22 persona të arrestuar nga policia e Kosovës, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni

22 persona të arrestuar nga policia e Kosovës, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni

Foto ilustruese

KOSOVË- 22 persona janë arrestuar nga Policia nën dyshimin për përfshirje në shrytëzim prostitucioni. Sipas komunikatës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe njësitet përkatëse kanë kryer disa operacione në Prishtinë dhe Gjakovë.

Në Prishtinë janë arrestuar 12 persona për vepra të kundërligjshme, konkretisht, “mundësim ose detyrim në prostitucion”, kurse 4 të tjerë janë ndaluar nën dyshimet për kryerje të veprave penale, “mundësim ose detyrim në prostitucion”, “ofrim i lokalit për prostitucion” dhe "marrje me prostitucion “.

Në rajonin e Gjakovës, pjesëtarë të Policisë ndërkaq kanë arrestuar 6 persona nën dyshimin se kanë mundësuar apo detyruar kryerje të prostitucionit.

Në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit është thënë se gjatë vitit 2017 institucionet e Kosovës kanë identifikuar 32 viktima të trafikimit, përkatësisht 25 gra dhe tre meshkuj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët