POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

2 vjet SPAR Albania, kompania feston suksesin duke dhuruar 2 apartamente të mrekullueshme në Gjirin e Lalzit

Pamje nga festa në SPAR

SPAR Albania, një ndër rrjetet më të mëdha dhe cilësore të marketeve dhe hipermarketeve në Shqipëri, është kthyer në një kohë shumë të shkurtër në një nga emrat më të besueshëm në treg. Për të festuar bashkë me klientët e tij besnikë, dy vjet plot arritje, kjo kompani ka ndërmarrë për muajin tetor nisma të ndryshme mjaft interesante.

Ndër këto nisma, më e rëndësishmja është padyshim shorteu, nëpërmjet të cilit do të dhurohen 2 apartamente në rezidencën premium të Val Mar, në bregdetin e mrekullueshëm të Hamallajt, në Gjirin e Lalzit. Ky shorte do të zhvillohet për një peirudhë disa mujore duke filluar nga data 3 Tetor 2018, e deri më më 12 janar 2019. Gjatë kësaj periudhe, klientët e SPAR që do të blejnë produkte nga 68 marka pjesemarrëse të saj do të kenë mundësinë të plotesojnë kuponat përkates dhe të bëhen pjesë e shorteut të madh që do të hidhet më 13 Janar 2019 në një nga televizionet më të njohura. Kjo do të thotë se sa më shumë që klientët do të blejnë, aq më shumë do të rriten edhe mundësitë e tyre për të fituar një nga dy apartamentet në fjalë.

Dy apartamentet në Gjirin e Lalëzit

Por aktivitetet për këtë 2-vjetor nuk janë ndalur me kaq dhe ato janë një arsye më shumë për të gjithë që t’i drejtohen pikave të shitjes së SPAR, për të përfituar nga super-ofertat në të gjithë vendin.

Gjatë dy fundjavave të para të tetorit në SPAR u organizuan aktivitete të ndryshme argëtuese për klientët, si një shfaqje drejtpërsëdrejti televizive gatimi. Ndërkohë në hyrjen e SPAR në TEG, u pre torta e 2-vjetorit, e cila iu shpërnda klientëve dhe për 10 ditë gjatë muajit Tetor, do të dhurohen 100 shporta me produkte si dhe nje minifushate ku 10 personat që do të përgjigjen të parët në pyetjet e SPAR në faqen e Facebook dhe Instagram do të fitojnë nga një shportë.

Rritja e madhe e SPAR Albania brenda dy viteve

SPAR Albania vjen me një rritje mbresëlënëse në 2-vjetorin e themelimit të saj në Shqipëri. Sipas revistës së specializuar Monitor, kompania njohu një rritje me 65% në krahasim me vitin e saj të parë të operimit në tregun shqiptar.

Sot SPAR zë 23% të tregut sa i takon rrjeteve të marketeve dhe supermarketeve. Vetë SPAR Albania ka rreth 520 punonjës, ndërkohë që rreth 225 punonjës të tjerë, janë staf i marketeve që SPAR u ka dhënë në formën e “franchise”, partnerëve të tij lokalë në vende të ndryshme të Shqipërisë.

Për vitin e fundit Spar Albania realizoi një xhiro prej 45 milionë eurosh, pa tvsh.

Garanci në standardin ushqimor dhe risi në edukimin e konsumatorit

Kompania ka sjellë një standard të ri në sigurinë ushqimore. Në veçanti, SPAR siguron mish të freskët dhe të kontrolluar, duke bashkëpunuar me fermat më të mira në

Shqipëri. Ekspertët e tij kujdesen që kafsha, përpara se të përfundojë në tryezat e familjeve shqiptare të jetë e rritur mjaftueshëm, e ushqyer dhe e trajtuar nga specialistë. Më pas procesi vazhdon me therjen e tyre duke u siguruar që të behet në kushte të sigurta higjeno-sanitare. Vijohet me transportin me makina frigoriferike moderne, duke e shpërndarë në të gjitha marketet e SPAR. Më pas mishi serviret te klientët nga një staf i mirë-trajnuar.

SPAR Albania zbaton rregullat HACCP sipas standardeve ndërkombëtare

Kompania ofron një asortiment të gjere për konsumatorët, duke plotesuar 100% nevojat e tyre por edhe duke ndjekur të gjitha trendet botërore të ushqyerjes së shëndetshme nëpermjet importimit të produkteve Bio, Gluten Free, Sugar Free, etj.

SPAR komunikon direkt dhe i edukon konsumatorët me oferta dhe produkte të sigurta, gjë e cila bëhet nëpërmjet një komunikimi përmes kanaleve të informimit në 360 gradë.

Gjithashtu, për ndërgjegjësimin e konsumatorit organizohen çdo javë në 2 hipermarketet më të mëdha të Shqiperisë cooking show, degustime, etj.

SPAR, është një markë e njohur ndërkombëtare, e themeluar në vitin 1932 në Holandë nga Adriaan van Well nën moton “Të gjithë do të përfitojnë nga kooperimi i përbashkët”. Prej asaj kohe SPAR vazhdoi ekspansionin duke u shtrirë në më shumë se 42 vende të ndryshme të botës përfshirë kontinentin e Evropës, Australisë, Afrikës dhe Azisë. Çdo ditë 12.176 dyqane të tij vizitohen nga më shumë se 13 milionë klientë për një xhiro prej 33 miliardë eurosh.

Plane për të ardhmen dhe mundësi punësimi

SPAR Albania ka krijuar një plan ambicioz zgjerimi në Shqipëri, i cili parashikon hapjen e 100 supermarketeve dhe 10 hipermarketeve, të cilat do të mbulojnë të gjithë territorin e vendit. Aktualisht SPAR është prezent në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Fushë Krujë, Sarandë, Gjirokastër, Korçë, Pogradec dhe Vlorë. Me zgjerimin e pritshëm, numri i stafit do të shkojë në mbi 1500 punonjës.

Brenda muajit të ardhshëm, SPAR ka planifikuar të çelë dy supermarket të reja në Tiranë, ndërkohë që një supermarket i tretë do të hapet në Shkodër brenda muajit dhjetor. Një gjë e tillë do ta çojë rrjetin e kompanisë brenda 2018-s në një numër total prej 40 dyqanesh.

Ofertat në SPAR

Kompania është vazhdimisht në kërkim të punonjësve të motivuar dhe për këtë arsye personat e interesuar mund të aplikojnë për pozicione pune në SPAR në rrjetet sociale apo në çdo njësi shitjeje ku kompania ka vendosur formularët e aplikimit për këtë qëllim.

Sakaq, në kuadër të programit të saj për përgjëgjësinë sociale, SPAR ka mbështetur mjaft aktivitete me rëndësi në vend si “Programi Tungjatjeta” i World Vision Albania,

“Fundjavë Ndryshe”, “Ti je një Luledielli”, Nisma e bashkisë për Tiranën e Gjelbër, Run 4 Ateizëm, SPAR Dhuron Dije, SPAR dhuron gjak në ditën e talasemisë, etj.

SPAR Albania është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, etj.

Fakte dhe shifra

* 50 marka të reja të shtuara në dy vite

* 78.133 klientë të regjistruar me kartën e klientit

* 60 fushata ofertash dhe ulje çmimesh

* Tre shorte me tre fitues

* Mbi 80 punonjës të ngritur në detyrë gjatë vitit 2018

* 25 dyqane të reja SPAR pritet të hapen në vitin 2019

ke.mu.
Komento