10 vite betejë me kancerin e gjirit, Sonela Totraku: Dua të jetoj, gra mos e ndalni luftën kurrë!

Sonela Totraku jep çdo ditë mësim dhe vijon jetën krejt normalisht, e në të njëjtën kohë, ka 10 vjet që përballet dita ditës me kancerin e gjirit. Shumë e fortë dhe me kurajo, Sonela tregon në studion e emisionit “Rreze Dielli” se njeriu mund të bëjë maksimumin nëse ka dëshirë për të jetuar.  E pyetur se nga e gjen gjithë këtë forcë , Sonela përgjigjet se jeta është gjëja më e bukur

Dua të jetoj , është gjëja më e bukur. Kur ke dëshirë që të jetosh bën maksimumin e mundshëm. Merr gjërat më të bukura që ka jeta dhe gjërat e tjera pastaj i neglizhon.

Sonela Totraku, mësuese

VIDEO/Intervista e plotë në Rreze Dielli në Report TV me Sonela Totrakun

Sonela që sot e sheh gjithnjë duke qeshur, e duke i dhënë shpresë edhe të tjerëve, tregon momentet e para kur ka mësuar për sëmundjen. Ajo shprehet se ishte diçka e papritur, por gjithmonë ka pasur familjen dhe miqtë që i kanë ndenjur pranë.

Unë kujtoj momentin si e kam zbuluar. Kam qenë në shtëpinë time, po shikoja për qejfin tim televizor. Në atë moment më pickon një mushkonjë, e godas dhe gishtat e mi prekin një gjendër të vogël në gjoks. Kam vrapuar ti tregoj të parës mamamsë. Më tha që nuk është asgjë, por kur vuri dorën për ta parë u zverdh në fytyrë dhe që aty e kuptova se diçka nuk shkon. Më pas kemi shkuar , kam bërë kontrollet. Aty e kam marrë vesh se çfarë diagnoze kisha, por asnjëherë nuk kam qenë e ndërgjegjshme se çfarë do të më presë më pas.

Sonela Totraku, mësuese

Megjithëse nuk e mendon fundin, dhe është kurajoze , Sonela pohon se pasai mori vesh diagnozën, koncepti i saj për jetën ka ndryshuar. Sipas saj asnjë njeri nuk e di momentin që do të largohet nga kjo jetë, por Sonela është e bindur se do të ikë në një mënyrë që njerëzit do ta duan.

Në momentin që më ka rënë kjo sëmundje kam menduar një gjë. Kam ndryshuar komplet konceptin e të jetuarit. Sido që të iki, kurdo që të iki, se asnjëherë nuk e di njeriu se kur është momenti, kam thënë që do të iki në një mënyrë që njerëzit të më duan . Unë jam bërë shumë pozitive, shumë energjike, e qeshur , e afrueshme dhe shumë e dashur me njerëzit. Kam qenë natyrë shumë e turpshme, e tërhequr dhe tani kam ndryshuar komplet.

Sonela Totraku, mësuese

E vetmja gjë që iu thotë të gjitha grave, por edhe njerëzve të cilët jeta i vë përballë sprovave të tilla është të mos e ndalin kurrë luftën.

Mos e ndalni luftën kurrë, kjo do ju japë forcë për të jetuar.

Sonela Totraku, mësuese

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen