Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:25 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Kulture Dhurata Hamzai
13 Nentor 2017 - 14:20 | përditesuar në 17:50
Anton Pashku, mjeshtri i penės
pėrkujtohet nė Bibliotekėn Kombėtare
Biblioteka Kombėtare e Shqipėrisė dhe Biblioteka Kombėtare e Kosovės “Pjetėr Bogdani”, me rastin e 80-vjetorit tė lindjes sė shkrimtarit Anton Pashku, zhvilluan kėtė tė martė nė mjediset e Bibliotekės Kombėtare nė Tiranė edicionin e dytė tė Konferencės Shkencore dhe Ekspozitės “Anton Pashku – shkrimtari”, me pjesėmarrjen e studiuesve dhe kritikėve nga Shqipėria e Kosova.

Edicioni i saj i parė u mbajt nė Prishtinė mė 17 maj tė po kėtij viti, duke rikthyer procesin e thelluar tė leximit e rileximit qė nevojitet pėr veprėn unike tė Pashkut. Kėto konferenca dhe ekspozita janė pjesė e aktiviteteve tė bashkėrenduara nė kuadėr tė bashkėpunimeve mes dy institucioneve tashmė prej vitesh.

Realizimi i ekspozitave, konferencave shkencore, bibliografive dhe botimeve tė pėrbashkėta pėr veprėn e De Radės, Kadaresė, Rugovės e Musine Kokalarit dhe sė fundmi kushtuar veprės sė ēmuar tė Anton Pashkut, na shtyjnė jo vetėm nė njė kremtim dhe pėrulje me nderim pėrpara veprės dhe kontributit tė tyre, por na kthejnė te vetėdija pėr njė moment tė ri dhe cilėsor reflektimi, njohjeje tė ndėrsjellė tė autorėve dhe tė personaliteteve tė jetės shpirtėrore tė kombit.

Ekspozita kushtuar Pashkut sjell pėr herė tė parė pėr publikun nė Shqipėri rrugėtimin e veprės sė tij pėrmes botimit tė shkrimeve tė para, botimeve tė sistemuara, raporteve qė vepra e tij ndėrtoi me kritikėn letrare nė bashkėkohėsinė e vet etj. Ajo sjell gjithashtu njė dokumentim shembullor tė faqeve tė shtypit tė kohės, lidhjeve tė rėndėsishme sa miqėsore aq edhe letrare e intelektuale tė autorit.
Anton Pashku ka lindur nė vitin 1937 dhe u largua nga jeta nė vitin 1995.

Qysh prej botimeve tė para mė 1955 pena e Anton Pashkut vijoi deri nė fund tė mbetej nga mė uniket dhe autentiket nė letėrsinė shqipe. Prozator e dramaturg, autor i i disa pėrmbledhjeve me tregime, i romanit tė mirėnjohur Oh dhe dramave Gof e Sinkopa, ai krijoi e botoi njė letėrsi me tipare tė forta moderne, me vėshtrime tė thella psikologjike, me pyetėsim tė pėrhershėm tė njerėzores nė kushtet e vetmisė dhe dashurimit, nė hetim tė identitares dhe mbijetesės kulturore nė kushtet e totalitarizmit e dhunės, si dhe me kėrkime formale qė e shpinin gjithmonė drejt krijimit tė pėrsosur.

Tregimet e tij antologjike si Nėn qarr po rrinte vasha, Floēka, Kulla, Si e pėrshkroi ėndrrėn e vet njeriu me kapelė, Dy fjalė pėr njė plak dhe librin e tij kushtuar tymit, Kėnaqėsitė e Megalopolisit, Anija e dehur, por edhe romani Oh – kulmim i shprehjes e strukturės moderne nė letrat shqipe, imponuan njė prag tė ri tė shkrimit tė prozės si pėr shkrimtarėt mė tė rinj ashtu edhe pėr mendimit kritik letar nė Kosovė. Dalėngadalė kjo gjė po ndodh edhe nė Shqipėri, ku mbas viteve ‘90 lexohet e studiohet edhe nė kurrikulat shkollore si njė autor i rėndėsishėm e i domosdoshėm.
anton pashku
anton pashku

Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Mediu: Pyetja ime pėr Bashėn pse opozita s'ėshtė nė sheshe?
Hyrja e Shqipėrisė nė BE mund tė shpėtojė Italinė nga dominimi gjerman
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 23/11/2017, VITI VII -NR.277