30 vite nga varja e Havzi Nelës, përurohet sot Shtëpia Muze e poetit në Kukës (VIDEO)

Në fshatin Kollovoz, fshatin e lindjes në 30 vjetorin e varjes me 10 Gusht të vitit 1988 u inagurua shtëpia, ku lindi dhe u rrit poeti martiri Havzi Nela. Shumë personalitete të njohur të penës dhe artit, politikanë, e të ftuar të shumtë morën pjesë në këtë ditë pelegrinazh tek busti, shtëpia e rindërtuar nga Bashkia Kukës dhe varri i poetit Havzi Nela.

Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu tha se kur je në burg, endrra me e madhe është kthimi në shtëpi, dhe ne sot Havzi Nelën po kthejmë në shtëpinë e tij.

U deshën 20 vjet që Havziu të bënte burg, dhe në shtëpinë e vjetër 10 muaj ka jetuar. Kur je në burg, ëndrra më e madhe është kthimi në shtëpi. Dua të falendroj punëtorët që kanë punuar për shtëpinë e poetit. Për ne si brez i ri është shumë e dhimbshme historia e propagandës politike. Nuk ka kuptim që të bashkëbisedojmë më me ata që deri dje kanë qenë në krye të këtyre punëve, të arrestimeve dhe vrasjeve masive.

Bashkim Shehu, Kryetar i Bashkisë Kukës

Ndërsa nenkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka  i pranishëm gjatë inagurimit në shtëpinë e rindërtuar  të poetit martir  në fshatin Kollovoz  u shpreh se Havzi Nela u var se dashuronte lirinë dhe se ai ishte simboli i fjalës së lirë.

Ne sot kemi me parlament kemi bijtë e atyre qe varën Hazi Nelën, i biri i atij që firmosi varjen e Havzi Nelës sot është kryeminstër, për fat të keq askush nuk ka kërkuar falje.

Edi Paloka, nënkryetari i Partisë Demokratike

Në kuadër të 30-vjetorit të varjes, Bashkia Kukës, në qershor të këtij viti inaguroi edhe bustin e poetit në bulevardin "Dituria" pranë gjimnazit të Kukësit që mban emrin e poetit. Është hera e parë që nga bashkia e Kukësit realizohen veprimtari të tilla për poetin Havzi Nela të konkretizuara me ndërtimin e bustit në qytetin e Kukësit dhe rindërtimin e shtëpisë së poetit në Kollovoz.


Hafzi Nela me nxënësit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet