3 miliardë euro kursime në banka/Qytetarët e Kosovës ndër më të pasurit në rajon

3 miliardë euro kursime në banka/Qytetarët e Kosovës ndër më të pasurit në rajon

Raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës thekson se qytetarët e Kosovës disponojnë tre miliardë euro kursime në bankat e nivelit të dytë. Një vlerë kjo ndër më të lartat nga vendet e tjera të rajonit. 

Buxheti i shtetit krahas rritjes së të hyrave ka rritur edhe shpenzimet gjatë vitit 2017. Vlera e shpenzimeve buxhetore ka arritur në 1.74 miliardë euro, ndërsa të hyrat buxhetore kanë arritur vlerën neto prej 1.68 miliardë eurosh, që paraqet një rritje prej 5.3 për qind krahasuar me vitin paraprak.

Këto të dhëna kanë dalë nga Raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës, në të cilin thuhet se buxheti i Kosovës regjistroi deficit prej 59 milionë eurosh, që krahasuar me vitin paraprak është dy milionë euro më pak.

Krahas shpenzimeve është rritur edhe borxhi publik. Në vitin 2017 ky borxh ka arritur vlerën në 996.4 milionë euro që është për 16.8 për qind më i lartë krahasuar me vitin 2016.

Me gjithë përshpejtimin e rritjes së eksporteve të mallrave dhe shërbimeve gjatë vitit 2017, rritja e vlerës së importit u përkthye në rritje vjetore të deficitit në mallra për 7.6 për qind në 2.7 miliardë në vitin 2017. Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, arritën vlerën prej 759.2 milionë eurosh, që paraqet një rritje vjetore prej 9.9 për qind. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 26/07/2018 16:01

    Po de ,600000 Shqiptare nga Kosova jemi ne Gjermani ,qe nga viti 1968 kemi anetare familjare qe punuan dhe pranuan pensionen nga Gjermania. Kjo shifer mund te jete edhe me e larte,ka te tjere qe mbajne te hollat ne shtepi pasi nuk ju besojne bankave. Me te mira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?

×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës