POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

200 motorristë spektakël me garë dhe birra Tirana në Shijak (VIDEO)

Albanian Bikers dhe Birra Tirana kanë sjellë mbi 200 motorristë në qytetin e Shijakut. 200 motorristët marshuan për rreth 10 kilometra deri në Shkozet. Pas marshimit, ata u rikthyn sërish në qendrën e Shijakut për të festuar me muzikë, pije dhe birra Tirana.

Ky grup motorristësh është krijuar shumë vite më parë, ndërsa sot ata janë ritakuar me motorat e tyre Harly. Pasioni i tyre u bashkua me iniciativën e Birra Tirana, që solli një spektakël me motoçikleta në Shijak.

Në aktivitet kanë marrë pjesë edhe qytetarë të Shijakut, fëmijë e të rinj që kanë shijuar muzikën e mirë dhe birrën Tirana që është organizuar për herë të parë në Shijak.  Disa prej motorristëve kanë shprehur emocionet e tyre mbi këtë ngjarje.

Do ngjitemi në Maminas e do kthehemi në festë. Jemi lidhur me birra Tiranën, na ka mbështetur për gjithçka. Donim të sillnim xhiron, motorristat. Ky marshim është zhvilluar për herë të parë në Shijak. Janë 200 motorristë. Kanë ardhur nga Kosova e Maqedonia, edhe nga Amerika, mjafton të jemi bashkë.

Motorristët

Ky event vazhdon deri në mesnatë nën ritmet e muzikës shqiptare dhe asaj të huaj.

f.g./b.ha.
Komento

Komente

  • memento mori: 19/08/2018 07:46

    pas festes vjen policia dhe ju bo nje test alkooli.

    Përgjigju