Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 02:32 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Kulture NGA ROVENA RROZHANI
29 Mars 2013 - 01:55
Dastid Miluka: Dashuria duhet
tė shndėrrohet nė stil jetese
TIRANE - Brukseli nuk ėshtė vetėm njė burim kumtesh politike. Nė kryeqytetin e politikės europiane, janė shkartisur kultura dhe kombėsi, jetė dhe vepra tė cilat nuk vijnė me kaq jehonė sa mesazhet politike. Nė galerinė XXL, ku janė ekspozuar punime tė artistėve tė njohur si Alechinsky, Soto, Cesar, Arman apo punime dhe grafika tė kineastit tė shquar amerikan David Lynch, ėshtė hapur kėto ditė njė ekspozitė e tre piktorėve, njėri syresh shqiptar.

Ėshtė Dastid Miluka, piktori i ri, qė jeton dhe krijon larg vendit tė tij ashtu si dhe shumė artistė tė tjerė shqiptarė. Ekspozita e organizuar nga galeria nė bashkėpunim me fondacionin Artmagna nė Bruksel ishte planifikuar njė vit mė parė ashtu siē e kėrkon axhenda kulturore dhe nė tė Dastid prezantohet vetėm me punime bardhė e zi.

Njėra anė e krijimtarisė sė tij, sepse pjesa tjetėr e punėve tė tij janė tė mbushura plot ngjyra tė qarta dhe kontrastuese, forma dhe koncepte qė zbulojnė formimin kulturor tė artistit, por pėrtej tė gjitha hamendėsimeve pėr rrymat e ndryshme qė kryqėzohen brenda telajos sė tij, ka njė fill tė pangatėrrueshėm, ėshtė stili i tij, ėshtė ndjesia, fantazia dhe emocioni i ngjizur sipas Dastid Milukės.

«Pėrsa i pėrket tematikės, kėtu vij me kompozime qė kanė nė qendėr peisazhe urbane apo personazhe imagjinare »- shpjegon Dastid «Janė punime nėpėrmjet tė cilave komunikoj nė njė gjuhė narrative dhe ajo ē’ka pėrftohet duke i parė kėto krijime ėshtė njė ndjesi qė duket sikur tė ēon nė njė udhėtim ndėrmjet njė realiteti tė shkuar dhe njė tė tashme tė mbetur statike nė kohė, e kjo pėr tė lejuar imagjinimin e situatave tė ndryshme  tė vendosura nė tė ardhmen.

Po ashtu, nė punimet e tjera, mund tė vihen re personazhe tė cilėt bėhen pjesė pikėrisht e kėtyre peisazheve urbane. Janė personazhe me karaktere tė dyzuar e qė mundohen tė ruajnė njė lloj ekuilibri midis elementeve tė ndryshėm nė subjekt dhe nė formė.

I tėrė koncepti ka tė bėjė me njė lloj dileme qė ne si qenie njerėzore kemi apo ndiejmė nė rrugėtimin tonė drejt tė ardhmes. Ka nota nostalgjike tė cilat nėpėrmjet gjuhės figurative krijojnė mundėsi reflektuese mbi idenė e asaj se ēfarė ne, si qenie njerėzore,kemi qenė, jemi dhe drejt ēfare tė ardhmeje po shkojmė.

Nė punimet e mia, mund tė haset jo rrallė njė paraqitje e elementeve tė kundėrt, tė vendosur nė momente apo gjendje tė ndryshme, nė njė hapėsirė kohore tė papėrcaktuar. Shpesh pėrdor nė to dhe nota humori apo ironie dhe kjo pikėrisht pėr tė zbutur ndoshta dhe njė anė disi fort tė kontrastuar qė i karakterizon nė pėrgjithėsi punimet nė bardhė e zi.

Kjo mė shėrben dhe nė vendosjen e njė lloj ekuilibri ndėrmjet kėtyre elementeve tė kundėrt. Si pėrfundim mund tė them qė krijimet e mia nė kėtė ekspozitė vijnė si njė pyetje dhe njė reflektim mbi realitetin social tė cilin ne pėrjetojmė ».

Duke parė faqen tuaj nė facebook, hasa nė konceptin tuaj pėr artin, politikėn dhe dashurinė. Ju mendoni se arti mund (apo duhet) tė shndėrrohet nė njė stil jetese ashtu sic ėshtė bėrė politika sot.

Refleksionet mbi Artin, Politikėn ashtu si dhe Filozofinė apo Religjionin, si koncepte, mėnyrat se si kėto bashkėveprojnė apo mund tė kundėrshtojnė njėra-tjetrėn, janė tema qė mė ngacmojnė dhe pėr mua janė tepėr tė rėndėsishme, ashtu siē mund tė jenė tė tilla pėr ēdo krijues.

Ajo ēfarė pėr mua ėshtė mė e rėndėsishme dhe qė mbetet thelbi dhe nė krijim ėshtė koncepti mbi dashurinė. Eshtė Dashuria elementi kryesor qė vė nė lėvizje ēdo gjė nė jetė. Nė mungesė tė saj asgjė nuk funksionon siē duhet. Njė krijim i bėrė me dashuri ėshtė gjithmonė dhe mė tepėr komunikues pasi flet me gjuhėn e ndjenjės.

Eshtė kjo ndjenjė, nė plot kuptimin e saj, e cila vjen dhe  jep inspirim nė art ashtu siē mund tė bėhet dhe shtysė e fuqishme nė momente delikate qė mund tė hasim nė jetė. Mė thjesht do tė thoja, apo do tė doja, qė dashuria tė ishte mė nė qendėr tė ekzistencės tonė dhe tė shndėrrohej nė stil jetese pėr tė gjithė ne. Ndoshta jeta do ishte mė ndryshe nė kuptimin mė pozitiv tė saj.

Si mund tė realizohet ky stil jetese?
Eshtė e thjeshtė. Duhet vetėm tė mėsojmė tė duam sa mė shumė. Tė duam njėri-tjetrin dhe ēdo gjė tė bukur qė na rrethon. Ne humbasim shumė kohė me probleme tė pėrditshme qė nė shumė raste mund tė jenė dhe tė kota e ndėrkohė harrojmė qė jeta jetohet vetėm njė herė dhe se ajo ikėn shpejt. Mungesa e dashurisė na bėn t’i largohemi mė tepėr njėri-tjetrit. Dashuria na afron dhe na bėn mė tė mirė.

Ajo ēfarė unė them ėshtė ajo qė artistė tė ndryshėm nėpėrmjet artit tė tyre e kanė thėnė gjithmonė dhe vlerėsoj nė kėtė rast qė roli i artit ėshtė i rėndėsishėm qė nėpėrmjet gjuhės sė tij t’i bėj njerėzit tė reflektojnė dhe tė bėhen me koshient pėr ēfarė e si kjo jetė qė na ėshtė dhuruar tė mund tė jetohet mė mirė, pikėrisht duke pasur mė tepėr dashuri dhe duke e kthyer atė nė stil tė jetuari.

Ėshtė e pranishme politika nė artin tuaj?
Deri tani mendoj se arti im ka qenė mė tepėr i influencuar nga zhanret e tjera artistike, si muzika apo letėrsia, ndaj dhe krijimet e mia i pėrkasin me tepėr njė profili ėndėrrimtar apo lirik. Personalisht, nuk kam preferuar, deri tani, ta pėrfshij shumė politikėn nė krijimtarinė time, dhe kjo pėr arsyen e thjeshtė, sepse nuk e kam pasur shumė nė vėmendje pėrkthimin e saj nė imazh.

Megjithėse nė njė tė ardhme nuk ėshtė sė pėrjashtoj kėtė mundėsi ashtu siē nuk pėrjashtoj asnjė ngacmim qė mund tė shndėrrohet ne inspirim pėr tė krijuar punė tė reja. Faktikisht, ngacmime tė nisura nga ide nė lidhje me zhvillime tė caktuara socio-politike kam pasur nė disa raste, megjithse kėto tė pakta. Shembull ėshtė pikėrisht rasti i njė punimi qė ishte paraqitur nė ekspozitėn e fundit.

Punimi titullohet «Belgian Chocolate» dhe kėtu, nėpėrmjet simbolikės  figurative qė kam pėrdorur, mund tė shikohet dhe ajo ē’ka karakterizon aktualisht realitetin socio-politik belg, ku shkurtimisht mund tė them qė ka pasur njė konflikt ndėrmjet 2 komuniteteve mė tė mėdha, atij Flamand dhe Valon.

Ajo qė sjell nė kėtė punim ėshtė njė pėrqafim simbolik i tyre pėr tė ruajtur idenė dhe konceptin e njė bashkėjetese nė vazhdimėsi. Pra, absolutisht nuk e pėrjashtoj faktin qė dhe nė tė ardhmen tė ketė tė tjera krijime mbi realitete tė caktuara politike, megjithėse pėr momentin nuk janė pjesė e preferencės time. Gjithsesi, mė pėlqen kur opsionet mbeten tė hapura.

Jetoni nė qytetin qė pėr shqiptarėt ėshtė shndėrruar nė burim kumtesh politike. Po jeta artistike si ėshtė atje?
Dihet qė Brukseli ėshtė qyteti apo kryeqyteti i politikės europiane por dhe jeta artistike ėshtė po aq e gjallė dhe e shumėllojshme. Aktivitetet artistike janė tė shumta dhe vetėm po tė shikosh axhendėn e programuar tė ēdo muaji e kupton sa e mbushur ėshtė jeta artistike.

Duhet tė mbash shėnim apo tė bėsh seleksionime pėr tė pasur mundėsi tė ndjekėsh ato aktivitete artistike qė janė mė tepėr tė preferuara apo qė janė mė pranė interesave personale, pasi tė gjitha aktivitetet nuk ka mundėsi qė tė ndiqen. Kjo shumėllojshmėri vjen dhe ngaqė Brukseli ėshtė njė qytet multikultural dhe kjo ėshtė njė tjetėr pasuri qė ky qytet mbart nė vetvete.

Kultura tė ndryshme nga pothuaj tė gjitha vendet e botės janė tė pranishme dhe kėto komunikojnė e shkėmbejnė me njėra-tjetrėn. Pra kėtu gjenden tė dyja realitetet, ai i institucioneve apo politikės nė njėrėn anė dhe realiteti i artit dhe i kulturės nė anėn tjetėr. Si krijues e shoh gjithashtu tepėr inspirues kėtė imazh tė Brukselit.

Jeni takuar sė fundmi me shkrimtarin Ismail Kadare…
Pėr mua ishte njė takim i mrekullueshem dhe do ngelet si i tillė gjithmonė nė mendjen time. Ismail Kadare ėshtė njė nga intelektualėt mė tė mėdhenj qė Shqipėria, pėr fat tė mirė, ende ka. Eshtė gjithashtu vėrtet pėr tė ardhur keq qė ende ka njerėz qė nuk arrijnė, apo qėllimisht nuk duan tė kuptojne sesa i rėndėsishėm ėshtė Kadare jo vetėm pėr letėrsinė, por dhe pėr tė gjithė faktorin shqiptar, brenda dhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė.

“Mosmarrėveshja. Shqipėria pėrballė vetvetes” titullohet romani qė Kadare prezantoi nė Bruksel nė njė takim me shqiptarėt e diasporės. Mendoj se ky ėshtė njė libėr qė ēdo shqiptar duhet ta lexojė dhe ta analizojė. Vlerėsoj qė ky roman vjen si njė portret i realiteteve shqiptare tė vendosura pėrballė pasqyrės tė sė vėrtetės.

Ka njė gjuhė tė thellė ky libėr dhe tė bėn tė reflektosh mbi atė se ēfarė na bėn ne shqiptarėve tė ndryshėm apo tė njėjtė me popujt e tjerė e pėr mė tepėr hap rrugė drejt njohjes mė mirė tė vetes.

Kadare shprehet se nuk merr pėrsipėr tė japė mesazhe, por mendoj se pėr tė thithur esencėn dhe pikėrisht pėr ta kuptuar mirė duhet qė ky roman tė lexohet nė fjalė dhe mė tepėr tė lexohet dhe kuptohet nė mes tė linjave tė fjalėve.

Pėrveē tė tjerave, mendoj se ne si shqiptarė do tė jemi mė tė mirė, mė kreativė dhe do tė ecim mė shpejt pėrpara pikėrisht kur tė njohim mė mirė veten, pasi kėshtu do dimė se si te vetrespektohemi dhe mė pas se si tė respektojmė tė tjerėt. Pėrfundimisht, mund tė them qė takimi me tė ishte i  shkurtėr nė kohė, por kur je pranė njerėzve tė tillė ėshtė pikėrisht koha ajo qė e humb kuptimin e saj.

Ajo qė shquhet nė krijimtarinė tuaj ėshtė njė raport mes vizatimit dhe pikturės e pėr pasojė mes dritėhijes dhe ngjyrave tė forta, tė qarta plot kontraste. Tė dyja tok nė ekspozita…
Sigurisht qė lidhja ndėrmjet vizatimit dhe pikturės ėshtė e madhe dhe e pashmangshme. Pėr mua vizatimi ėshtė baza ku dhe lind njė koncept artistik ndėrsa piktura e merr dhe e zhvillon pėr tė dhėnė dhe zgjidhje tė tjera nė varėsi tė paletės koloristike. P.sh, nėse njė vizatimi, tė konceptuar nė bardhė e zi ne do t’i shtonim sikur thjesht njė ngjyre, psh, njė tė kuqe, atėherė ēdo gjė qė kishte lidhje me punimin fillestar do tė ndryshojė e si rrjedhim vetė punimi do tė kėrkojė raporte tė reja.

Nė vazhdim, kjo lojė e re e ndėrtuar mbi raporte tė reja mund tė marrė zhvillime tė tjera dhe nė mėnyrė tė pashmangshme mund tė ēojė nė pėrfundime tė ndryshme. Kjo mund tė vazhdojė nė pafundėsi. Pėr mua kjo ėshtė e gjitha njė lojė emocionale ku nese luhet me gjithė zemėr bėn tė mundur lindje tė krijimeve tė mrekullueshme.

Femrat tuaja janė nudo dhe ndryshe nga koncepti tradicional

Pėrpiqem t’i shmangem deri diku klisheve tė femrės-engjėll e paraqitur nė versionin e asaj sesi ne i konceptojmė dhe i njohim imazhet tė paraqitura artistikisht tė engjėjve. Them artistikisht sepse janė pikėrisht artistėt ata qė e kanė krijuar vizualisht imazhin qė ne njohim.

Femra nė krijimet e mia ėshtė dhe vjen pikėrisht nė shėmbėllimin mė tė saktė tė asaj pjese njerėzore tė cilėn ne e njohim, ashtu siē ajo vjen dhe me pjesėn e saj tė panjohur. Ajo vjen me bukurinė trupore dhe mistikėn e qenies dhe tė krijimit.

Ajo ėshtė vetė krijimi dhe nė tė njėjtėn kohė ajo vetė ėshtė krijuese. Femra pėr mua ėshtė inspiruese me gjithēka qė ajo pėrmban nė brendi apo nė formė dhe me tėrė ekuilibrin qė ajo krijon nė tė gjithė kėtė qė ne quajmė jetė.
 
Portrete burrash flokėblu dhe mjekėrkuq, mosha tė ndryshme, por ngjyra tė njėjta thuajse… Ka njė domethėnie nė lidhje me gjininė?
Janė nė fakt elemente qė unė i pėrdor, nė kėtė rast, pėr tė dhėnė njė ide tė caktuar mbi personazhet. Kur flasim pėr flokė ngjyrė blu, sigurisht qė ne e dimė realisht nuk ekzistojnė flokė nė kėtė ngjyrė, por ka njė lloj simbolike qė pėrdoret dhe ku paraqitja e figurės mashkullore merr konotacione tė caktuara.

Pėr sqarim, ngjyra blu ėshtė ngjyra e qiellit, por ngjyra blu pėrdoret dhe kur duam tė pasqyrojmė njė gjendje emocionale tė caktuar. Ngjyra blu pėrdoret po ashtu pėr tė pėrcaktuar njė pėrkatėsi nė rangjet aristokratike. Pra ka interpretime nė gjuhė simbolike. Pėrsa i pėrket tė kuqes, dhe kjo simbolizon, pasionin, apo karakterin luftarak qė pėrgjithėsisht karakterizon mashkullin.

Pra janė njė sėrė elementesh qė pėrdoren pėr tė transmetuar gjendje tė veēanta tė kėtyre personazheve. Dhėnia e elementeve tė tillė figurativė ėshtė mjeti qė unė pėrdor pėr tė komunikuar me shikuesin, dhe njėherazi pėr ta lėnė atė tė lirė nė perceptimin dhe interpretimin e imazhit qė ai shikon.

Fantastikja dhe realiteti janė pjesė e shumė prej veprave tuaja. Cili ėshtė koncepti juaj pėr kohėn?
Per mua fantastikja dhe realiteti janė shumė pranė. Ato janė pjesė qė ushqehen nga njėra- tjetra. Eshtė pikėrisht realiteti ai qė frymėzon fantazinė. Janė pjesėt qė i mungojnė kėtij realiteti apo janė ato pjesė tė padukshme qė interpretohen dhe lindin nė krijime.

Janė dy pjesėt kryesore qė pėrbėjnė thelbin e tėrė krijimtarisė time. Ajo qė unė bėj ėshtė qė i marr tė dyja kėto dhe i vendos nė  njė kohė tė padefinuar. Realiteti dhe fantazia vijnė si 2 pjesė tė tė njėjtės medalje qė nė kėtė rast ėshtė koha.

Keni njė pikturė tė titulluar “Kukafshehti” dhe kjo mė solli ndėrmend Lotman, dhe idenė e tij se arti ėshtė njė lojė.
Mendoj qė arti ėshtė lojė dhe e shikoj si tė tillė, njė lojė siē ėshtė dhe jeta. Secilit prej nesh i duhet tė krijojė dhe ndėrtojė lojėn e tij, sipas mėnyrės sė tij. Nė kėtė koncept pėr mua ēdo njeri,qė lojės sė tij i jep njė zgjidhje tė caktuar, ai njeri bėhet krijues.

Krijues i lojės dhe jetės sė tij. Kur mėnyrat e zgjidhjes sė lojės janė mė tė shumta atėherė ky njeri ėshtė njė krijues i mirė dhe plot fantazi. Unė jam mbėshtetės i idesė sė tė parit tė artit si lojė, por njė lojė qė vjen me plot mesazhe, reflektim apo kėnaqėsi dhe pėr vetė jetėn.

Ēfarė ju frymėzon?
Mund tė frymėzohem nga njė pjesė muzikore ashtu siē mund tė frymėzohem dhe nga leximi i njė romani. Mund tė mė inspirojė njė imazh i bukur ashtu siē mund tė kem ngacmime nga ngjarje tė caktuara. Mė frymėzon gjithēka qė mė komunikon dhe transmeton gjendje dhe ndjesi emocionale.

Cili ėshtė udhėrrėfyesi juaj nė art?
Udhėrrėfyesit pėr mua janė disa. Ė e bukura. Ėshtė dashuria. Ėshtė e vėrteta.

Shkrimi u botua sot Suplementin Fundjava nė gazetėn Shqiptarja.com (print) 29.03.2103

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

6 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
artisti Urime Dastid! Nje interviste e bukur!
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/09/2017, Viti VII - NR.222