Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 08:24 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Kulture
12 Tetor 2017 - 14:06 | përditesuar në 16:51
‘Butrinti’,Forumi i Trashėgimisė
reagon ashpėr ndaj Kumbaros
Forumi pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore ka kritikuar ashpėr ministren e Kulturės, Mirela Kumbaro, nė lidhje me skandalin nė Butrint. Forumi i Trashėgimisė ka risjellė nė vėmendje diskutimin maratonė tė ditės sė djeshme nė Komisionin e Medias, ku ministrja Mirela Kumbaro, e thirrur pėr tė dėshmuar mbi ndėrtimin e lokalit brenda zonės historike tė kulturės shqiptare, u pėrball me kritika tė ashpra edhe nga vetė deputetėt socialistė. Forumi i drejtohet ministres, duke i thėnė se nė Butrint po ngrihet njė bar-kafe private dhe kėtė e provon edhe projekti i IMK i publikuar nga vetė stafi i Kumbaros.

Sipas kėtij forumi mjaft tė rėndėsishėm tė mbrojtjes sė trashėgimisė kulturore, objekti ekzistues ka njė sipėrfaqe prej 64 metra katrorė, ndėrkohė qė dy shtesat e reja zėnėn rreth 157 metra katror tė parkut, pra “rehabilitimi” zė dy herė mė shumė truall se vetė ndėrtesa ekzistuese. 

Mė tej, Forumi i Trashėgimisė Kulturore dėnon me ashpėri dhe pengimin e gazetarit tė Report Tv pėr t’u futur nė ambientet e Butrintit, dy ditė mė parė, duke kritikuar hapur ministren Kumbaro, qė pėrdori si justifikim Nenin 16, pika 2 tė ligjit tė Trashėgimisė, i cili thekson: “Fotografimi, filmimi ose regjistrimi kompjuterik dhe publikimi i objekteve te trashëgimisë kulturore, te ekspozuara ne muzetë vendore, behet pasi te jete marre autorizim nga institucioni shtetëror, ne varësi te te cilit është muzeu. Për objekte te tilla, te ekspozuara ne muzetë kombëtare, leja miratohet nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinise dhe Sporteve.”  

Postimi i plotė i Forumit tė Trashėgimisė Kulturore:
Pas pesė orėsh diskutime nė komisionin parlamentar, ku ministrja Kumbaro u vendos nėn kritika edhe nga vetė deputetėt socialistė pėr skandalin e ndėrtimit nė Butrintit, duhet theksuar edhe njėherė se ky ndėrtim nuk ėshtė i paligjshėm. Nėse do tė ishte i tillė, do tė akuzonim tė gjithė sot firmėn private. Ndėrtimi nė Butrint ėshtė ligjėruar, licensuar dhe ka mbrojtjen e plotė tė ministrisė sė Kulturės, e cila ka pėrgatitur ligjin, udhėzimet dhe ėshtė vetė firmosėse e tė gjitha lejeve tė dhėna. Pėr kėtė qėllim, Forumi dhe tė gjithė zėrat publikė po kritikon Kumbaron dhe konceptin e saj pėr zhvillimin e parkut tė Butrintit. 

Mė poshtė disa pika nė vijim tė seancės sė djeshme dhe dokumenteve tė publikuara:
1. Ministrja pranoi se nuk ka pėrgatitur planin e menaxhimit tė parkut tė Butrintit, sepse sipas saj nuk ka patur kohė. Qė kėtu zbulohet nxitimi i saj pėr tė dhėnė njė leje pėr biznes privat, me afat disavjecar, ndėrkohė qė nė planin e menaxhimit mund tė propozohet njė zgjidhje tjetėr. Kjo i ngjan lejeve abuzive pėr ndėrtime qė dhanė pėr 20 vite kryetarėt e bashkive, pa patur njė plan rregullues tė qyteteve. Katrahurėn urbanistike e vuajmė tė gjithė sot.

2. Ndėrtimi i ri qė po ngrihet rreth 50 larg larg teatrit antik (apo amfiteatrit siē e quan Kumbaro) ėshtė njė bar-kafe private. Kėtė e provon edhe projekti i IMK i publikuar dje nga vetė stafi i Kumbaros “Coffee bar service point”. Ministrja nuk iu pėrgjigj argumentit tė arkeologėve se pėrse kjo kafe nuk ndėrtohet jashtė zonės arkeologjike, ku mund tė evitohen dėmtimet ndaj sitit. (Figura 1)

3. Ligji i trashėgimisė, nė nenin 30, pika 3 thekson se “Në zonat arkeologjike “A” është e ndaluar çdo lloj ndërhyrjeje me karakter ndërtimor”. Justifikimi i ministrisė ėshtė se nuk po ndėrtohet objekt i ri, por vetėm rehabilitohet ndėrtesa ekzistuese e vjetėr. Dokumentet e oficerit tė policisė gjyqėsore qė ka bllokuar punimet mė datė 2 tetor, dėshmojnė se objekti ekzistues (shtėpia e arkeologėve) ka njė sipėrfaqe prej 64 metra katrorė, ndėrkohė qė dy shtesat e reja zėnė rreth157 metra katrorė tė parkut. Pra, “rehabilitimi” zė dy herė mė shumė truall se vetė ndėrtesa ekzistuese.

4. U justifikua qė ndėrtimi i ri nuk prek nėntokėn dhe bėhet fjalė pėr “beton tė varfėruar”. Projekti i IMK vėrteton atė qė shikojmė tė gjithė me sy, ėshtė gėrmuar njė themel me beton prej 30 cm dhe ėshtė vendosur gjithashtu njė shtresė hekuri. Ministres i duhet shpjeguar qė ēdo objekt qė ka beton dhe hekur quhet ndėrtim, pavarėsisht prapashtesės “i pėrkohshėm”. Mė poshtė edhe pėrkufizimi i ndėrtimit nė ligjin Nr. 107/2014, Pėr Planifikimin dhe zhvillimin e Territorit: “Ndërtim” është çdo objekt që ndërtohet ose instalohet në territor, me vendosje të palëvizhme apo të përkoshme, dhe që zhvillohet nën dhe/ose mbi tokë.” (Figura 2)

5. Justifikimi se ndėrtimi i kafes private nuk prek murin antik ėshtė njė gėnjeshtėr tjetėr. Vetė leja e dhėnė nga ministria e Kulturės dhe IMK e titullojnė punimin: “Rehabilitimi dhe ndėrtimi i pikave tė shėrbimit te muri antik”. Projekti dėshmon se ndėrtimi i ri modern me bazament betoni po prek murin antik nė pjesėn anėsore tė godinės ekzistuese tė arkeologėve. Edhe fakti i Kumbaros qė kjo godinė e ka mbuluar murin antik nga syri i vizitorėve gjatė 70 viteve tė fundit sepse ėshtė ndėrtuar nė periudhėn e diktaturės, nuk e zhbėn pėrgjegjėsinė e saj pėr tė mbuluar edhe atė pak pjesė qė ka mbetur nga muri. Me kėtė logjikė, ministri i rradhės i Kulturės, do tė shtojė sipėrfaqen e kafeve dhe restoranteve nė park, sepse e para qė e bėri kėtė ishte Mirela Kumbaro. (Figura 3)

6. Pėrsa i pėrket akuzės pėr pengimin e gazetarėve qė tė hyjnė nė ambjentet e Butrintit, Kumbaro pėrdori si justifikim Nenin 16, pika 2 tė ligjit tė Trashėgimisė, i cili thekson: “Fotografimi, filmimi ose regjistrimi kompjuterik dhe publikimi i objekteve te trashëgimisë kulturore, te ekspozuara ne muzetë vendore, behet pasi te jete marre autorizim nga institucioni shtetëror, ne varësi te te cilit është muzeu. Për objekte te tilla, te ekspozuara ne muzetë kombëtare, leja miratohet nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinise dhe Sporteve.”

Pra leja me sms qė jep Kumbaro pėr BBC apo mediat e tjera, ėshtė vetėm pėr objektet qė mund tė filmohen nė muzetė kombėtarė dhe nuk kufizon filmimin e parkut nė tėrėsi. Edhe ky kufizim ka pėr qėllim evitimin e falsifikimit tė objekteve tė trashėgimisė apo dėmtimit tė tyre nga blicet. Aktualisht, ēdo turist qė hyn nė Butrint ka njė kamera nė celularin e tij apo njė kamera private dhe me kėtė logjikė, duhet t’i dėrgojnė tė gjithė sms Kumbaros qė tė lejohen tė hyjnė nė Butrint. Deputetėt e komisionit tė medias, tė kenė kujdes qė tė evitojnė pėrsėritjen e kėtij neni qė keqpėrdoret nga ministrja pėr tė shkelur tė drejtėn e informimit, nė momentin qė do tė sillet pėr diskutim projektligji i ri i Trashėgimisė.

forumi reagim

(Postimi nė Facebook i Forumit tė Trashėgimisė Kulturore)

Redaksia Online
D.Ē./Shqiptarja.com

9 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Emigranti Mire thote ministrja,beton me hekur quhet I varfer, po te ishte flori quhet I pasur!
avatar
Anonim
ss4 I kthyen ne kafe e qofte e orgjira keta turqit qe flasin shqip... Paskan qene te etur per poshtersira e para keto mut zorraxhinjsh, e pastaj ja vene fajin Enverit (se Komunizmit ti vine anes keto hale)... Ai pak ju paska bere... ...
avatar
Anonim
xXx Ju flisni ne artikull per koncept.Cfare koncepti mund te kete nje cope mishi me dy sy sic eshte Kumbaro.Te shkretet shqipetare per nivelin zero te klases politike...
avatar
Anonim
Kafe gjithe veprat historike Ministre e paafte dhe e korruptuar.Zhduku sa nuk e ke ber kafe te gjitha kalate dhe cdo gje tjeter historike,
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Reforma nė Akademi, Gjinushi pėr Report Tv: Unė, rol katalizatori
Duma: PD po konsultohet pėr kandidatėt pėr kryebashkiakė
Gazidede, zbulohet lidhja sekrete me Sigurimin qė 1991
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/02/2018, VITI VIII- NR.44