10 vite burg për skandalin me naftën 'virgin'/ Adrian Xhillari sërish nën akuzë, s'ktheu borxhin 400 mijë €

10 vite burg për skandalin me naftën 'virgin'/ Adrian Xhillari sërish nën akuzë, s'ktheu borxhin 400 mijë €

Biznesmeni i hidrokarbureve, Adrian Xhillari

Biznesmeni i hidrokarbureve Adrian Xhillari i dënuar në mungesë me 10 vite burg për skandalin me naftën "virgin" (Lexo këtu), përfundon sërish nën akuzë. Këtë herë është kallëzimi i bërë nga një shtetas që pretendon se i ka dhënë 400 mijë euro hua Xhillari duke mos ia kthyer, kallëzim i cili tashmë është hetuar nga prokuroria.

Prokuroria e ka vënë sërish nën akuzë ndërsa në procesin gjyqësor kjo hua është kundërshtua por pranuar si një borxh në një vlerë tepër më të vogël sipas avokatit të Adrian Xhillarit. Për të zbardhur të vërtetën mbi firmën në kontratën e huas është kërkuar aktekspertim ndërsa Xhillari qëndron i arrestuar në Gjermani në pritje të ekstradimit në Tiranë. 

Adrian Xhillari u dënua disa muaj më parë për mashtrim, pasi kompania e administruar prej tij hodhi në treg 4.4 mln litra naftë të papërpunuar (Lexo këtu). Pavarësisht se ishte një mbetje teknologjike hidrokarbure, mijëra shqiptarë kanë furnizuar makinat me këtë lloj nafte, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe te automjetet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin