Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 08:24 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Kulture
12 Janar 2018 - 11:06 | përditesuar në 11:59
Meta mesazh prekës për ndarjen
nga jeta të Çelikut:Drithëruese!
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit të madh, Rexhep Çeliku.

‘Lajm drithërues’ e cilëson Kreu i Shtetit largimin e ‘Mjeshtrit të Madh’ nga kjo botë, teksa e quan atë emblemë të valles dhe traditës sonë kulturore, të papërsëritshmin e kërcimit ton, fisnik dhe atdhetar, frymëzues të spikatur të brezave të artistëve të rinj.

Në mesazhin e tij në ‘Facebook’, Meta i përcjell ngushëllime të sinqerta familjes, njerëzve të dashur dhe kolegëve të të ndjerit për humbjen e pazëvendësueshme.   

“Me dhimbje të thellë mësova lajmin drithërues të ndarjes së parakohshme nga jeta të Rexhep Çelikut, emblemës së valles dhe traditës sonë kulturore, mjeshtrit të madh të skenës së Ansamblit tonë Shtetëror, të papërsëritëshmit të kërcimit tonë popullor, njeriut fisnik e atdhetar, frymëzimit të spikatur të brezave të artistëve të rinj. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, njerëzve të tij të dashur e kolegëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme”, shkruan Meta.

Gjithashtu, Presidenti Meta ka nderuar figurën e Rexhep Çelikut, duke vendosur foton e valltarit të njohur në faqen zyrtare të Institucionit të Presidencës.

presidence
(Faqja e parë e Presidencës me valltarin e ndjerë, Rexhep Çeliku)

 

d.c./shqiptarja.com

9 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Lili Pse sndahesh dhe ti ? Ne ngushellojm monen e te brenshmeve te pema
avatar
Anonim
tir Ngushellime per te madhin Celiku , por do ishte teper i vleresuar nese do refuzonte titullin e dhene nga Blooku 7%. Sigurisht ky titull i dhene prej tij ja ka pershpejtuar vdekjen..
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Reforma nė Akademi, Gjinushi pėr Report Tv: Unė, rol katalizatori
Duma: PD po konsultohet pėr kandidatėt pėr kryebashkiakė
Gazidede, zbulohet lidhja sekrete me Sigurimin qė 1991
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/02/2018, VITI VIII- NR.45