25 mln € investim, zbulohet projekti për modernizimin e QSUT, dy spitale të reja

TIRANE-Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Manastirliu kanë njoftuar çeljen e kantierit të ri të punimeve për modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare "NENE TEREZA" ku përfshihet ndërtimi i spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme dhe spitalit të kirurgjisë. Ministrja deklaroi se investimi do të kushtojë 25 milionë euro, ndërsa punimet do të përfundojnë pas 30 muajsh.

25 mln euro do të kushtojë investimi. Do të fuqizohen dy nga kolonat e shërbimit shëndetësor. Pas 30 muajsh do të kemi një spital të ri të sëmundjeve të brendshme me 345 shtretër me 14 shërbime. Në këtë spital do të jetë edhe shërbimi i urgjencës polivalente pa e zhvendosur pacientin.

Risi do të jetë edhe spital ditor me 60 shtretër, që nuk kanë pse të rrinë me ditë në spital. Një tjetër kantier është një spital që është Kirurgjia. Në vetëm 9 muaj nga sot do të kemi një spital të ri Kirurgjie, modern. Do të ketë kapacitet mbi një mijë shtretër.

Ogerta Manastirliu

Sado i përsosur të jetë një spital përsëri nuk është vendi ideal për të qenë i sëmurë, pasi gjithmonë ka nevojë për më shumë. Situata është ende komplekse, ka kulme pozitive, por edhe negative. E vetmja qendër spitalore në Europë ku ende ka trafik të brendshëm makinash, ku nuk merret vesh kush është kush dhe ku ende kemi nevojën për të ndarë të gjithë shërbimin nga pjesa e jashtme që interferon përmes makinave. Besoj që së shpejti të kemi ecur me kantierin e ri do të mund të nisim edhe ndërtimin e një parkimi modern që përfundimisht do ta ndajnë qendrën dhe shërbimin nga makinat. Do të ndërtojmë një rrugë të brendshme ndarëse dhe përfundimisht të mos kemi më interferenca të atyre që banojnë brenda territorit. Do të bëjmë një tjetër rritje pagash për të gjithë trupën. Familjarët e pacientëve arrijnë deri në akte të patolerueshme ndaj mjekëve për shkak të vorbullës së kazanëve ku jetojmë.

Edi Rama

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Je 1: 23/10/2018 12:50

    Bravo..,Edi!...je 1

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali