20 vjeçari me diabet: Në Shqipëri, e vështirë të bashkëjetosh me këtë sëmundje nga paragjykimet

Të bashkëjetosh me sëmundjen e diabetit në Shqipëri nuk është aspak e lehtë, jo vetëm ekonomikisht por edhe në aspektin shoqëror. Eneo Bekteshi, një 20 vjeçar i diagnostikuar me këtë sëmundje 11 vjet më parë, tregoi në emisionin "Rreze Dielli"Report TV sesi i ka përjetuar paragjykimet kryesisht nga bashkëmoshatarët e tij.

Në Shqipëri është e vështirë të bashkëjetosh me këtë sëmundje sepse të shohin me një sy ndryshe, ky ka këtë problem, është i sëmurë, nuk të lënë rehat me këto gjëra, pra ekziston paragjykimi. Të vrasin më shumë emocionalisht e kjo të shkakton stres, nerva. Unë flas për veten time, shumë herë kam reaguar keq dhe kam dalë edhe nga vetja e nga këto gjëra më rritet edhe diabeti, sepse diabeti kërkon qetësi absolute.

Eneo Bekteshi, pacient

Bekteshi foli edhe për vështirësitë financiare të një familje që ka një të sëmurë me diabet, sëmundje kjo që kërkon përveç mjekimit të rregullt edhe paisje specifike për matjen e vazhdueshme të nivelit të glicemisë (sheqerit) në gjak.

Për një familje shqiptare, po të marrim një përgjithshme duhen 150 lekë në muaj vetëm për ilaçe, pambuk, alkool, fisha. Dmth, shkon shumë. 150 mijë lekë është një rrogë mujore këtu në Shqipëri. Prandaj them që është e vështirë jetesa me një diabetik, jo më po të kesh 2 apo 3 persona me këtë sëmundje në një shtëpi. Të paktën rimbursimi i fishave do të na lehtësonte shumë punën.

Eneo Bekteshi, pacient

20 vjeçari Eneo Bekteshi foli edhe për dietën ushqimore që ndjek për shkak të diabetit, duke dashur tu japë mesazhin të rinjve sot që të mos abuzojnë me ushqimet e shpejta (Fastfood).

Unë kam ndjekur një dietë që më reagon mirë me trupin tim, por jo gjithë jetën e kam bërë këtë gjë sepse kam qënë edhe më i vogël dhe nuk e kuptoja. Kur shkoja në shkollë, shihja moshatarët e mi që blinin diçka dhe thoja po unë pse të mos e ha këtë. Dhe kjo është e gabuar, ndaj dua ti jap një mesazh fëmijëvë apo të rinjve sot që nëse veprojnë si unë do kenë probleme në të ardhmen. Për një diabetik janë me vrastare yndyrnat se sa sheqeri. Unë mund të ha një çokollatë dhe një sufllaqe dhe më rritet dyfish me suflllaqen. Tashmë i kam eleminuar ushqimet Fast food sepse e kam kuptuar kush është e keqja ime.

Eneo Bekteshi, pacient

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • t1d: 10/06/2019 15:52

    Vetem ai qe ka ne shtepi nje te semure me diabet e di se sa te ardhura duhen per ilaçet, fushat dhe ushqimin!!

    Përgjigju
  • G...: 20/11/2018 21:21

    O vlla ti je nje shembull per rinine e sotme llogjikon shum mire Mbare e mire ishalla me kuren tende Tu plotsofshin te gjitha deshirat Te kaluara

    Përgjigju
  • Nje mik: 20/11/2018 13:26

    Jo or djale,mos u deshpero ! Ty te paragjykon vetem injoranca. Njerezit me kulture e qytetari te thone :Ruaj shendetin,te qofshin te shkuara !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin