Dita e zgjedhjeve në Afganistan kthehet në tragjedi, 28 të vrarë dhe 100 të plagosur

Dita e zgjedhjeve në Afganistan kthehet në tragjedi, 28 të vrarë dhe 100 të plagosur

Foto ilustruese

Të paktën 28 persona kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur, pas një shpërthimi eksplozivësh gjatë mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, në provincën verilindore të Takhar, në Afganistan. 

Mediat bëjnë të ditur se një varg sulmesh me bomba tronditën këtë të shtunë zonën e Takhar në Afganistan, pas shërthimeve të fuqishme që ndodhën në qëndrat kryesore të votimit. Mësohet se mes numrit të madh të viktimave ishin edhe zyrtarë të sigurisë dhe civilë ndërsa deri më tani asnjë grup i militantëve talebanë për të cilët ekzistojnë dyshimet nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. 

Sipas mediave pesë kandidatë janë vrarë deri tani në sulme të veçanta dhe të tjerë janë rrëmbyer nga militantët e forcave telebane në Afganistan. Ndërkohë grupet e militanteve telebanë të cilët grupin e tyre e njohin me emrin “Operacioni I Omarit” kanë paralajmëruar se “do të rrisin sulmet në shkallë të gjerë mbi pozicionet e “armikut” në gjithë vendin”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të