'11 Shtatori', pas 17 vjetësh publikohen për herë të parë pamje nga sulmi terrorist në SHBA (VIDEO)

'11 Shtatori',  pas 17 vjetësh publikohen për herë të parë pamje nga sulmi terrorist në SHBA (VIDEO)

Pamje nga sulmi i 11 shtatorit në SHBA

Këto janë pamjet, të papublikuara deri më sot të cilat tregojnë momentet e para pas katastrofës që përfshiu “Kullat binjake” të Qendrës Botërore të Tregtisë, më 11 shtator të vitit 2001, të xhiruara nga një operator i “CBS News”, Mark LaGanga.

Ndërkohë që po afron dhe 17-vjetori i atentateve terroriste të “Al Kaedës” në Nju Jork e Uashington, LaGanga rikthen në vëmendje videon e tij duke e publikuar në Youtube, aty ku brenda një kohe tejet të shkurtër u pa nga mbi dy milionë persona.

Pamje nga momenti pas sulmit të 11 shtatorit në SHBA

Një filmim i bazuar mbi foto që duken të jo të panjohura për ne, por që në pjesën më të madhe janë të papublikuara më parë. Në pothuajse 30 minuta realiteti të paprekur, të pamodifikuar, LaGanga tregon qartësisht heroizmin  dhe sakrificat e zjarrfikësve dhe punonjësve të tjerë të shpëtimit, të cilët u përpoqën të shpëtonin sa më shumë jetë në atë tragjedi që përfshiu SHBA-në. 

U shemb gjithçka poshtë, një ferr”, tregojnë personat e parë që mundi të takonte operatori në momentet e para pas shembjes së kullës së parë. Aty shfaqen policë, zjarrfikës, njerëz të mbrojtjes civile të mbuluar nga hiri që i bën të marrin frymë me vështirësi, e jo më të flasin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët