27 vjet RD-ja, shkrimtarja: Edhe
Nexhmija na uroi nga media e lirë

27 vjet RD-ja, shkrimtarja: Edhe<br />Nexhmija na uroi nga media e lirë<br>
Shkrimtarja Flutura Açka ka ironizuar përmes një shënimi në faqen e saj në Facebook, për faktin se sot 25 vite pluralizëm, edhe Nexhmije Hoxha na uron përmes medias së lirë. Sipas saj, sot “edhe media është politike dhe fjala është e ngrirë”.  

"Ndërsa festohet për ditëlindjen e fjalës dhe medias së lirë, askush nuk e ka menduar se mbi 25 vite me pas, Nexhmije Hoxha do të na uronte përmes medias së lirë Vitin e Ri 2018", shkruan Açka. 

Postimi i Flutura Açkës: 

Për të burgosurën fjalë të lirë!

Ndërsa festohet për ditëlindjen e fjalës dhe medias së lirë, askush nuk e ka menduar se mbi 25 vite me pas, Nexhmije Hoxha do të na uronte përmes medias së lirë Vitin e Ri 2018.

Sigurisht, nuk po them në ato ditë të ankthit të Lirisë t’i ishte shkruar fati si Çausheskëve në periferi të Tiranës, nuk po them të vdiste në burg, nuk po them të mos I jepet e drejta të flasë, por “shtëpia e dashur” nuk kishte pse i jepej fshehurazi të kujtonte 30-vjetorin e burrit të vdekur, të ishte denuar per genocid klika e saaj dhe jo per kafe e sofrabezë, t’i kërkohej t’u kërkonte falje viktimave të krimeve komuniste para se të qesëndiste se nga trafiku i rrugëve të demokracisë, janë vrarë më shumë shqiptarē se nga tytat e diktaturës.

Kur e kam shkruar këtë reportazh që po postoj kētu, nuk e kam besuar kurrë që fjala dhe media e lirë do të ishte më me zinxhirë nga dita kur u pagëzua si e lirë. Tani media është politike dhe fjala është e ngrirë. Përveç shumë pak gazetarëve me integritet dhe ndonjë tarallaku që në vend të gojës ka kloset. Dita për të duartrokitur AntiLirinë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar

Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar