'30 ditë në det', policia: Kontroll 104 mjeteve lundruese për ndotje, një rast i evidentuar në Portin e Durrësit

'30 ditë në det', policia: Kontroll 104 mjeteve lundruese për ndotje, një rast i evidentuar në Portin e Durrësit

Rasti i ndotjes detare, i evidentuar në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka marrë pjesë në operacionin kundër ndotjes detare, i koduar si "30 ditë në det". 

Sipas njoftimit të policisë janë ndërmarrë në hapësirën detare të Shqipërisë më shumë se 58 inspektime, në të cilat janë angazhuar 150 forca dhe 49 mjete lundruese. "Gjatë operacionit janë kontrolluar 104 mjete lundruese për ndotje detare, si dhe u konstatua një rast i ndotjes detare në Portin e Durrësit nga një mjet peshkimi, që u mbyt duke marrë me vete edhe një sasi hidrokarburi (naftë) prej 500 litrash", thuhet më tutje në njoftimin e policisë.

Operacioni njëmujor, i cili zgjati nga data 1-31 tetor, është zhvilluar me përfshirjen e 276 agjencive të zbatimit të ligjit dhe agjencive mjedisore në 58 vende të ndryshme të rajonit.  

"30 ditë në det" është ndjekur nga një fushatë ndërgjegjësimi globale në bashkëpunim me Agjencinë për Mjedisin të OKB-së, për të treguar ndikimin e madh që ndotja detare ka ndaj sigurisë njerëzore dhe mjedisore si dhe ndaj zhvillimit ekonomik në mbarë botën. Po sipas njoftimit policor, duke filluar nga sot, do të ketë një tjetër fushatë ndërgjegjësimi mbi ndotjen detare.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen