POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

11 fakte të habitshme për
kompaninë "Apple"

Apple Inc. është një nga korporatat më të mira në botë. Ajo gjeneron miliarda dollarë në vit dhe ofron vende pune në mbarë botën, duke prezantuar teknologji dhe produkte të reja të habitshme. Arritjet e kësaj kompanie mbulojnë aq shumë fusha sa do të duhen ditë për t’i analizuar. Rritja e Apple në pushtet ka qenë një betejë e përmasave të mëdha, ata kanë dashur të dalin kundër konkurrentëve të ashpër, rregulloreve qeveritare dhe shumë skemave të këtij lloji. Apple është një lider në llojin e tij, duke ofruar novacion dhe origjinalitet. Por, si çdo gjë tjetër edhe Apple ka disa elementë që janë të habitshëm dhe argëtues.

1. Emri 'Apple' ka buruar nga themeluesi Steve Jobs. Një mister ka rrethuar origjinën dhe arsyen e këtij emri, por në fakt apele, pra, molla, është thjeshtë fruti i preferuar i Jobsit.
2. Apple fillimisht kishte tre bashkë-themelues. Bashkëthemeluesi i tretë, një njeri me emrin Ronald Wayne, ishte bashkuar me bashkë-themeluesit, Steve Jobs dhe Steve 3. Wozniak, por ai u largua nga kompania vetëm 12 ditë pasi ajo u themelua. Ai shiti pjesën e tij prej 10% për vetëm 800 $ dhe mori një pagesë shtesë prej $ 1,500. Sikur Wayne të kishte qëndruar në kompani, aksionet e tij do të ishin sot një vlerë prej 60 miliardë dollarësh!
3. Kompania Apple ndalon pirjen e duhanit gjatë punës me kompjuterët e tyre. Tingëllon qesharake, por nëse pini duhan gjatë përdorimit të një kompjuteri Apple, ju anulloni garancinë. Jeni paralajmëruar!
4. Apple punëson më shumë njerëz se sa një qytet i tërë, i madh. Apple punëson mbi 90,000 njerëz. Megjithatë, miliona njerëz të tjerë fitojnë para nga Apple.
5. Apple është kaq e suksesshme, sa ka dyfishin e shumës së parave nga Thesari i Shteteve të Bashkuara.
6. Nuk kishte një arsye satanike pse Apple I u shit për 666.66 dollarë. Steve Wozniak pa që çmimi ishte 667.00 $, atij i pëlqente numrat e përsëritur kështu që e ndryshoi shumën në 666.66$.
7. Logo e parë e kompanisë Apple paraqet një vizatim të babait të fizikës, Sir Isaac Neëton.
8. Për të mbledhur kapital për Apple, bashkë-themeluesi Steve Wozniak, duhej të shiste kalkulatorin e tij shkencor.
9. Apple ishte kompania e parë që bëri një aparat fotografik dixhital me ngjyra.
10. Emri iPod u frymëzua nga filmi i 2001: A Space Odyssey.
11. Aktualisht, Apple është zyrtarisht kompania më e madhe e tregut në Shtetet e Bashkuara.

Si një nga kompanitë më të fuqishme në fushën e informatikës dhe celularëve, Apple vazhdon të suprizojë botën me produktet dhe shërbimet e saj inovative.

 

d.gj/Shqiptarja.com