'100 fshatrat'/ BERZH vlerëson projektin: Mënyra e duhur për zhvillimin e vendit

'100 fshatrat'/ BERZH vlerëson projektin: Mënyra e duhur për zhvillimin e vendit

Matteo Colangeli, drejtori i BERZH për Shqipërinë

Programi i 100 fshatrave është vlerësuar nga drejtori i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Shqipërinë, Matteo Colangeli, si mënyra e duhur për zhvillimin e vendit.

Ndërsa shprehu mbështetjen ndaj këtij programi, Colageli tha se do të punohet veçanërisht me bashkitë për të siguruar infrastrukturën e duhur për krijimin e kushteve për turistët.

Ne jemi shumë mbështetës për këtë program dhe mendojmë se kjo është mënyra e duhur për zhvillimin e agroturizmit. Jemi aktivë me një sërë aktivitetesh që mbështesin këtë program. Po përmend disa prej tyre. Një prej të cilin jemi duke punuar me Kombet e Bashkuara, është një projekt që do të investohet për zhvillimin e infrastrukturave bashkiake në vend, në mënyrë që t’i bëjmë këto rajone më të aksesueshme nga ana e turizmit. Në këtë projekt ka rreth 10 milionë euro, që do të shkojnë drejt rehabilitimit për vendet e trashëgimisë kulturore. Kjo është një iniciativë shumë e rëndësishme që shpresojmë që do të jetë në zbatim në prill të vitit që vjen.

Shpjegoi Colangeli

Më tej, drejtori i BERZH tha se më parë nuk kishte projekte të vlerësueshme për t’u mbështetur financiarisht, ndërsa sot kjo gjë ka ndryshuar.

Me fondet e qeverisë shqiptare do të 5-fishohen në këtë program, në kuadër të kredive që do të jepen për ekonominë. Është e vërtetë ajo që tha zoti Ahmetaj, deri më sot ka qenë i kufizuar për shumë arsye dhe një nga këto ka qenë kërkesa për kreditë, do të bisedonim me bankat, ato nuk i kanë parë deri tashmë projektet që t’ia vlenin të financoheshin. Prandaj kjo iniciativë, së bashku me stimujt fiskalë që Ministria e Financave po vendos në sektorin e turizmit, së bashku me grantet duhet të çojnë drejt rritjes së kërkesës për para dhe financime.

Matteo Colangeli

Sipas tij, po punohet në drejtim të këshillimit, për të kaluar fermat në agroturizëm.

Nuk është shumë e lehtë për të kaluar një fermë në agroturizëm, është një fushë ku do të fokusohemi dhe do të punojmë ngushtë. Kemi programet tona të këshillimit, në mënyrë që të sjellin eksperiencën në Shqipëri nga vende të tjera fqinje, që janë duke funksionuar mirë në agroturizëm

Matteo Colangeli

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba