10 Rezidencat më të pazakonshme
të artistëve në botë

10 Rezidencat më të pazakonshme<br />të artistëve në botë<br>
Nuk ka asgjë të "zakonshme" për një vendbanim artistësh. Çdo vit, grupet e artistëve i nënshtrohen programit të ritit të “kalimit,” duke qëndruar javë ose muaj (nganjëherë edhe vite) për të zhvendosur studiot e tyre në vende të largëta ose në kabina të izoluara, në një kampus në breg të liqenit, kjo na kujton kampet verore.

Këto banesa vlerësohen si “inkubatorë të produktivitetit,”aty mund të frymëzohen artistët për të sjellë vepra të reja.

Ashtu si me shumicën e aspekteve të botës së artit, “masa e vogël për të gjithë” nuk mund të zbatohet nga të gjithë artistët pavarësisht se mund ta duan diçka të tillë, kjo kërkon mundësinë financiare dhe kohore.

Skowhegan, Millay, Yaddo dhe Oxbow janë rezidencat më të mira për momentin, këtu mund të marrin pjesë artistët duke aplikuar çdo vit, më pas përzgjidhen për të qëndruar.

Këto programe po zhvillohen gjithnjë e më shumë, sepse vlerësohen nga artistë si përvojë aventureske që frymëzon aktivitetin e tyre. Duke filluar nga Hawai, deri në Antarktid po sjellim për ju lexues të dashur 11 vendbanimet më të bukura për artistët.

1.Shtëpia e artistëve në aeroportin e Brisbanës në Australi

Udhëtarët që fluturojnë duke përdorur aeroportin e Brisbanës mund të kenë zbuluar krijimet e artistëve, ndërkohë që ata punonin aty të ulur në pistë ose një porte largimi teksa ata shkruanin ose vizatonin me një laps në dorë.

Në këtë foto është artisti australian, Robert Broënhall, ai fitoj qëndrimin në rezidencë për 6 muaj, pa bërë asnjë shpenzim. Robert Broënhall është një ndër piktorët më të vlerësuar për pikturat realiste në Australi.
1
“Aeroporti është frymëzues për mua, ai është një vend me histori të mrekullueshme dhe arkitekturë moderne. Është një vend futurist ", thotë Brownhall pas eksperiencë në rezidencë.

"Gjithashtu ka histori të mëdha personale që po shpalosen vazhdimisht. Ka lamtumire, përshëndetje dhe skena të mbushura plot energji dhe dashuri. Në kontrast me këtë, asfalti bëhet një vend misterioz dhe i vetmuar natën vonë ndërkohë ditën ndodh e kundërta," tha Brownhall.

2. Programi i Artistëve dhe Shkrimtarëve në Antarktid

Për të fituar një prej rezidencave të Fondacionit Kombëtar në Antaktid, artistët duhet të propozojnë një projekt që lidhet misionin për rritjen e ndërgjegjësimit, edukimit dhe kërkimit shkencor, këto janë kriteret mbi të cilat bëhet përzgjedhja.

"Ishte përvoja e jetës, si artiste dhe si anëtare e racës njerëzore", tregon piktorja Lita Albuquerque.

"Artistikisht, kishte mundësia të zhytesh në një mjedis të pastër dhe të bardh, pa horizont, pa dallim midis tokës dhe qiellit, ku ngjyra e bardhë përjetohet në të katër drejtimet, duke krijuar një risi të perceptuar destabilizuese. " shtoj piktorja.
2
"Në një nivel njerëzor, pastërtia e mjedisit më bëri të lindte dashuria për botën, aty dëshiroja ta ndryshoja botën," tregoj Lita Albuquerque.

3. Rezidenca e Artistëve në Kontejner

Në verën e vitit 2011, Maayan Strauss një student në programin MFA të Yale, zgjodhi një anije që transportonte kontenierë nga Izraeli në New Jersey, për shkak të kushtueshmërisë së fluturimit, por kjo i shërbeu për frymëzim.

"Si artist, ishte interesante dhe provokues për të gjetur veten në këtë mjedis," shpjegon Strauss.
3
"Së pari, ideja për të udhëtuar me mallra fizike ishte konceptuale sfiduese dhe frymëzuese. Gjithashtu, kalimi i kohës në mesin e ekuipazhit të punës, që kishte përgjegjësi të përcaktuara dhe struktura operacionale, më dha një lente të re për të menduar për praktikën time dhe rolin tim si artist.

Ajo prodhoi një seri fotografish dhe video gjatë udhëtimit, së shpejti mendoj të bashkëpunojë me të njëjtën kompani, ZIM Integrated Shipping Services, për të krijuar Rezidencën e Artistëve në kontenier. Një destinacion tjetër do jetë udhëtimi nga Hong Kongu deri në Stamboll më pas në Korenë e Jugut,
"tha Strauss.

4. Rezidenca Recology në San Francisko

Kjo kompani e riciklimit të mbetjeve të ngurta, organizon programin e banimit “Bay Area” siguron për artistët materiale të hedhura që mund të përdoren për vepra artistike.
4
Ky program është organizuar që prej vitit 1990, u krijua enkas për frymëzimin e artistëve që bëjnë vepra arti me mbetje të ngurta. “Ofrohet pamje dhe peizazh social nëpërmjet materialeve të nxjerra nga rryma e mbeturinave të qytetit", thotë Weston Teruya.

"Është një mundësi unike për të mësuar dhe gjeneruar punë nga detajet dhe kompleksitetet e papritura të jetës në qytet në një kohë ndryshimi ku ndodhin trazira". ShpjegojTeruya,artisti përdor materiale të gjetura për të krijuar kukulla, kostume për projektin e saj me video.
1
Duke qenë në Recology kam pasur mundësi të ndjek një projekt që nuk do ta realizoja dot nëse nuk do ishia në këtë ambient,”tregoj ai.

5. Rezidenca Outlandia në Glen Nevis në Skoci

Rezidenca e Outlandia është një shtëpi të vogël, idilike, vetëm tre metra e gjerë, e realizuar nga artistët London Fieldëorks dhe projektuar nga Malcolm Fraser Architects.
1
Struktura është e izoluar (gjendet dy milje nga qyteti më i afërt, Fort William), i futur mes pyllit me bredha norvegjez, në malin Ben Nevis.

Artistët mund të frymëzohen nga pamjet natyrore ose mund të ndërtojnë një marrëdhënie me natyrën.

“Që kur e pash për herë të parë, më ngjante si një kuti me shpendë, vetëm në shkallën njerëzore, të vendosur lart në një tendë pyjore të largët,” shpjegoj Clair Chinnery, njëri prej artistëve që ka qëndruar në këtë rezidencë.

6. Studio në anë të rrugës, në Cape Town të Afrikës

Rezidenca është vendosur në lagjen Woodstock, një qendër arti dhe dizajni, këtu përfshihen tre ndërtesa të braktisura më para, të cilat janë rinovuar për të ndërtuar hapësirën ekspozuese, studion artistike dhe disa dyqane.

Qëndrimi në rezidencë është pa pagesë deri në tre javë për secilin prej artistëve që shpallet fitues. Programi inkurajon artistët për të eksploruar Cape Town dhe për t'u angazhuar me komunitetin e saj.
1
"Aspekti më frymëzues i qëndrimit për mua ishte vendi i tij brenda Cape Town", thotë artisti gjerman, Philipp Pieroth, i cili përfundoi një mural gjatë qëndrimit të tij.
2
"Atmosfera e gjallë e shkëmbimit dhe takimeve kishte një ndikim të vërtetë, pozitiv në procesin tim,"shpjegoj Pieroth.

7. Rabbit Island

Rezidebca ndodhet Tre milje në lindje të gadishullit Keweenaw në Liqenin Superior, Michigan. Në shkurt të vitit 2010, Rob Gorski bleu një ishull të pabanuar me pyje në mes të liqenit Superior.Aty qëndrojnë katër deri në gjashtë artistë çdo vit.

Artistët qëndrojnë dhe punojnë brenda këtij ekosistemi të paprekur, një habitat ku jetojnë shqiponja, trofta e kaltër dhe salmon.
1
8. Rezidenca “Kali dhe Arti”, në Hungari

Në një fshat të vogël historik pranë liqenit Balaton, vendbanimi është unik, aty artistët mund të qëndrojnë deri në dy javë. Aty mund të frymëzohen për lidhjen midis kuajve dhe natyrës.
1
9. Rezidenca “Tjetërkund” në Karolinën e Veriut

Kjo rezidencë është një muze i gjallë i vendosur në një dyqan tre katesh, pret rreth 50 artist çdo vit. Hapësira është zbukuruar me objekte të vjetra, kjo është një vlerë e shtuar për frymëzimin e artistëve gjatë qëndrimit të tyre.
100
"Ne e konsiderojmë atë si arkiv," thotë Greit, George Scheer. "Artistët janë të ftuar të transformojnë këto gjëra, në të njëjtën kohë, mbledhjen dhe një pjesë të arkivit, që krijojnë artistët mbeten pjesë e mjedisit të ndërtuar të Diku tjetër,"thaScheer.

Artistë vizualë, muzikantë, hulumtues, shkrimtarë, kuzhinierë dhe antropologë kanë marrë pjesë në të gjithë ambientet e rezidencës.

"Herën e parë që kam vizituar ishte në vitin 2008, më pas u riktheva në vitin 2015. Ishte një bashkëpunim i përjetshëm me të kaluarën e industrializuar që kemi trashëguar,” shpjegoj Scheer.

 10. Parku Kombëtar i Vullkaneve në Hawaii

Çdo vit, Fondacioni Kombëtar i Arteve, dërgon më shumë se 50 artist në rezidencat, aty ka disa parqe natyrore.Mes programeve që ofrohen është edhe qëndrimi në Parkun Kombëtar të Vullkanit të Hawaiit, aty gjen shenjat e ngrira të llavës vullkanike.
300
Artistët punojnë në ajër të pastër, në oazin e pyjeve të ishullit, aty mund të shikojnë jo vetëm llavën e ngrirë por edhe vatrat aktive të Vullkanit.

Artistja Emma Stibbon, banori më i fundit, krijoi vizatime të peizazhit që shpesh përmbajnë vullkane dhe mjedise të tjera transfixuese, duke përdorur materiale si hiri vullkanik dhe bojë në letër.
1
"Unë kam qenë i tërhequr në këtë vendbanim pasi është vendosur në një nga vendet më spektakolare vullkanike aktive në botë," thotë Stibbon.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë