"100 fshatrat", Rama prezanton projektin në Pustec: Ktheni banesat 2-3 kate në hotele dhe njësi tregtare

Edi Rama në Pustec

KORÇË - Nga Pusteci ku u prezantuan projektet e para zhvillimore në kuadër të programit “100 fshatrat”, kryeministri Edi Rama nënvizoi rëndësinë e nxitjes së njerëzve për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekje. Kreu i qeverisë kërkoi nga banorët të bëhen pjesë e këtij projekti duke ofruar hapësirat që disponojnë, ndër to edhe shtëpitë me dy apo tre kate, në njësi tregtare dhe turistike. 

Aspekti më vendimtar i programit ka të bëjë me nxitjen e njerëzve që jetojnë në këto fshatra dhe kalojnë të gjithë eksperiencën e tyre jetësore në këto zona, për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekje. Ne krijuam këtë mundësi dhe hapësirë, por ende këtu në Pustec ato hapësira të konceptuara për të qenë njësi tregtare dhe turistike nuk janë jetësuar. 

Edi Rama, kryeministër

Në këtë drejtim, Kryeministri u shpreh se nevojitet një ndërveprim mes pushtetit vendor dhe komunitetit, bashkë me mbështetjen e qeverisë qendrore, përmes programit “100 fshatrat”. Vetëm në këtë kodër, vijoi Rama, ka disa godina 2 apo 3-katëshe, që nëse do të ishin në një vend me turizëm të zhvilluar në Zvicër apo Greqi, do të krijonin para në 365 ditët e vitit, duke mikëpritur vizitorë.

“Natyrisht, për ta transformuar atë godinën 2 apo 3-katëshe në një hotel kërkohet një punë e përbashkët, pasi me siguri ata që e zotërojnë apo banojnë aty nuk i kanë mundësitë financiare për ta bërë, – tha Kryeministri, duke shtuar se, – këtu lind nevoja për të krijuar urën e bashkëpunimit mes gjithë aktorëve për informimin e banorëve”.

Por edhe në këtë takim nuk kanë munguar batutat nga ana e Ramës. Kësaj here Rama ka komentuar dy vajza që prezantuan pjesët turistike të Prepës, të cilat u shprehën se turistët nuk mund të vizitojnë kishat mbi shkëmbinj kur ka erë.

Kishin emocione, i dridhej zëri më shumë më shumë sesa Prespës që i fryn erë e madhe.

Edi Rama, kryeministër

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet