POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

15 arsye për të qeshur më shumë!

E qeshura është një aktivitet që, kur lind natyrshëm, krijon adrenalinë dhe energji pozitive tek personi që e gjeneron atë. Kur qeshim ndihemi më të lumtur, më të plotë e më pranë me njerëzit. Megjithatë, e qeshura nuk ngelet vetëm tek ndjesia por shkakton edhe efekte më serioze tek njeriu.

15 FAKTE MBI TE QESHUREN

1. Një e qeshur e shëndetshme mund t'ju lehtësojë dhimbjen dhe t'ju parandalojë infeksionet
2. Ekziston një rënie e konsiderueshme e niveleve të hormoneve të stresit pas çdo të qeshure
3. E qeshura ndihmon në lëshimin e endorfinës (morfinë brenda trupit) e cila mund të sjellë ndryshime pozitive në mentalitetin e një personi
4. Një e qeshur e rëndë sjell në mushkëri një sasi më të madhe oksigjeni se sa frymëmarrja normale
5. E qeshura zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës
6. Nëse qeshni pesëmbëdhjetë minuta brenda ditës, mund t'ju bëjë të humbisni peshë
7. Është provuar shkencërisht se e qeshura mund të jetë ngjitëse
8. Gelotologjia është shkenca që merret me studimin dhe efektet e të qeshurës në trupin e njeriut
9. Shumica e rasteve të të qeshurit ndodhin gjatë komenteve sociale që do të thotë se vetëm në 10-15 % të rasteve ndodh në të vërtetë për shkak të shakave
10. E qeshura ka nj]ë gjuhë të veten por është një tingull i cili ndodhet jashtë sistemit gjuhësor
11. Njerëzit nuk janë krijesat e vetme që qeshin. Kafshët, si qeni dhe macja qeshin gjithashtu
12. Një fëmijë i moshës gjashtë vjeçe, qesh rreth tre herë më shumë se një i rritur
13. E qeshura e përditshme, intensive mund të forcojë sistemin tuaj imunitar
14. Njeriu qesh mesatarisht qesh rreth trembëdhjetë herë në një ditë të vetme
15. Thonë se e qeshura ka qenë shkak vdekjeje për disa njerëz

Pas këtyre fakteve kemi disa arsye më tepër për të qeshur më shpesh e më shumë!

 

d.gj/ Shqiptarja.com