106-vjetori i Pavarësisë së Elbasanit, Balla në krah të Sejdinit: Ky qytet rrezaton kulturë, dije dhe qytetërim

106-vjetori i Pavarësisë së Elbasanit, Balla në krah të Sejdinit: Ky qytet rrezaton kulturë, dije dhe qytetërim

Deputeti i PS, Taulant Balla dhe Qazim Sejdini, kryetar i bashkisë së Elbasanit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini me rastin e 106-vjetorit të Pavarësisë së Elbasanit morën pjesë sot në ceremoninë e organizuar pranë Memorialit të Patriotit Aqif Pasha.

Vlerat e këtij organizimi i shtoi ekspozita me fotografi të Elbasanit të 100 viteve më parë, marrë nga arkivat e Vjenës, një kontribut ky i qytetarëve të Elbasanit që edhe një herë tregojnë vlerat e tyre të jashtëzakonshme në kulturë dhe qytetari.

Në fjalën e tij Balla u shpreh se është e rëndësishme që ta promovojmë Elbasanin ashtu siç është, një qytet jo vetëm historik, por një qytet që ka mbledhur kulturat, një qytet që është qendër e bashkëjetesës ndërfetare.

“Elbasani ishte qyteti i parë në Shqipëri që shpalli Pavarësinë dhe për këtë duhet të jemi të gjithë krenarë. Në 25 Nëntor 1912 këtu në qendër të Elbasanit, paria e asaj kohe në bashkëpunim me të gjithë atdhetarët, të cilët kanë qenë të shumtë, u mblodhën për të shpallur Pavarësinë.

Këtë vit, me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kanë qenë të shumta aktivitetet, siç është kjo ekspozitë me pamje të Elbasanit të viteve 1916-1918.

Për ne është shumë e rëndësishme që ta promovojmë Elbasanin, pikërisht ashtu siç është në të vërtetë ky qytet, një qytet jo vetëm historik, por një qytet që ka mbledhur kulturat, një qytet që është qendër e bashkëjetesës ndërfetare, një qytet i cili ka plot histori për të treguar dhe që rrezaton plot kulturë, dije dhe qytetërim për të gjithë Shqipërinë.”, deklaroi Balla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 04/12/2018 05:39

    Kur do zhduket ky plakush nga kjo Bashki se na ka mbytyr injoranca dhe matrapazlleqet . Besoj mjaft me kaq Rilindja se u qelbet fare dhe nuk keni as ca thoni me.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

EMRAT/ Komisioni hetimor në Shëndetësi, propozimi i PS: Të pyeten ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori 2006

EMRAT/ Komisioni hetimor në Shëndetësi, propozimi i PS: Të pyeten ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori 2006