Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 06:30 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Kulture
07 Gusht 2017 - 14:07
Plava dhe Gucia, me festën e
madhe të këngës e valles shqipe
Plava dhe Gucia për tre ditë me radhë mirëpritën edicionin e dytë të festivalit, “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon”, i cili përkoi edhe me 20-vjetorin e veprimtarisë së përvitshme, “Alpet shqiptare, Vuthaj 2017”.
 
Gjatë këtij takimi dhe festivali në lëndinën mes këtyre maleve të larta u mblodhën më shumë se pesë mijë vuthjanë dhe të ardhur nga zonat për rreth, nga Kosova, Shqipëria, dhe Malësia e Madhe, përfshirë edhe dhjetra mërgimtarë, që kishin ardhur së bashku me familjet e tyre, nga SHBA dhe Europa, për t’u çmallur edhe për të shijuar bukuritë mahnitëse të alpeve shqiptare.
 
I pranishëm në këtë veprimtari ishte edhe ish- ambasadori Uilliam Uoker, i njohur për kontributet e jashtëzakonshme për çështjen e Kosovës, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, etj.
 
Këto aktivitete të zhvilluara nën kujdesin e veprimtarit të njohur Tahir Gjonbalaj, u organizuan në fshatin Vuthaj, Plavë-Guci nga Shoqata e Alpeve, Shoqata Maja e Karafilit me mbështetjen e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar.
 
Gjatë këtyre ditëve ansamble dhe grupe muzikore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi shpalosën vlerat më të arrira të folklorit tonë burimor, këngën e moçme, kostumet dhe vallet.Artistët pjesëmarrës në festival u nderuan me mirënjohje dhe çmime. Vendi i tretë i takoi ansamblit “Prishtina”.
 
Në vend të dytë u rendit ansamblit “Shotë Galica”, Drenas. Dhe vendi i parë i takoi ansamblit polifonik “Qepini”, Vlorë. Juria e festivalit shpalli grupin më të mirë të valleve ansamblin “Shkupi”.
 
Unioni Artistik i Kombit shqiptar do të vazhdojë traditën e organizimeve të tilla përveçse në trevat shqiptare, edhe në diasporë.



dy.b/shqiptarja.com

6 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Hydajet Ceka Bravo atyre shqiptareve ne shtete te ndryshme te botes qe nuk e harrojne traditen e kenges valles dhe te kostumeve tradicionale dhe jo si te ne ku i vetmi aktivitet qe po zhvillohet qe eshte Maratona e kenges popullore e qytetare vetem emrin ka por me shume po degjojme kenge hip hop. Edhe dasma e Malos qe eshte kryeveper e komedise shqiptare eshte basarduar
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
​Balliu:Komisionerėt e PD u shitėn jemi tė hapur pėr bashkėpunim 
Ekskluzive/ Fleckenstein rrėzon raportin e teknikėve tė PD-sė
Intervista/17 vjeēarja shqiptare hap shoqatė bamirėsie online
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/08/2017, Viti VII - NR.197