150 nxënës s'kanë nisur shkollën, protestë bashkë me prindërit para Bashkisë së Shijakut (FOTO)

150 nxënës s'kanë nisur shkollën, protestë bashkë me prindërit para Bashkisë së Shijakut (FOTO)

Prindër dhe nxënës duke protestuar para Bashkisë së Shijakut

Protestë përpara bashkisë së Shijakut. Nxënës dhe prindër të shkollës “Adem Sabli” që nuk përmbush kushtet infrastrukturore kanë dalë në protestë përpara bashkisë së Shijakut pasi nuk pranojnë që të zhvendosen në Maminas. 

Ata kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi, duke u shprehur se e kanë të pamundur që çdo ditë të çojnë fëmijët në shkollën e largët. Sipas prindërve, edhe vitin e kaluar fëmijët e tyre kanë zhvilluar mësimin në këtë shkollë të largët, por ata nuk ndjehen të sigurt t'i lënë vetëm për shkak të disa aksidenteve që kanë ndodhur.

Shkolla Adem Sabli në Shijak

Kujtojmë se shkolla në zonën e Borakajve në Durrës ka 150 nxënës të cilët nuk e kanë nisur ende vitin shkollor. Shkolla në Borakaj “Adem Sabli” është jashtë kushteve infrastrukturore dhe për pasojë nxënësit janë dërguar të bëjnë mësim në shkollat e Maminasit. Prindërit kanë vendosur të mos i dërgojnë në shkollë fëmijët duke bojkotuar procesin mësimor.

“Është e patolerueshme. Klasat e para zhvillojnë mësim në darkë, kjo është jashtë çdo llogjike. Shkolla ku i kanë transferuar është  shumë larg”

Prindërit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit