Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 06:30 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Kulture
04 Gusht 2017 - 17:52 | përditesuar në 18:00
Përcillet për në banesën e fundit,
ish-ambasadori, Rrok Logu
Me një meshë të dritës të mbajtur në Kishën Françeskane në Shkodër është përcjellur për në banesën e fundit ish ambasadori i Shqipërisë në Vatikan Rrok Logu, i ndarë nga jeta pak ditë më parë në moshën 55 vjeçare pas një sëmundjeje të rënde.

Vlerësime të shumta për kontributin e tij si diplomat, por edhe si qytetar, kanë mbërritur përmes mesazheve nga Selia e Shenjtë, por edhe nga selia diplomatike të vendeve të ndryshme.

Monsinjor Gjergj Meta Ipeshkvi i Mirditës u shpreh se veprimtaria e Rrok Logut, është shumë dimensionale.

“Tani më lejoni ti drejtohem për herë të fundit Rrok Logut, duke shpresuar se sado pak do të interpretoj ndjenjat dhe përjetimet e shumëkujt që kanë njohur Rrokun dhe familjen e tij. Dua ta bëj këtë gjë duke i thënë faleminderit këtij burri që po përcjellim për në banesën e fundit.  Faleminderit Rrok, për dëshminë tënde si bashkëshort dhe si prind. Të gjithë ata që e njohin e dinë se sa delikat, i kujdesshëm dhe i përkushtuar ka qenë ai ndaj familjes, kujdes dhe përkushtim deri në detaj, deri në fund dhe për gjithsecilin. Një njeri i cili mbajti vendosmërinë dhe karakterin burrëror të traditës dhe genit nga vinte, por që dinte ta gërshetonte me butësinë dhe delikatesën e një familjari”, u shpreh gjatë fjalës së mbajtur Monsinjor Gjergj Meta Ipeshkvi i Mirditës.

Ish-kryeparlamentarja e Shqipërisë Jozefina Topalli e pranishme në meshen e dritës e vlerësoi lartë figuren e ish-ambasadorit Logu.

“Ka qenë ambasador në selinë e shenjtë, një nga përfaqësuesit më të denjë të shtetit shqiptar në selinë e shenjtë gjatë periudhës 2006-2011, por kjo është pjesë e karrierës së tij, ndërkohë që Rrok Logu ka qenë një baba shembullor, një bashkëshort i shkëlqyer, një besimtar i vërtetë, një njeri që rrallë mund ta gjesh në ditët e sotme, në kuptimin e ndershmërisë dhe besimit tek e drejta. Ishte njeri që kishte dhembshuri të madhe për ata që nuk kishin. Bëri marrëveshje të shumta midis shtetit shqiptar dhe spitaleve të Italisë për të ndihmuar ato që kishin probleme shëndetësore në Shqipëri. Filloi dhe marrëveshje të tjera në fusha të tjera”, u shpreh ish-kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Rrok Logu lindi me 23 gusht 1962 në qytetin e Shkodrës. Ai kreu studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Tiranës. Logu ka ushtruar një sërë funksionesh si, ish-Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, ish-Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Urdhrit të Maltës, anëtar i Komitetit Shkencor në “ACCADEMIA BONIFACIANA” në Romë, ish-profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike pranë Universistetit Politeknik të Tiranës.

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com

6 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
​Balliu:Komisionerėt e PD u shitėn jemi tė hapur pėr bashkėpunim 
Ekskluzive/ Fleckenstein rrėzon raportin e teknikėve tė PD-sė
Intervista/17 vjeēarja shqiptare hap shoqatė bamirėsie online
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/08/2017, Viti VII - NR.197