20 vite në terren, Rama ulet në gjunjë e i puth dorën gazetares së Vlorës/VIDEO

20 vite në terren, Rama ulet në gjunjë e i puth dorën gazetares së Vlorës/VIDEO

Kryeministri Edi Rama duke i puthur dorën gazetares

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë mbrëmjen e djeshme në një aktivitet për 20-vjetorin në karrierë të gazetares nga Vlora, Efrosina Papa.

Rama si rrallë herë ka bërë një veprim i cili ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve. Kryeministri është ulur në gjunjë dhe i ka puthur dorën gazetares.

Gjesti i Ramës është kthyer viral në rrjetet sociale dhe është komentuar si një befasi e Kryeministrit në raport median. I njohur për përplasjet e vazhdueshme me median, kryeministri duket se ka gjetur një gazetare e cila nuk është pjesë e “kazanit mediatik”.

Gazetarja Efrosina Papa ka punuar si gazetare terreni në Vlorë prej 20 vitesh, ndërsa ka punuar edhe në arsim, si mësuese e letërsisë. Në aktivitet, kanë qenë të pranishëm të djathtë e të majtë, miq e dashamirës të gazetares, si dhe familjarë të saj.

//Shqiptarja.com

Komente

  • Zenuni: 23/06/2018 14:01

    Cudi e madhe Ed Rama I UREN gazetaret I thote me pseudonimi MEDJA KAZANIT , INJORANTE DHE DRITESHKURTER , DHE SI KUNDER MEDJAS GAZETARESKE , HAPI. E R T V QE ESHTE POSHTERIMI I GAZETARISE. KJO ESHTE SHOW I RADHES I KARAGJOZIT RAMA. NESER NE MANHATAN BEHET PARADA E GLTB MIRE DO ISHTE QE KRYEMINISTRI YNE TE MERTE PJESE NE PARADE SE I PERKET KOMUNITETIT GEY

  • Vlonjati: 23/06/2018 10:19

    Po vetem ne teren se kemi pare Forsina Papen, e bët sikur ka qen gazetare ne afganistan Shume shume gazetare ne dite e festave e kemi parë.. Karagjozllëqe Shqiptare, Kr/Ministri ne gjunje para gazetares.. Ncncncn

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Serat me kanabis në Berat, GJykata cakton arrest në burg për 9 persona, arrestohet 6 prej tyre

Serat me kanabis në Berat, GJykata cakton arrest në burg për 9 persona, arrestohet 6 prej tyre