Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 08:24 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Kulture
12 Tetor 2017 - 16:14 | përditesuar në 23:36
“Misto” e Shundit hap portat e
dramės shqipe nė Teatrin Kombėtar 
Drama e munguar shqipe ėshtė njė ēėshtje qė prej vitesh ka konfliktuar regjisorėt me institucionet. Regjisori Naun Shundi ka vendosur ta sheshojė kėtė konflikt. Ai do tė ngjis nė Teatrin Kombėtar dramėn shqipe “Misto”. 

"Nuk mendoj qė ka pak drama shqipe. Mbase shprehja mė e saktė mund tė ishte ‘nuk ka aq sa duhet, por jo pak’. Kjo pėr faktin qė kur njė autor shqiptar shkruan njė vepėr shqiptare teatri gjithmonė e ka pėrparėsi vėnien, por kjo gjithmonė raportohet me nivelet qė ka vepra shqiptare. Dhe teatri si institucion kombėtar nuk riskon dot pėr tė vendosur nė skenė njė vepėr shqiptare, meqė ėshtė shqiptare, nė qoftė se ajo nuk pėrmbush parametrat e nevojshėm artistikė", tha Shundi. 

Aktori i njohur Bujar Asqeriu pohon se drama ėshtė konceptuar si njė reflektim, ku gjithsecili do tė kujtojė jetėn e kaluar, por edhe tė tashmen, me vlerat dhe antivlerat. 

“Njė vepėr shumė simbolike nė tė tėrėn e vet, qoftė nė gjuhėn, qoftė nė personazhet, qoftė nė rrethanat, qė nėpėrmjet absurdit sjell nė mėnyrė tė konfiguruar a eksentrike njė moment nga historia jonė”, deklaroi ai.

Helidon Fino shprehet para premierės se regjisori Shundi ka shkruar njė vepėr ku personazhet pa emėr shfaqen nė mėnyrėn mė origjinale dhe aktorit i jepet liri interpretimi. 

“Pavarėsisht se metafora dhe pėrqendrimi ėshtė qė referohemi njė kohe, liria e interpretimit pėr aktorin ėshtė gjithmonė dhe nuk ka si tė jetė ndryshe”, theksoi Fino.

Premiera e dramės Misto do tė ngjitet nė skenė nė datat 13, 14 dhe 15 Tetor. Nė kėtė dramė interpretojnė aktorėt Bujar Asqeriu, Helidon Fino, Adelina Muca, Erion Kame, Niada Saliasi e Genti Decka. Skenografia ka pėr autore Laedia Hajdari. 

Shfaqja bėn fjalė pėr tre personazhe qė pėrjetojnė ndodhitė si vetvetja dhe si tė tre bashkė. Duan tė shpėtojnė, por nuk shpėtojnė dot nga i vetmi makth, dhimbje, torturė qė e ka emrin “MISTO”.

Redaksia Online
D.Ē./Shqiptarja.com

9 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Reforma nė Akademi, Gjinushi pėr Report Tv: Unė, rol katalizatori
Duma: PD po konsultohet pėr kandidatėt pėr kryebashkiakė
Gazidede, zbulohet lidhja sekrete me Sigurimin qė 1991
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/02/2018, VITI VIII- NR.44