28-vjetori i themelimit/ Basha: Rilindja Demokratike, një nga të paktat media të lira në Shqipëri

28-vjetori i themelimit/ Basha: Rilindja Demokratike, një nga të paktat media të lira në Shqipëri

Lulzim Basha, kryetar i PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar sot 28-vjetorin e krijimit të gazetës Rilindja Demokratike, që është gazeta zyrtare e Partisë Demokratike. Në një reagim në faqen e tij në Facebook, kryedemokrati thotë se kjo gazetë është një nga të paktat media të lira në Shqipëri.

 ‘Rilindja Demokratike është sot një nga të paktat media të lira në Shqipëri që lufton për interesin publik. Urimi im është që të vazhdojë të mbetet përherë e tillë.”-thotë Basha.

Deklarata e plotë e Bashës:

Si sot 28 vite më parë lindi bashkë me shtypin e lirë Rilindja Demokratike. E para media opozitare në Shqipëri pas 45 vitesh diktaturë erdhi në jetë bashkë me pluralizmin politik dhe me lirinë e shprehjes. Në betejë prej ditës së parë me gënjeshtrat, manipulimin dhe propagandën komuniste, RD arriti brenda një kohe të shkurtër të kthehej në manualin e ideve të demokracisë, të pluralizmit dhe europianizmit. Kësisoj ajo ishte edhe fidanishtja e brezit të parë të gazetarëve dhe analistëve të medias dhe të fjalës së lirë.

Bashkëndaj sot me mijëra qytetarë mirënjohjen e thellë për të gjithë gazetarët dhe drejtuesit e RD-së në vite, që me kurajo, mençuri dhe vendosmëri kontribuan për lindjen dhe rritjen e RD duke triumfuar mbi presionet, kërcënimet dhe shantazhet.

Me kontributet e saj për lirinë Rilindja Demokratike ka përherë një vend të veçantë në historinë e medias dhe të demokracisë shqiptare.

Një falenderim të veçantë kam për Bledi Kasmin dhe gazetarët e bashkëpunëtorët e sotëm të Rilindjes Demokratike të cilët vazhdojnë çdo ditë betejën për të vërtetën, në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Rilindja Demokratike është sot një nga të paktat media të lira në Shqipëri që lufton për interesin publik. Urimi im është që të vazhdojë të mbetet përherë e tillë.

Sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për media që i shërben të vërtetës, mirëinformimit dhe vetëdijësimit të njerëzve. Vetëm qytetarët e mirëinformuar mund të ruajnë lirinë, demokracinë dhe të vetqeverisen. Mosbesimi, helmi i dyshimit që krimb çdo shpresë për ndryshim është investimi më i rëndë i regjimit aktual, që të vazhdojë të sundojë, të grabisë dhe të përçajë shqiptarët.

Shqiptarët kanë nevojë të besojnë tek vetja, tek njëri-tjetri, tek ndryshimi dhe tek e ardhmja. Ndaj këtë ditëlindje të medias së lirë, ju uroj gazetarëve dhe njerëzve të fjalës, kurajo, besim dhe vendosmëri në përmbushjen e misionit të shenjtë për një Shqipëri europiane të lirisë, dinjitetit dhe demokracisë! Gëzuar!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 08/01/2019 16:22

    Mimika e tij tregon se eshte duke genjyer, se pari vehten per te mbetur ne krye te PD e per besen e zotit ky njeri eshte ne gjendje te beje kerdi vetem e vetem te mbetet ne funkcion. Njeri i rafinuar,shkurte e shqip kriminele i prishte ne shpirte. Zot ruaje popullin Shqiptare nga njerez te tille.

    Përgjigju
  • dolja: 05/01/2019 20:05

    hyyy kriminela ja u kuptuame lojen plera jeni te gjithe

    Përgjigju
  • Sula: 05/01/2019 17:53

    O Lul a e beson ate qe thu se Rilindja eshte media e vertete dhe e pamvarur . Lum PD qe te ka me ato tru qi ke

    Përgjigju
  • Tirona: 05/01/2019 17:35

    Sa kom qesh.Medija e pa varur o zot sa rren ku hu gardhi.Nji her nuk lexova per Rrugen e Kombit qe esht vjedhja jote Cezin vjedhja e Sales dhe Likes Gerdecin qe ja moret jeten 26 njerezve te pafajshem dhe Shtepi te rrenuara 21 Janarin qe vrat 4 vet ne mes te dites tradhetin me detin.O zot sa menxyra keni o far e keqe.SPAKU lale SPAKU do tju vij hakut sa denoncime do ket per ju kopilat e Kombit ne Rec e keni vendin.

    Përgjigju
  • Populli: 05/01/2019 17:02

    Po ti thuhet medja e lire rd-se atehere te tjerat jane medja kzmike;rdvec shpofjeshpifjeshpifje dhe GENJESHTRA!

    Përgjigju
  • Tata: 05/01/2019 16:50

    O LULU LIRINDJA JOTE ASHT E MIRE PER TY SE PER POPULLIN ASHT LETER BANJE .TI KE MESU SI ARRIXHIU QE THOT QE SI FEMIJA IM SKA . RILINDJA NUK PO SHKRUSN PER VILAT PER SHTESAT PER BADIGARDET QE JANE NE SHERBIM TR PASHA LULZIM HSLES .

    Përgjigju
  • Emigrati: 05/01/2019 16:28

    Njé demokraci si è juaja? Ishte 1000 heré mé I mir komunizmi

    Përgjigju
  • Babalja: 05/01/2019 16:13

    RD media? Kazan ku gatuhen genjeshtra po thuaj

    Përgjigju
  • toni: 05/01/2019 15:56

    pse tallesh me veten o lulush

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Media italiane: Shqipëria, një nga destinacionet më të bukura për pushime në 2024

Media italiane: Shqipëria, një nga destinacionet më të bukura për pushime në 2024