POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

3 javë pas masakrës në Selenicë, takimi me familjen Zykaj

Vasilika me Besimin, dy nga viktimat e masakrës së Selenicës

E shtunë. Kam vendosur të pi kafen e mortit në familjen Zykaj. Dhe nuk diskutohet më tej. Tragjedia më është rrotulluar gjatë në mendje. Dua "të njoh" 8 të vrarët. Dua t’u shtrëngoj dorën të gjallëve të mbetur. Paçka se e vështirë. Shume e veshtire ti japesh doren Albit , vetem 18 vjec, te cilit ju vra nene e babe, moter e vella, gjysherit, xhaxhallaret. E veshtire te rrok doren me Arielin dhe te vellain Falkua perkatesisht 20 e 24 , qe shpetuan fale fatit sepse njeri ndodhej ne Greqi dhe tjetri ne pune ne nje pike karburanti. Por nisem...

Per te udhetuar drejt Resulajt , nje lagje fshat i Selenices duhet te shkelesh mbi nje rruge te arnuar si rrobat e grisura te nje leckamani. Aty ketu pak asfalt dhe me tej gropa, zall . Nuk duhet te vazhdosh drejt asaj zones qe quhet Laberi, ne te cilen gjithashtu gjarperon nje rruge qe po asfaltohet ne nge. Dhe makina qe me se shumti shullehen ne diell. Laberi e harruar ne varferi. Sa keq me vjen qe edhe kur rruga te perfundoje nuk do arrije brenda ketyre zgjedhjeve deri ne fshatin Brataj, atje ku kryeministrit,burrat e bejteve dhe te kenges labe , i mbajten iso dhe i duartrokiten , ate vakt kur ai u mblidhte frymes se tyre vote e nga nje vote. I thane qe vendosim me shprese dhe bindje per Rilindje... Sa shprese! Por sot Laberise po i tundin si "kocke"rrugen, qe edhe ajo sdihet kur perfundon. Ndoshta deri per zgjedhje do hedhin arnen e pare pa mberritur ne fshatin Gjorm. Me tej te shohim...Lumi i Vlores, zemra e Laberise sic e quajte zoti kryeminister po pulson me ritme mes gjallevdekjes.

Por per te shkuar ne Resulaj, nuk shkel kesaj rruge te mjere, diku ka nje kryqezim, duhet te kthehesh majtas. Serisht rruge migjeniane. Tek udhetoj takoj cobane te thare nga dielli. Gra te veshura me te zeza. Njerezit jane kapur me mish e shpirt pas dy gjerave qe u falin egzistencen, bagetive dhe ullinjve. Serisht zoti kryeminister, njerezit i kane syte nga thesi me miell. Prinderit me te lumtur jane ata qe kane femije ne emigracion. Madje ata nuk flene as barkbosh si te tjere qe nje pension i kooperatives nuk u jep asgje. Shumica vazhdojne e grinden e merirosen per kufinj te trasheguar nga gjysher e stergjysher e nga ana tjeter per kufinj te 7501.Per keto kufinj Laberia zien, ka te vrare cdo dimer e vere, por sot jam nisur per tjeter mort. Me 20 km ne ore mberrij ne Selenice, ne Selenicen qe dikur ishte baza e internimit te te padeshiruarve te partise. Sot me ndarjen territoriale, bashkia Selenice mbledh te gjithe fshatrat e Laberise se harruar e te izoluar ne mjerim.

Edhe Falkua dhe i vellai, humben nenen e baben. Aferdita dhe Azemi. Vdiqen sikur te ishin viktima te nje lufte sepse kur ka rend dhe siguri, asnje vrases nuk bredh me arme ne krah e gjuan si ti teket, shume kohe ne ajer dhe pastaj ndaj kusherinjve. Me shkroi ate dite tregon Falkua. Ritvani me shkroi. Isha ne pune. Me tha ku je? Me sill nje pakete. Ishte mbase ora 11. Me pas ndodhi ajo qe ndodhi. Shume gjera nuk i mbaj mend. Dua dikush te vij e tma thote cfare ka ndodhur ne te vertete, ai i shfarosi te gjithe, te 8 njerezit tane me pleq me femije, nuk e di cila eshte e verteta. Arieli i mban doren vellait te madh dhe kusheririt Albit. Kane ngelur 3 , pak me tej jane varret dhe ne oborr vendi i gjemes. A mund te jetojne me ketu?

Resmiu eshte xhaxhai i tyre, atij i vrane prinderit , Ademin dhe Perrien, vellezer e kunata, niper e mbesa. Na u vrane 3 breza thote Resmi Zykaj. U kthye nga emigracioni per tu dhene lamtumiren dhe tani qe kane kaluar dite i kerkon shtetit drejtesi. Me thote se do deshironte qe dikush nga ata qe quhen shtet te kish shkelur ne deren e tyre. Do deshironte te takonte Edi Ramen. Fatmir Xhafen. Sepse sipas tij, tre femijet e mbetur gjalle kane nevoje per mbeshtetje . Per te ardhme. Une e pyes se perse duhet ta takoje Fatmir Xhafen , tek e fundit ai eshte minister i brendshem. Sepse thote: do flas me te si labi-labit.

Krenari

Krenari eshte i vetmi qe nuk flet. E shpetoi semundja nga vdekja. Eshte shurdhmemec. Teksa Ritvan Zykaj po vriste kusherinjte e tij, 55-vjecari bente gjumin qe po i shpetonte jeten. Por ai eshte nje fatkeq si te tjeret. Eshte nje njeri pa shtet. Shteti i tij dhe imi, dy vjet me pare i hoqi ndihmen ekonomike, megjithese ai eshte semure dhe e mbanin gjalle vellezerit qe ju vrane dhe nje dhi e bardhe. Krenari hesht, por e ndjen dhimbjen njesoj a ndoshta me teper. Te shpetuarit shohin njeri tjetrin, rralle kam pare nje nevoje aq te lexueshme per njeri tjetrin sa ne shtepine e tyre. Asnjeri prej tyre nuk e di ku eshte shteti. Ata humben te shtrenjtet e tyre, por shteti i konsideron si statistika qe ndikuan ne rritjen e kriminalitetit . Pak metra me tej , me porte te mbyllur eshte shtepia e Ritvan Zykajt. Aty jetojne gjysherit . Prinderit jane larguar pergjithmone.

f.g./a.de.
Komento