e Durrėsit kishte gjithsej 4 kinema ku janė cfaqur filma tė ndryshėm. Nga studimet rreth kinematografisė sė atyre viteve mėsohet se nė fillim tė viteve 30 kishin filluar qė tė xhiroheshin edhe dokumentarėt e parė mbi shqipėrinė si “ Martersa nė Nartė”, “Gjueti nė Karaburun”, “Bijtė e Shqiponjes sė Skėnderbeut” dhe mė pas filma me metrazh tė shkurtėr e tė gjatė  ku i pari ishte filmi “ Takim nė Liqen” me regji tė Mihallaq Mones.

Dashuria e Durrsakėve pėr kinemanė ka nisur qė nė fillim tė viteve 30-tė kur ne Durrės ėshtė hapur kinemaja e parė “ Gloria” nga njė sipermarrės privat nga Tirana. Ai mė pas ka hapur edhe disa tė tjera dhe nė to janė luajtur filma nga mė tė mire tė asaj periudhe kryesisht Italianė, francezė, amerikanė. Nė fillim tė viteve 40 qyteti me 9000 banorė kishte 4 kinema. Pas clirimit tė vėndit, deri ne fillim tė viteve 90 pėrsėri Durrėsi kishte 4 kinema, “Iliria”, “14 Nėntori”, si dhe 2 kinema verore, njė nė plazh dhe njė nė qytet. Pa pėrfshirė njė sallė kinemaje nė Shtepine e Oficereve nė Plepa.

Filmat italiane nė Durrės, vijimėsia e traditės
Tradita e filmave italianė nė Durrės, pėr tė cilėt duhet thėnė se janė preferuar pa masė dhe  pa ndėrprerje edhe pas ēlirimit tė vėndit, ka qėnė nė vijimesi. Relativisht nė vitet 60 dhe me nje intensitet mė tė madh gjatė viteve 70-tė, me filmat kryesisht tė rrymes se neorealizmit. Po kjo mori zhvillim mė tė madh nė vitet e mepasėshme tė nderrimit tė sistemeve shoqėrore.

Psh pėr kėtė flet edhe rasti kur  qė nga muaji prill 2012, nė sallen e teatrit “Aleksander Moisiu” tė qytetit tė Durrėsit njė ditė nė javė filluan tė cfaqen filma Italianė. Nė njoftimin e rradhės nga zėdhėnėsi i Bashkisė Dori Agolli ėshtė bėrė me dije se edhe nė muajin qershor vazhdojnė shfaqjet e filmave italianė nė teatrin e Durrėsit “A.Moisiu”.

Me mbėshtetjen e Bashkisė sė Durrėsit ēdo tė mėrkurė nė teatrin “ A.Moisiu “, tė Durrėsit nė pėrputhje me tė gjitha kushtet bashkėkohore kanė vazhduar tė shfaqen produksionet kinematografike, tė cilat kanė filluar nga data 25 prill 2012 dhe kanė vijuar deri nė muajin dhjetor  tė atij viti ku janė shfaqur shumė filma tė njohur tė kinemasė italiane.

Sipas njoftimit tė atėhershėm , filmat qė vijuan tė ēfaqen  ēdo tė mėrkurė ishin nga produksionet mė tė ndjekura edhe nė kinematė e Italisė. Vlen tė theksohet se kinemaja italiane nė Durrės e cila ėshtė njė nismė e Institutit Italian tė Kulturės ka vijuar gjatė tėrė muajit  qershor me projeksionet e disa prej filmave mė tė mirė italianė ēdo tė mėrkurė nė orėn 19.00.

Njė traditė e vjetėr e kinematografisė Italiane nė Durrės. E ripertėrirė tashmė.

amadeo nazzeri
 
 
Viti 2012-Klaudia Kardilale nė Durrės
Nė Shqipėri Klaudia Kardinale, ėshtė njė mit. Por idhulli i saj ėshtė Frensis Ford Kopola, me tė cilin ėshtė takuar po nė qytetin bregdetar, nė qershor tė vitit 2012, ku regjisori i famshėm hollivudian mori ēmimin e karrierės.  Ardhja e kėtyre miteve pėr tė gjithė fansat nė Shqipėri qe bėrė  e mundur falė organizimit tė  festivalit ndėrkomėtar  tė filmit veror qė ėshtė zhvilluar nė Durrės.  

Ky organizim  ka   bėrė te mundur ardhjen  e njė prej divave tė kinemasė e njohur italiane nė vitet 70. Shtypi vėndas  ardhjen e saje e relatoi: Ne qytetin e Durresit ka ardhur e ftuar nga organizatoret e festivalit te IV te filmit, ikona e aktrimit Italian Klaudia Kardinale e cila u nderua  me cmimin “ Pjata e e Argjendtė”, nė njė ceremoni  tė vecantė pėr nder tė sajė tė  zhvilluar nė sallėn e  teatrit  “Aleksandėr Moisiu” . 

Kreu i Bashkisė Vangjush Dako i ka akorduar cmimin “ Pjata e Argjendte”  aktores sė konsideruar njė divė e kinemtografisė italine tė shekullit 20,Klaudia Kardinale, ka zbritur kėshtu pėr here tė pare nė Shqipėri, pikėrisht nė ditėn e katėrt tė festivalit tė filmit nė Durrės.

amadeo nazzeri

Aktorja italiano-tuniziane, njė yll i epokės sė artė tė kinematografisė evropiane, e njė seks simbol i viteve ‘60, edhe pse sot ne moshėn 73 vjeēare, theksonte shtypi nė atė periudhė, ka rrėfyer se nuk e dinte shumė  pėr adhuruesit e saj shqiptar. Me humor, e pyetur mbi ndjesitė e para nė Shqipėri, ajo ėshtė pėrgjigjur:

“Bėka shume vape. Nuk e dija qe kisha kaq shume adhurues”. E ndjekur pėrsėri nga grupi i adhuruesve, Kardinale ėshtė ngjitur me pas nė skenėn e teatrit “Aleksandėr Moisiu”, ku edhe ėshtė vlerėsuar nga kryebashkiaku Vangjush Dako, me “ Pjatėn e Argjendė”.
 
Xhod Beja studim mbi kinematografinė dhe kulturen italiane ne Shqipėri ne vitet ‘30-‘40 tė shekullit kaluar
 Nė librin “Durrėsi dhe italianėt”, studiuesi Xhod Beja shkruan se nė mėnyrė paradoksale me realitetin e sotėm,  nė ato vite Durrėsi kishte dy kinema tė vjetra, “Savoia” dhe “Gloria”, por krahas tyre u hapėn me shpejtėsi dhe katėr tė tjera: "Nacional", nė qendėr tė qytetit; "Duca D'Aosta", pranė shkollės "Gjergj Kastrioti"; "Simoncini" nė Shkozet dhe "Skėnderbeu" pranė ambulancės qendrore.

Ndėrsa kujton disa nga filmat mė tė mirė tė shfaqur gjatė asaj kohe si "Casta Diva", "Rigoletto", "Il ponte dei sospiri", "Toto" etj, Beja nuk lė pa pėrmendur faktin se kinematė kishin pėr mision edukimin e popullatės pėrmes propagandės, pasi filmat shoqėroheshin nga dokumentarėt "Luce" qė mundoheshin tė servirnin sukseset e reparteve tė ushtrisė fashiste.

Ndėrsa dhe sot e kėsaj dite brezi i tretė i durrsakėve tė vjetėr kujton me nostalgji muzikėn dhe filmat italianė tė viteve '30-40, komunikimi i vazhdueshėm me italianėt, qė jetonin nė Durrės dhe shkollimi nė Itali, lanė gjurmė edhe nė leksikologji.

Beja kujton se, nga influenca e gjuhės sė vendit fqinjė, nė atė kohė nisėn tė pėrdoreshin nė gjuhėn e pėrditshme mjaft fjalė si: arrivederci, ciao, burro fresco, aranciata, risotto etj; ndėrsa nė gjuhėn teknike hynė fjalė si: bulloni, dado, rondelle etj, tė cilat mbetėn pėrgjithmonė nė fjalorin e gjuhės shqipe.

Krahas kinemasė, nė ato vite, si pėr ēdo brez tė ri, muzika pėrbėnte njė nga elementėt kryesorė tė formimit kulturor tė durrsakėve. “Nė atė kohė shumė kėngė italiane si "Mamma, ti voglio bene", "Chitarra romana", "Violino zigano" etj apo kėngėtari italian Beniamino Gigli u bėnė shumė tė njohur.

Jehona e muzikės italiane ndihej mjaft nė Durrės e kjo falė altoparlantėve tė fuqishėm tė vendosur nė rrugėt e qytetit si dhe shumė kėngėtarėve italianė, qė kishin mbėrritur nė qytetin tonė e interpretonin nė kafene e taverna”,- shkruan Beja nė librin e tij. Megjithėse ka qenė i vogėl, ai nuk kishte si t’i harronte dy nga evenimentet e asaj kohe nė Durrės, mbėrritjen e cirkut dhe shfaqjen e dy operave nė ambient tė hapur.

Krahas dominimit tė fortė nė ēdo aspekt tė ekonomisė sė brishtė durrsake, italianėt angazhoheshin edhe pėr argėtimin e popullsisė. Kėshtu, nė ato vite, nė Durrės erdhi dhe u vendos njė cirk i madh lojrash, njė ngjarje kjo qė bėri shumė pėrshtypje dhe nuk mbeti pa u komentuar.

Ndėrkohė, siē kujton Beja nė ambjente tė hapura u shfaqėn dy opera mjaft tė famshme: "Traviata", tek sheshi pranė pishinės, ku luajtėn si figurantė shumė fėmijė durrsakė dhe "Aida" e Verdit, qė u luajt tek sheshi pranė Muzeut tė Dėshmorėve.
 
"Scarpe Grosse" filmi i Dino Falconit  mė 1940 nė kinemanė italiane hapur nė Durrės
 
Kuadėr nga kinokomedia "Scarpe Grosse" me aktorin e famshėm Amedeo Nazzari (nė mes), shfaqur nė kinemanė e ndėrtuar nga italianėt nė Durrės
 
Giulietta Masina me Amedeo Nazzari-n nė filmin “Le notti di Cabiria” (1957) i regjisorit Federico Fellini, fitues i “Oscar”-it pėr filmin e huaj mė tė mirė shfaqur dhe nė Shqipėri

amadeo nazzeri

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Deputetja 23 vjeēare Floida Kėrpaēi:S'​pres asgjė nga kjo qeveri
/UNESCO:Ndėrtimi nė Butrint u bė pa na konsultuar
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 16/10/2017, Viti VII - NR.244