12 Qershori/ Dita botërore kundër punës së fëmijëve, fenomen ende problematik në kryeqytet

12 Qershori shënon ditën botërore kundër punës së fëmijëve. Në Shqipëri, përfshirja e fëmijëve në punë që në moshë të vogël është një problem prezent, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë dhe organizatave që lobojnë për të drejtat e tyre. Anxhi Leka e ka nisur punën që i vogël.

Ai tregon se vështirësitë ekonomike e kanë detyruar të dalë në rrugë e të sigurojë punë për veten dhe familjen e tij. Prej vitesh, Anxhi lëviz në rrugët e kryeqytetit duke u munduar të shesë materiale të dobishme për makinat për udhëtarët e Tiranës.

S'kam ku të shkoj, pa punë nuk rrihet, prej hallit punoj. Jemi 6 persona në familje dhe punoj kështu. Me zor kap 5 mijë lekëshin. Kam kërkuar punë të tjera, por nuk më marrin se thonë je i vogël.

Anxhi Leka, qytetar

Në kryeqytet duket sikur është zbehur numri i fëmijëve që punojnë apo edhe përdoren për të lypur. Megjithatë, të shumtë kanë qenë rastet kur fëmijët e komunitetit rom janë pjesë e shfrytëzimit ekonomik. Sot jashtë kamerave, prindërit tregojnë se nuk lejojnë më që kjo situatë të vijojë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?