Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:14 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Kulture Nga IRVI HYKA*
16 Korrik 2012 - 17:12
Arkeologjia në Durrës:
barbarizëm, krim dhe heshtje
Në një ditë vere ku dielli shkëlqen dhe toka avullon nga i nxehti, si çdo i ri rrekem një ditë në internet për të kërkuar diçka mbi qytetin tim, Durrësin. I pasionuar pas historisë dhe arkeologjisë, e sidomos në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar, ky zell më është epuar maksimalisht: kërkova në YouTube dhe gjeta një material fantastik ku në emisionin Pasdite në Top Channel para më pak se dy vitesh ishte publikuar një reportazh i quajtur “Udhëtim në Durrës” ku pasqyrohej një gjetje e rrallë arkeologjike.

Përshkrimi
Ish lulishtja “1 Maj” në qytetin e Durrësit ishte shkatërruar për tu ndërtuar një seri pallatesh. Ajo pak hapësirë e gjelbër u sakrifikua për këtë kube betoni që dita ditës po na marrin frymën. Gjatë gërmimeve u zbulua një “lagje” e tërë antike, e paprekur dhe e ruajtur në gjendje shumë të mirë. Që sipas specialistit në reportazh datonte që nga kohët arkaike dhe kishin një larmi ndërtimtarie që përfshinte tre periudha antike. Një larmi banesash të përdorur nga etërit tanë të cilit ishin të pajisur me rrugë, puse dhe kanale uji, të cilët i shërbenin paraardhësve tanë. Kjo mrekulli në mesë të Durrësit, si një mirazh i një kohe të shkuar kishte dalë në dritë. Një ngjarje kjo e jashtëzakonshme, por jo vetëm për arkeologjinë shqiptare, por edhe për atë Evropiane. Një Butrint, Pompei i ri ishte zbuluar në qendër të Durrësit.

Zbulimi
durres arkeologjiaFill pas “zbulimit” si tip kureshtar që jam nisem me aparatin fotografik tërë ëndje për të kapluar disa çaste bashkë me Pompein e Durrësit, siç unë e mbiquajta aureolën antike që kisha parë në internet. Terreni ish lulishtes ishte akoma i rrethuar rënd, që nga koha kur është filluar së ndërtuari ky kompleks pallatesh, që asnjë shikues të mos ta shihte, i rashë tej e për tej rrethimit dhe në të vërtet u çudita pasi për herë të parë shihja që respektoheshin në mënyrë kaq rigoroze rrethimit dhe siguria teknike në ndërtim, gjë kjo jo e zakontë për vendin tonë!

Sot

durres arkeologjia

durres arkeologjia

durres arkeologjia

Endem si pelegrin dhe befas gjeta një hapësirë pas së cilës do të vrojtoja “Pompein e qytetit tim”. Në fillim besova se gjithçka që shishja përreth të ishte thjesht një iluzion që dielli kryelartë ma provokonte. Mendova se më kishe kapluar sëmundja e çuditshme e Mërsoit të Kamy. Mendova që sytë e mi i kishte goditur miopia, por jo ajo që shihja ishte ajo që kurrë nuk e prisja. Lagja arkeologjike befas ishte zhdukur plotësisht. Gjithë terreni ishte gatitur mirë që edhe në atë zonë pallatet kryelarta të ndërtoheshin. Edhe ato dy gurë të lënë në qendër ishin puthitur e betonuar mirë për të treguar që aty nuk ka pasur asgjë, thjeshtë dy mure. Një lagje e tërë me banesa të përdorura nga etërit tanë ishte zhdukur.

Quo vadis?
Ku është Pompei im i bukur? Lind natyrshëm pyetja, e cila nuk duhet të mbetet retorike. Pushtetmbajtësit janë ata të cilët kanë përgjegjësi të përgjigjen dhe duhet të përgjigjen pasi ata janë shërbëtorët tanë, paguhen me taksat tona dhe fundja kjo është detyra e tyre. Asgjë nuk ndodh në Durrës e kudo, ne shqiptarët me një epsh të paparë që na ka mbërthyer për tu pasuruar e për të përvetësuar i jemi turrur pa mëshirë gjithçkaje që na ka dalë përpara detit, fushave, maleve, pemëve dhe monumente, të cilat janë përdhunuar thjeshtë edhe vetëm për të kënaqur lakminë tonë. Jemi bërë të gjithë si Xha Gorioi i Balzakut. Gllabërojmë ku të mundim pasuri të luajtshme e të paluajtshme duke mos menduar që jeta kaq e shkurtër po na ikën, kështu pa kuptuar, duke përvetësuar dhe jo duke shijuar atë.
Fajtorë! Të gjithë jemi nga pak, që shohim çdo ditë se ç’bëhet dhe nuk reagojmë. Në Durrës, por jo vetëm aty, është shkelur çdo cak ndaj pasurisë së papërsëritshme kombëtare. Ku pushteti vrastar i qeverisë qendrore e vendore i PD-së dhe PS-së kinse të ndarë në retorikën e përditshme të kafeneve të Tiranës zyrtare bashkohet për të shkatërruar e për të grabitur. Pse jo? Fajtorët e vërtetë të kësaj katrahure kanë edhe emër dhe doemos duhen përmendur. Kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe drejtori i Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës të Durrësit janë ata fajtorët kryesor që një ansambël i tërë arkeologjik është zhdukur. Janë ata me firmat e tyre, të cilët kanë lejuar këtë terror ndaj historisë tonë kombëtare, pikërisht në këtë 100 vjetor. E si të tillë duhet që me një përbuzje të shkarkohen e të dënohen.

Ç’bëhet me monumente? Askush nuk e di. Kjo të lenë të mendosh se hidhen a groposen diku larg. Pse jo edhe mund të shiten diku a ku ta di?
durres arkeologjiaNjë rast tjetër flagrant është ai betonimit të murit antik. Në foto duket muri i kalasë së Durrësit, e cila rrethon qytetin antik. Muri është ndërtuar nga perandori i Bizantit, Anastas Durrsaku, dhe është përforcuar më pas nga venecianët dhe otomanët. Bashkia e Durrësit dhe Drejtoria Monumenteve të Kulturës Durrës kanë dhënë leje që mbi murin antik, që ndodhet në krahun e djathtë të portës së portit, pra në sheshin "Dom Nikoll Kaçorri", të ndërtohet një pallat i madh shumëkatësh. Nga njëra anë muri është puthitur me betonin e pallatit dhe nga ana tjetër është lënë diçka më pak se gjysmë metër hapësirë për të vazhduar pallati. Tani se kush ka të drejtë pronësie mbi murin antik qindravjeçar në Shqipëri, ku gjithçka po legalizohet dhe privatizohet, këtë nuk e di! Shikoni se ç'krim!
Po gjitonët tanë?
Italianët e kanë të ardhurën kryesore të prodhimit kombëtar bruto turizmin kulturor nga ata që shpesh ne i quam gurë.
Grekët po ashtu dhe i ruajnë si sytë e ballit monumentet e tyre. Mjafton të shikosh muzeun e ri në Athinë, pranë akropolit dhe të bindesh për këtë.
Serbët kaherë i mbrojnë kishat e monumentet e tyre dhe që shpesh gjatë historisë me anë të tyre të përligjin masakrat dhe gjenocidet që kanë bërë. Jo vetëm të tyret, por mundohen të përvetësojnë edhe figurat tona historike si perandori romak me origjinë ilire, Kostandini i Madh, për të cilin do të bëjnë edhe një film në Hollywood.
Sllavët e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë po e shpikin historinë e tyre. Një histori e paqenë që me projektin Shkupi 2014 po mundohen ta gënjejnë botën mbarë se kinse janë pasardhësit e Lekës së Madh.
Turizëm, por me çfarë do ta bëjnë këtë turizëm? Turisti nuk niset për të parë betonet apo shkatërrimin e degradimin e një ambientit ku plehrat hidhen kuturu e të monumenteve që mallkojnë ditën kur ato u zbuluan. Nuk niset turisti për të parë se monumente në mos të prishur a të piksur për tu prishur lihen në mëshirë të fatit e se si ne shqiptarët vet shkatërrojmë historinë tonë. E flasim nga mëngjesi në mbrëmje për booom-e turistike! Turistë për qeverinë tonë janë ata njerëz që kthehen nga halli për të parë nënë e babë, ata shqiptarë të Kosovës e IRJM-së për ç’mallosje patriotike, të cilët që të dy janë të përkohshëm.
Patriotizëm! Dëgjohen kudo thirrje patriotike sa herë që ka ndonjë ndeshje a 28 nëntor. Kujtohemi se jemi shqiptarë e se kinse jem krenarë për këtë e sidomos në 100 vjetor. Për çfarë të jemi krenar? Për grykësinë e babëzinë tonë, apo se dimë të flemë gjuhë si ariu dhe të mos shohim se ç’po i bëjnë vendit. Për monumente që shkatërrojmë, për pyjet si Lura që presim, për skamjen e mjerimin. Flasim për Shqipëri Etnike! Për çfarë e duam këtë Shqipëri Etnike që ti bëjmë Gumenciës atë që i bëjmë Sarandës, që ti bëjmë Ulqinit atë që bëjmë Shkodrës, ti bëjmë Shën Naumit atë që i bëjmë kishave në Korçë e Berat, ti bëjmë kalasë së Shkupit atë që i bëjmë mureve të kalasë së Durrësit. Kurrë! Unë nuk e dua të këtillë Shqipëri Etnike.
E ç’të thuash për ne, që Krujës, kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve, po i vejmë dinamitin e i po bëjmë atë që Mehmet Fatihu ëndërronte, që Butrintin ja lamë do rumunëve ti ngulnin gozhda e panele, që ikonostasi ynë të degdiset në Greqi e që pikturat e Onufrit e të vëllezërve Zografi të harlisin kishat e grekëve, që gjithçka e bukur që kemi ta shkatërrojmë.
Kush jemi ne? Shqiptarët, trashëgimtarët e pellazgeve, ilirëve dhe arbërve. E ç’ë pastaj! Duke shkatërruar dëshmitë, pra monumente do vij një ditë që as këtë trashëgimi nuk do mundemi ta provojmë. Gjitonët tanë, kaq të dashur me ne sidomos këto 100 vitet e fundit do ti lind ideja që të lipsemi nga ajo Albania në Kaukaz. E mirë do na i bëjnë.
Gjuha e urrejtjes nuk i bën nder një të riu. Po ç’të bëj ka kohë që ulërij dhe askush nuk më dëgjon. Nuk është liria ajo që më mungon, por dikush që të më dëgjoj. Liri publike, është ajo që na mungon të gjithëve, e krenohemi për një liri personal. Ndonëse për të bërë edhe këto foto, më është dashur jo pak ta kapërcej veten dhe eventualisht frikën që të mbërthen. Frikë nga kush? Ja nga ata që kanë bërë këto masakra, nga ajo klikë mafiozësh, barbarësh e terroristësh që ne çdo katër vite turremi ti japim votën, që kanë mbyllur sytë e veshët e një qyteti, e një kombi të tërë, por jo të miat. E si me dhimbje më vjen ndërmend një nga poezitë e Migjenit që shkruan: "Liri! - Po, liri dhe gaforrja gëzon, por gaforre asht! Liri, ku plagosi ndërgjegje gjallon, jo, lini nuk asht!".
Media ashtu si edhe politikanët, gazetarët janë po aq fajtorë. Ata që merren e llomotisin çdo ditë historia me president, që llogarinë se sa kafe dhe me kë i piu Arvizuja... turp për besë. As në vendet e Afrikë ish koloniale nuk merret kush se me kë piu kafen ambasadori i Francës a i Mbretërisë së Bashkuar. Kjo media që ka degraduar deri në skaj, pak merret me problemet e vërteta. Janë kthyer në një mjet propagande më keq se Joseph Goebbels që mundohem çdo ditë të na indoktrinojnë me përralla politike të ditës dhe i shërbejnë me nder kryetarit të forcës së tyre politike.
Ku janë shoqëria civile, studiuesit, arkeologët e historianët? Merren e shkruaj libra për këto monumente që po zhduken! As gjysmë fjale nuk është thënë për masakrën e ish lulishtes “1 Maj”. I është mbajtur e fshehtë çdokujt. As Forumi për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturë i Artan Lames e as MTKRS. As pozita e as opozita. Për këtë masakër kanë heshtur të gjithë. Heshtje, kur në natën pisë të errët skavatorët vranë historinë tonë.
Vrasja seriale në Durrës vazhdon dhe nuk fillon e mbaron me barbarinë në ish lulishten “1 Maj”, monumenti antik i cili ndodhej në zonën e hyrjes së Durrësit, në të cilin është rindërtuar hyrje e qytetit është zhdukur. Muzeu arkeologjikë kaherë është i mbyllur për qytetarët me një rikonstruktim që nuk dihet se kur fillon e kur mbaron, muzeu etnografik ose shtëpia Aleksandër Moisiut në degradim total. Në kalanë e Rodonit që po e përpinë deti dhe e kanë mbuluar mbeturinat që sjell lumi Ishëm. Torra veneciane që është kthyer në kafene. Vila mbretërore, e cila është ndërtuar me një kredi të marr nga shteti shqiptar shtetit italian, andaj prone e shtetit iu është dhënë asaj të ashtuquajtur familje mbretërore. Hamami mesjetar që është mbërthyer nga bari, por më shumë nga harresa. Kisha e Shën Mehillit dhe mozaiku në Arapaj do të duan për ironi një mision tjetër arkeologjikë për t’i ri zbuluar, pasi bari dhe dheu kanë mbuluar muret dhe mozaikun nga më të mëdhenjtë në Ballkan, i cili është mbuluar me plasmanë dhe rërë nga sipër sepse nuk ka asnjeri që kujdeset për to.
Me arkeologjinë kemi bërë barbarizëm, krim dhe kemi heshtur. Pavarësisht fajtorëve, kjo gjë nuk na nderon të gjithëve që shohim çdo ditë se çfarë bëhet dhe jemi katandisur në një shoqëri që fle, miope dhe në ataraksi, siç thoshin një herë motit filozofët grekë. Një shoqëri e tillë është e destinuar të vdesë, në mos ka vdekur.

*Shkrim i dërguar përmes platformës "Raportoni JU".

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Em Trashegimia jone kulturore nuk mund te mbrohet nga anti shqiptaret qe ne kemi zgjedhur per te na drejtuar te cilet jane te verbuar nga deshira per te vjedhur dhe zhvatur sa me shume nga kjo toke dhe nga ky popull i cili fatkeqesisht tashme ka humbur shume nga identiteti I Tij.
avatar
Anonim
a po Prokuroria.........?
avatar
Anonim
Agush cdo gje eshte ne shitje..
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/07/2017, Viti VII - NR.170