Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:44 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Kulture NGA DHURATA HAMZAI
17 Prill 2013 - 03:50
Mirush Kabashi, “Sokrati
shqiptar” mbush 65 vjeç
Nuk mund ta besosh, por aktori i njohur Mirush Kabashi sot feston 65-vjetorin e lindjes. Te ky aktor energjik vitet e moshës së tij duket sikur zbresin së paku 15 vjet. Mirush Kabashi u lind më 17 prill 1948 në Shkodër. Ai është rritur në qytetin bregdetar të Durrësit, ndërsa origjina e prindërve të tij është nga Gjakova.

Mirush Kabashi është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Nuk harrohet as kontributi i madh në filmografinë shqiptare, ku gjithmonë shfaqet si një ndër pespnazhet më mbresëlënës.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Kabashi për këtë rol ka marrë vlerësime të pafundme nga personaliteteve e vendit e të huaja, por edhe nga shtypi i huaj.

Rreth interpretimit te Mjeshtrit të Madh Mirush Kabashi në rolin e Sokratit në monodramën “Apollogjia e Vërtetë e Sokratit” të Kostas Varnalis, aktori i ndjerë Kadri Roshi është shprehur se “Kur e shikoja Mirushin duke interpretuar Sokratin ne skenen antike të Butrintit, e kisha zili, por të kuptohemi aspak smirë.

Une e dua shume atë, dhe gjithmonë e kam vlerësuar maksimalisht talentin, këmbënguljen, modestinë, si dhe krijimtarinë e tij të mrekullueshme”. Josif Papagjoni kritik profesor i artit skenik, në studimin e shfaqjes “Apollogjia e vërtetë e Sokratit”,botuar në revistën Art,nr.3, 1997, ka thënë se “Apollogjia e vërtetë e Sokratit” e Teatrit Kombëtar, i ngjan nje mitingu njerezish të përthithur nga magjia dhe paradokset e një aktori briland, të një “magjistari”, dë të thosha, të shëmbëllimit aktorial, si Mirush Kabashi.”

Kabashi ka udhëtuar me “zhgunin” e Sokratit në dhjetëra festivale. Në Festivalin Ndërkombetar te Teatrit Eksperimental Kajro 1997, Luigi Maria Musatit, Kryetar i Jurisë, tha se “shumë e rëndësishme për mua, në këtë Festival, ishte zbulimi i këtij aktori, një aktor i jashtëzakonshem. Por nuk ishte vetem për mua i jashtëzakonshem, ai shtangu të gjithë Jurinë”.

Dhe duke lënë mënjanjë moshën Mirush kabashi vijon të zotërojë skena të botës në një molog gjigant për 1 orë e 20 minuta, duke mbetur “Sokrati shqiptar” I skenës. Ai e zotën skenën me një gjuhë, të cilën asnjë se kupton në skenat e vendeve të ndryshme të botës, por prej tij bëhet e kuptueshme nëpërmjet talentit dhe shoirtit të tij entuziast dhe energjik.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
I verteti Edhe 100 vjet te tjera Z. Mirush! Je aktor i madh dhe per shume vite dhe tani na mbush me shprese dhe nosltalgji! Urime dhe suksese te metejshme, vetem mos na "harro" dhe neve qe te duam.
avatar
Anonim
Vladimir Molla Urimet me te mira artistit tone te madh te njohur jo vetem nder shqiptare, por dhe ne skena te rendesishme te Europes e Botes. Shendet e veprimtari te panderprere.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Vettingu, Calavera: Kemi dosjet e gjyqtarėve e prokurorėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/07/2017, Viti VII - NR.169