POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

10-vjeçari nga Roskoveci jep për bamirësi për familjet në nevojë kursimet e një viti

Familja i jepte para çdo ditë për të konsumuar ushqime në shkollë, por 10-vjeçari Renato Ruko nga fshati Strum i Roskovecit nuk i ka konsumuar ato por i ka ruajtur. Për një vit ai ka arritur të mbledhë një shumë prej 200 mijë lekë të vjetra, ndërsa në kuadër të festave të fundvitit 10-vjeçari ka vendosur që kursimet e tija t’i dhurojë për bamirësi. Ai shprehet se kursimet e tij do ti ndajë në dy pjesë duke ia dhënë dy familjeve të varfra.

Të varfrit në Shqipëri janë të shumtë, por ndihmesa për ta është më shumë nga individët se sa nga shteti. Rasti i 10-vjeçarit Renato Ruko është i veçantë pasi ai ka kursyer parat e ushqimit për të ndihmuar familjet e varfra në këtë prag festash. E sa i përket të varfërve shumë prej tyre do të presin vitin e ri me tavolinat bosh.

d.ba./r.k.
Komento

Komente

  • Erik: 25/12/2018 07:27

    Bravo bir i vogel, qofsh perhere me zemer te madhe dhe me syte drejtuar nga te pamundurit.

    Përgjigju
  • Popull: 24/12/2018 23:08

    Respekte për 10 vjecarin nqs do të ishte e vërtet si histori, por dyshoj pak që një fëmije në Roskovec i bëhen 200 mijë lek bashkë në kursime, këtë e them nga përvoja ime, nga që jemi burrë e grua në punë shteti dhe shpesh herë marim lekë nga ato që jua japim fëimijve për kursime. E përsëris më fal o zot nqs kjo është e vërtetë, por në Shqipëri tonë të dashur cfar nuk pret për një like...

    Përgjigju